Shumë persona janë të lidhur ngushtë me objekte apo krijesa fatsjellëse të ndryshme, që i bëjnë këta persona të besojnë se duke i mbajtur afër, ato të sjellin fat. Por cilat janë objektet fatsjellëse për çdo shenjë të horoskopit? Dashi: Çelësi, shenja e shëndetit dhe prosperitetit Demi: Numri 7, konsiderohet si numri më evolucionar shpirtëror Binjakët: Zarat, mendohet që përmirësojnë fatin Gaforrja: Nusepashka, sjell lumturi në jetë Luani: Gurët e çmuar, ju bëjnë të ndiheni të guximshëm Virgjëresha: Syri i keq, ju mbron nga energjitë negative Peshorja: Trekëndëshat, sjellin stabilitet dhe ekuilibër Akrepi: Patkoi, largon shpirtrat negativë Shigjetari: Këmbë lepuri,…
Author: tirana
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reguar në lidhje me një informacion se platforma E-Albania do të privatizohet. Në një reagim zyrtar, AKSHI, thekson se në asnjë rrethanë institucioni nuk do t’i delegohet asnjë privati, por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, thuhet në sqarim, e në veçanti e-Albania, që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim. Sipas AKSHI, me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. Me 57 vota për dhe 17 abstenime, legjislativi ia dha dritën e gjelbër vendimit qeveritar. Pas dështimit të djeshëm, mazhorancës i dhanë përkrahje përmes abstenimit edhe disa deputetë nga PDK-ja dhe AAK-ja. Në seancën e jashtëzakonshme, ditën e djeshme ku u shqyrtua propozimvendimi në fjalë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli argumentoi se Qeveria ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Ajo theksoi se sipas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me…
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë përcaktuar kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për transferimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në institucione të administratës, në pozicione që ata mund t’i zotërojnë profesionalisht. Punonjësit e policisë do të transferohen në administratë për sa kohë të jetë vakanca e vendit ku ata do të emërohen, por në një afat kohor jo më shumë se 3 vite. Grada e policëve do të përkthehet në funksione ku ata mund të transferohen. Pas një periudhe të përcaktuar këta punonjës të transferuar në institucione të administratës mund të emërohen në detyrë brenda strukturave të…
SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të dhënë nga Gjykata e Fierit për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër. Dyshohet se ata lejuan kultivimin e parcelave me kanabis. Në njoftimin e bërë nga SHÇBA thuhet se janë vendosur në ‘arrest me burg’, shefi i seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, nënkomisari pranë këtij komisariati, si dhe tre inspektorë. Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për tre punonjës të tjerë të policisë. SHÇBA…
Mijëra qytetarë do të duhet t’i thonë lamtumirë modelit të tyre të preferuar të celularit, pasi ardhja e vitit të ri shënon fundin e disa pajisjeve të vjetra. Mediat shkruajnë shumë telefona Android dhe iOS (Apple) do të ndalojnë së punuari sepse nuk do të marrin më përditësime softuerike dhe sigurie. Modelet Android të prekura janë ato që përdorin versionin 2.3.7 të sistemit operativ ose versionet më të vjetra dhe janë si më poshtë: Archos 53 PlatinumHTC Desire 500Samsung Galaxy Trend LiteSamsung Galaxy Trend IISamsung Galaxy s3 MiniCaterpillar Cat B15Sony Xperia MWiko Cink FiveWiko DarknightSamsung Galaxy Xcover 2Huawei Ascend G740ZTE…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin e mbrëmshëm Billund-Tuzla. Bëhet me dije se një burrë ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit. Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë se për shkak të mjegullës avioni nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës. Pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën. Ndër të tjera mësohet se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd, të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja…
Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. M. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Duket se do të ketë një person ndaj të cilit do vihet gishti për publikimin e databazës me të dhënat e pagave të punonjësve shqiptarë. Hetimi është mbyllur me fazën e pyetjes së specialistëve dhe shefave të IT në dy institucionet, Tatime dhe ISKSH. Njësia “C”, e specializuar për krimet kibernetike, dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT. Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës janar-prill 2021 e…
Të gjithë të punësuarit në administratën publike apo supermarkete dhe hapësira të tjera publike, prej datës 4 janar 2022, do të duhet të kenë me vete pasaportën e vaksinimit. Këtë ua rikujtoi edhe njëherë tjetër ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo njoftoi edhe ardhjen e 375.000 dozave të tjera të vaksinës “Pfizer” më 31 dhjetor, sikurse edhe lidhjen e një kontrate të re me kompaninë “Pfizer” për vitin 2022.
Skerdi Faria surprizoi Big Mamën në emisionin “Ftesë në 5” dhe e lumturoi jashtë mase shumë, pasi janë miq të mirë. Ai nuk hezitoi të bënte batuta me të për pjesëmarrjen në Big Brother VIP dhe faktit që “shpërtheu” gjatë debatit me Antonelën. Ndër të tjera foli edhe për karakterin e Big Mamës, duke e cilësuar si person të fortë, por që të thotë se si është e vërteta. Skerdi Faria: Po s’të vjen turp, shkon në Big Brother pa mua? Unë u thashë: pa Big Mamën nuk hyj. Big Mama: Po të kam përmendur. Je i vetmi që më…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha udhëtoi këtë të mërkurë drejt Dibrës, në kuadër të aksionit politik të miratuar më 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar. Por pavarësisht një numri të lartë të makinave që e shoqëronin nga Tirana, duket se dibranët e braktisën kreun demokrat, pasi salla ku ai zhvilloi takimin nuk arriti të mbushej. Edhe në zgjedhjet e fundit, Basha mori një rezultat të dobët në qarkun e Dibrës.