Familja Kim Kardashian është tronditur së fundmi nga një lajm i hidhur, pasi një zonjë që ka punuar me ta është gjetur e vdekur në bagazhin e një makine. Bëhet fjalë për ish-menaxheren e biznesit të tyre, Angela Kukawski, e cila ishte gjithashtu nënë e pesë fëmijëve. Kukawski u gjend e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angeles.Departamenti i Policisë së Simi ka arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi, në orët e para…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama tha sot se kushdo që fshihet pas skandalit të publikimit të pagave, do të përgjigjet para ligjit. “Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit”, tha Rama.
Deputeti i njohur grek, Filippos Fortomas, është futur në intubim nën kujdesin intensiv të mjekëve, për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi. Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 i Aviacionit të Përgjithshëm. Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike. Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë më 6 maj dhe dozën e dytë të “AstraZeneca” më 20 korrik dhe nuk arriti të merrte dozën përforcuese.
Në prag të Vitit të Ri, krahas punës së palodhur për sigurinë e përditshme të qytetarëve, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë kthyer edhe në babagjyshë të festës, për fëmijët në nevojë. Së bashku me fëmijët e tyre, ata përgatitën dhurata që i shpërndanë me motor dhe makina të policisë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë. Së bashku me fëmijët e këtyre qendrave, efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë qëndruan për disa orë duke kaluar momente të gëzuara dhe plot ngrohtësi, duke bërë të vegjëlit të ndihen si gjithë të tjerët. “Të festojmë të gjithë…
Nga Vuk Vuksanovic & Marija Ignjatijevic “War On The Rock” Askush nuk e dëshiron një garë armatimi në Ballkan, edhe nëse ajo është një “mini-garë”. Në maj të këtij vitit, kur Kroacia bleu një duzinë avionësh luftarakë francezë të përdorur “Rafale” për shumë 1.2 miliardë dollarë, agjencia amerikane e lajmeve “Asociated Press” e përshkroi atë si pjesë të një “gare të vogël armatimi” me Serbinë. Në tetor, edhe “The Economist” raportoi mbi garën e re armatimeve ku është futur Serbia, me buxhetin e saj ushtarak vjetor prej 1.4 miliardë dollarësh. Shqetësimi i mediave është më se i justifikuar. Ndërsa Serbia…
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit që po lëmë pas, e nisi fjalën e tij me krizën energjetike, nga e cila mund të goditet edhe vendi ynë. Sipas kreut të qeverisë, ndërsa vendet e tjera të rajonit dhe Evropës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje. “Në radhë të parë Gëzuar. Me shëndet për të gjithë ju dhe familjarët tuaj. Një falenderim për të gjithë ju për ndjekjen nga afër të aktiviteteve të kësaj godine. Do të ishte e udhës që të ndaleshim në disa pika kyçe. Nga…
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 38-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali. Mediat lokale shkruajnë se pasditen e së hënës Klodian Tatani ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Panda” në Dusino San Michele, midis Corso IV Novembre dhe via dei Mulini, kur një Ford Fusion që udhëtonte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe e mori përpara pa i dhënë mundësinë të largohej. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë, tashmë të pajetë, nga makina. Komuniteti i Villafranca vajton humbjen e Klodianit, 38-vjeçar i cili ishte një punëtor i palodhur, shumë i dashur…
Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester City, sidomos në sezonin kur “qytetarët” fituan trofeun e Premier League. Në atë kohë, City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin. Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Ëolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte…
Gjatë muajve të parë të vitit të ri, këto 4 shenja do të kenë vështirësi për të nisur një marrëdhënie të re, ose për ta bërë atë të zgjasë. E para mes këtyre shenjave, është ajo e Peshores. Nuk hyn tek shenjat me fat për sa i përket dashurisë, të paktën për 5 muajt e parë të vitit 2022. Kësaj shenje, do t’i bëjë shoqëri Gaforrja, e cila nga janari do të përballet me një mal problemesh në dashuri. Kush është çift, do të përfshihet në keqkuptime të ndryshme me partnerin. Ndjenjat nuk do të jenë në majat e tyre…
Festivali i Këngës në RTSH këtë fundvit është shoqëruar me polemika të shumta, nisur edhe nga lidhja ‘live’ që bëri me spektaklin ‘Big Brother VIP’ about:blank Një reagim ka ardhur edhe nga Mirela Athanas, vajza e tenori Xhoni Athanas, e cila është zhgënjyer nga Festivali i Këngës dhe ka ‘thumbuar’ edhe Kozam Dushin. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Kozma Dushi në Festival, kur mbajti fjalën foli për disiplinën e zërit dhe përmendi Gaqo Çakon, por jo Xhoni Athanasin, atë që vërtet ka pasur më afër në mësim sipas saj dhe që gjithmonë i jepte këto këshilla.…
Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t’u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara. “Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin…
Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka dhënë detaje se si mund të jetë hartuar dosja e amerikanëve për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit pretendon se e gjitha është një lojë e Ramës dhe Sorosit, por për Kokalarin nuk ka lidhje asnjë prej tyre me këtë çështje. Në një intervistë për gazetarin Robert Papa në emisionin e tij “Fokus”, Kokalari tha se SHBA nuk ka nevojë fare për informacione nga Soros për dosjen e Berishës, pasi në Ambasadën amerikane 25 për qind e diplomatëve janë pjesë e CIA-s dhe e kanë ndjekur Berishën që prej vitit 91 dhe deri tani. Aktivisti…