Author: tirana

Nga Aleksandra Bogdani Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi që të rikthejë projektin koncesionar të rrugës Thumanë-Kashar përmes autorizimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të vijuar procedurat e negociimit me kompanitë “Gener 2” dhe “G2 Infra’. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, qeveria ka vendosur që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit të datës 29 korrik 2021, pa e sfiduar atë në Gjykatë të Lartë. Vendimi shoqërohet nga një “marrëveshje e zgjidhjes”, por kjo e fundit nuk u publikua. “Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi,…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është fiksuar nga kamerat e televizioneve në Serbi. Në pamje shfaqet ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin teksa bënë gjeste të çuditshme gjatë konferencës për media në pallatin presidencial, që e kishte organizuar zyra e kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Teksa presidenti serb po fliste “për akuza të fshehta”, krehu i tij i djathtë, ministri Vulin po bënte monolog apo të paktën kështu dukej – pasi fliste me veten. Kamerat ishin të vendosura larg dhe nuk arritën të regjistrojnë zërin e tij, nuk dihet përmbajtja e fjalëve që i thoshte me vete Vulin, megjithatë ajo çfarë shohim është që…

Read More

Tre persona janë shoqëruar nga policia si autorë të dyshuar të grabitjes së 200 mijë eurove nga një supermarket në Sarandë më 12 dhjetor. Autorët pasi vodhën paratë, morën dhe një server të kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar, por duket se një tjetër server i fshehur ka bërë të mundur filmimin e autorëve dhe të gjitha veprimet e tyre. Të dyshuarit po merren në pyetje, por sipas prokurorisë tashmë provat ndaj tyre janë të pakundërshtueshme. Kamerat e sigurisë nxorën në pah se të rinjtë të veshur me kostume sportive me kapuç, me maske antiCOVID po transportonin disa…

Read More

Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis, ndërsa arrestoi dy persona. Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, një 52-vjeçar nga Navarica, banues në Sarandë dhe pasagjerja e mjetit, një 36-vjeçare nga Delvina. Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa priten të zbulohen në orët në vijim.

Read More

Studiuesit u kanë kërkuar vendeve anëtare të BE-së të investojnë shumë më tepër në dizajnimin e çipave, në mënyrë që të krijojnë pavarësi nga Kina, dhe pjesë të tjera të zinxhirit të prodhimit duhen marrë seriozisht. Kur në fillim të këtij viti kompania gjermane e inxhinierisë dhe teknologjisë Bosch, përuroi në Dresden një fabrikë të re prodhimi çipash, ngjarja pati një mbulim të gjerë nga mediat vendase. Fabrika ofron çipa të specializuar për sektorin e automobilave. Objektet moderne të prodhimit të çipave janë të pakta në të gjithë BE-në. “Kjo është fabrika e parë AIoT e Bosch, e cila kombinon…

Read More

Mes dy banorëve të ‘Big Brother VIP’, Monikës dhe Ilirit ka ndodhur një krisje e madhe. Hatërmbetja kryesore mes tyre lindi si pasojë e zgjedhjes së Monikës në zinxhirin e nominimeve. Monika ka treguar se ka mirënjohje të madhe për Beatrix, ndërsa Iliri i ka dëshmuar se nuk e ka zgjedhur në asnjë lojë. “Kam mirënjohje që ajo vajzë më shpëtoi mua atëherë. Iliri nuk më ka zgjedhur mua në asnjë lojë, jo më në zinxhirët e nominimeve. Unë nuk do ta nominoj kurrë Ilirin sepse e kam shok, por ai ka patur përparësi banorë të tjerë. Dashuritë janë të…

Read More

Ish-kreu i Kuvendit, Namik Dokle, u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “Refleksione” se: “Nuk duhet thjesht të kemi disa politikanë të ndershëm, por të bëjmë të ndershme politikën si sistem”. Ish drejtuesi i Kuvendit në kohën e PS-së në pushtet, gjithashtu edhe zëvendëskryeministër në qeverisjen e Fatos Nanos , nuk ngurroi të përmendte emrat me të cilat do dëshironte të punonte po të kishte vijuar në politikë. “Do doja të punoja sërish me profesorë si Servet Pëllumbi, Leontiev Çuçi, Luan Hajdaraga, Fatos Nano, Xhevat Lloshi, Shkelqim Cani, Anastas Angjeli, apo me kolegët e gazetarisë Halil Lalaj, Musa Ulqini. Por…

Read More

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore. Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gurë në veshka. Prania e tyre shkakton dhimbje dhe mund të përkeqësojë shëndetin. Përmasat e këtyre gurëve janë të ndryshme dhe në shumë raste bllokojnë zbrazjen e fshikëzës duke i çelur rrugën infeksioneve urinare. Gurët në veshka mund të trajtohen nëpërmjet medikamenteve ose kurave natyrale. Megjithatë, nëse një gur është i përmasave të mëdha, ai duhet hequr…

Read More

Një nënë, vajza 14-vjeçare e së cilës u vra aksidentalisht nga një plumb policie në Los Anxhelos, thotë se vajza e saj “vdiq në krahët e mi”. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Valentina Orellana-Peralta ishte me nënën e saj në një dyqan rrobash më 23 dhjetor kur një oficer hapi zjarr ndaj një të dyshuari. Plumbi shpoi një mur dhe e goditi atë. Soledad Peralta qau ndërsa përshkroi duke iu lutur oficerëve për të ndihmuar vajzën e saj, por se ata “sapo e lanë të shtrirë atje”. Në një deklaratë të lexuar nga një avokat, zonja Peralta tregoi se…

Read More

Qyteti i Tiranës dhe ai i Fierit janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara nga mjegulla e dendur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Në kryeqytet mjegulla ka qenë e dendur në orët e para të mëngjesit, por që ka ardhur duke shpërndarë. Ndërsa në Fier mjegulla ka qenë tepër e dendur dhe krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Read More

Në protokollin e masave të reja grekët do të festojnë pa muzikë ardhjen e Vitit të Ri. ditën e ndërrimit të viteve dyqanet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 14:00. Autoritetet shëndetësore kanë ndaluar organizimin e festave  në hapësirat private dhe publike, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve me Omicron. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se dyqanet argëtuese do të jenë të hapura deri në orën 00:00, ku personat do të ulen vetëm në tavolina me gjashtë anëtarë dhe muzika në këto ambjente do…

Read More

Tërmeti i 26 nëntorit la pa shtëpi qindra qytetarë të Fushë-Krujës. Ditët që pasuan ishin të vështira për këdo, teksa ata refuzonin të linin banesat, që ishin bërë të pabanueshme, me pikëpyetjet e së ardhmes. Këtë Vit të Ri, ata mund të rikthehen në zonë, në shtëpitë e reja, të vendosura në një rezidencë banimi, pjesë e Projektit të Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social “Facebook”, me disa nga momentet që nga largimi i banorëve nga banesat e shkatërruara dhe të rrezikshme, në rikthimin te shtëpitë dhe apartamentet, që plotësojnë të gjitha kushtet. “Me kënaqësinë…

Read More