Turbullimi i xhamave të makinave gjatë muajve të dimrit është një fenomen i zakonshëm, por shumë i bezdisshëm. Jo vetëm sepse ato kufizojnë dukshmërinë, por edhe sepse shpesh u duhet një kohë e gjatë për t’u pastruar, veçanërisht nëse automjeti ka qëndruar i palëvizshëm për shumë orë në temperatura të ulëta. Videoja e mëposhtme na jep një zgjidhje shumë të lehtë për thithjen e lagështirës brenda makinës dhe shmangien e turbullimit. Mjafton të vendosni rërë silikoni e njohur edhe si rërë kristali në 2 çorape dhe t’i lini në makinë! Shikoni videon përkatëse
Author: tirana
Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg, pasi u arrestua për korrupsion me tenderin në uniformat e Policisë së Shtetit. Po ashtu GJKKO ka dënuar nga 8 deri në 1 vit burg edhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Flutura Cerkezi, Ani Omuri dhe Kreshnik Bejkaj. Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me ish-zyrtarët e tjerë. Këto…
Acidi palmitik ose vaji i palmës ka mbetur një substancë e diskutueshme, megjithatë një studim i fundit hedh dritë se mund të jetë një nga shkaqet kryesore për kancerin. Një studim i fundit i publikuar në revistën Nature ka bërë një zbulim tronditës që lidh yndyrën në dietë dhe përhapjen e kancerit. Studimi, i financuar pjesërisht nga organizata në Mbretërinë e Bashkuar, Worldwide Cancer Research, zbuloi se acidi palmitik ndryshon gjenomën e kancerit. Kjo nga ana tjetër rrit ndjeshëm gjasat që ky kancer të përhapet, shkruan Express.co.uk Zbulimi i ka lënë studiuesit të përpiqen për një terapi të re për…
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
SPAK mbyll hetimet për operacionin ‘Shpirti’ dhe dërgon për gjykim 31 të pandehur. Nën akuzë për trafik drogë, SPAK ka dërguar për gjykim edhe 2 shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri, përkatësisht , Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur) Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi,…
Një vajzë 27-vjeçe është arrestuar nga policia në Burrel për shkak se akuzohet se ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi. Mësohet se H. C., 27 vjeçe, bashkë me shtetasin U. C kanë shfrytëzuar të miturën. Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Njoftimi i policisë:Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase…
Një 58-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pasi i ka hedhur acid në fytyrë ish-bashkëshortes së tij. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.
Shtatë shtete evropiane përfshirë Holandën, Italinë dhe Spanjën ndaluan udhëtarët nga Turqia të hyjnë në vendin e tyre ndërsa infektimet me variantin Omicron vazhdojnë të përhapën. Rastet ditore me koronavirus në Turqi arritën në nivelin më të lartë që nga muaji prill, përgjatë kësaj jave. Megjithatë 37 mijë të infektuar në Turqi paraqet numër më të ulët krahasuar me shifrat në disa shtete evropiane. Rastet ditore me koronavirus në Turqi arritën në nivelin më të lartë që nga muaji prill, përgjatë kësaj jave. Megjithatë 37 mijë të infektuar në Turqi paraqet numër më të ulët krahasuar me shifrat në disa…
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Cërrik, ku një i ri humbi jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse. Sipas dëshmitarëve, 27-vjeçari Erjon Rexhepi ishte duke ecur në këmbë në rrugë para shtëpisë së tij kur i ka shpërthyer pakoja që kishte në dorë. Mësohet se brenda kutisë kishte lëndë plasëse. Ndërkohë ekspertët hetimor po marrim provat materiale, ndërsa rruga është bllokuar me shiritin e sigurisë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët. Kryemadhi shkruan se ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve, ndërsa thekson se me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë. Postimi i plotë: Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes nje postimi në tëitter, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit. Përmes shprehjes së At Gjergj Fishtës, Basha shkruan se “Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.”
Lajm i keq për skuadrën e Spezias, Rey Manaj infektohet me COVID-19. Këtë e ka bërë me dije vetë klubi nga Liguria, teksa me anë të një komunikate zyrtare njofton se tre lojtarë janë evidentuar të jenë pozitivë pas tamponave të kryera, ku midis tyre është dhe sulmuesi lushnjar. Përveç ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës të infektuar rezultojnë dhe Petko Hristov dhe Mbala Nzola. Të tre lojtarët janë totalisht asimptomatikë. Kjo bën që Manaj të humbë ndeshjen e 6 janarit kundër Veronës.