Author: tirana

Një 25-vjeçare nga Shqipëria u arrestua nga policia gjermane në Kobhez pasi një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e saj në 26 dhjetor. Media gjermane “Latest Page News” shkruan se fillimisht mes dy personave ka patur një sherr dhe më pas shqiptarja e ka vrarë personin në shtëpinë e saj. Deri tani, 25-vjeçarja nuk ka rrëfyer asgjë në polici, ndërsa prokurorët e çështjes ende nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidh të dy personat me njëri-tjetrin. Prokuroria lëshoi urdhër arresti ndaj saj ditën e mërkurë dhe tashmë do t’i nënshtrohet gjyqit.

Read More

Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, bashkëjetuan me koronavirusin. Ky vit nisi si një betejë për të siguruar vaksina dhe u mbyll me një tjetër betejë, këtë herë për të nxitur vaksinimin përballë skepticizmit dhe stepjes së shumë qytetarëve. Dy zhvillime të rëndësishme politike dominuan gjithashtu këtë vit në Shqipëri. Në gjysmën e parë të tij, ishin zgjedhjet parlamentare, në të cilat socialistët u rikonfirmuan për të tretën herë radhazi në pushtet, si askush më parë. Në gjysmën e dytë, zhvillimet në Partinë Demokratike, iu mbivendosën gjithç​kaje tjetër. Tronditja prej humbjes…

Read More

Nard Koka, ndërmjetësi i përhershëm mes Metes dhe Ramës, ka reaguar pas kërcënimit të fundit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat” përsa i përket çështjes së inceneratorëve. Nard Koka është vëllai i ish-ministrit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg me urdhër të SPAK pas denoncimit të LSI-së, teksa akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo…

Read More

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Munellë të Gjegjanit Një mjet tip fuoristradë me të cilin po udhëtonin tre pasagjerë në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga. Mes tyre ishte dhe gazetari i njohur Alfred Lela. Dëshmitar nga vendngjarja thanë se Lea dhe një pasagjer tjetër janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri i tretë rezulton i zhdukur.

Read More

Nga Kastriot Frashëri Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë sekondë këtë festival të marë peng nga tallavaria që po dominon kulturën këtë dekadën e fundit por mjaftoi 2 apo 3 të ashtëquajtura lajme Gosip të përgatitura nga disa laraska apo karafilë që ushqejnë mediat tona për të kuptuar që arti, kultura dhe muzika kombëtare mund të shiten lehtësisht si 2 lekshe jo vetëm tek televizionet private, por edhe tek emisionet e tyre më vulgare që kurësesi nuk konkurojnë dot as me Portokallet e Kasharit. Nuk e imagjinoj dot që skena e festivalit kombëtar të këngës…

Read More

Bashkia Mat vijon nismën e aksionit të pastrimit të territorit nga mbeturina të ndryshme të hedhura në mjedis të hapur. Në këtë aksion u përfshi i gjithë territori i Bashkisë Mat, ku zonat ishin të ndara sipas grafikut përkatës. “Pjesë e këtij aksioni ishin edhe punonjësit e institucioneve qëndrore në nivel vendor. Ky aksion duhet të shërbejë jo vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por edhe si ndërgjegjësim për të mbajtur pastër ambjentin ku ne jetojmë”, shkruan kryebashkiaku Agron Malaj.

Read More

Lulzim Basha tha se 2022 duket një vit i mbarë për të shkëputur Shqipërinë nga keqqeverisja 31-vjeçare. Dhe sipas tij, e vetmja forcë që mund të bëjë këtë është Partia Demokratike. “Do të jemi në ballë të ndryshimit, sigurisht duke reflektuar thellë, me ripërtëritje të vizionit, ripërtëritje të shpirtit dhe ripërtëritje të korpusit tonë politik”, tha ai. Një urim për Vitin e Ri e çoi edhe për Ramën. “Në rrafshin njerëzor dua t’i uroj pleqëri të mbarë. Në rrafshin politik mos i ardhtë kurrë më Shqipërisë një njeri si ai”, tha Basha.

Read More

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të rikthehen në shkollë në datë 10 janar 2022, pas festave të fundvitit. Ditët e mësimit të javës së parë të vitit do të zëvendësohen të shtunave, brenda semestrit të parë. NJOFTIMI Njoftim për rifillimin e mësimit Të nderuar kolegë, Të dashur studentë, Bashkë me urimet më të mira për Vitin e Ri 2022, ju njoftojmë se pushimet do të mund t’i vazhdoni deri më datë 09.01.2022. Mësimi do të rifillojë më datë 10.01.2022. Ditët e mësimit të javës së parë të vitit do të zëvendësohen të shtunave, brenda semestrit të parë.…

Read More

Trajnerët kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum çdo mundësi që i vjen skuadrës së tyre për të fituar një ndeshje futbolli. Në këtë formë, një rëndësi të veçantë marrin skemat nga goditjet e dënimit teksa së fundmi nga Japonia vjen një “leksion” edhe për kontinentin evropian. Gjithçka ka ndodhur në një ndeshje të universiteteve Seiryo High School dhe la Takagaea Gakuen. Këta të fundit, ekzekutuan në perfeksion një skemë, e cila kishte të bënte me një rrotullim masiv në zonë, duke hutuar kundërshtarët. Këta të fundit nuk dinin se cilin prej tyre të mbronin më parë. Si rrjedhojë, Takagawa shënoi golin,…

Read More

Lulzim Basha tha se të tjerë politikanë shqiptarë do t’i bashkohen listës amerikane të personave të padëshirueshëm. “Partinë Demokratike, Edi Rama nuk do ta ketë përballë si parti të damkosur dhe grupi na bashkoi non grata amerikane, i cili pritet të shtohet në vazhdim, do të ketë përballlë një parti të bashkuar në qëllime dhe parime”, u shpreh Basha. Sipas tij, PD e ka marrë vendimin e saj dhe ai nuk ka më kthim pas. “Ky është një lajm i keq për trekëndëshin e Bermudës, por lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë shqiptarët”, shtoi Basha. Në lidhje me ultimatumin e…

Read More

Nard Ndoka akuzoi sot Xhelal Mziun si një nga ata deputetë që kanë paguar parà te Basha për të qenë pjesë e e listës së kandidatëve për deputetë. “Çështje karakteri. Është koha për t’i njohur njerëzit. Janë njerëz jo politikanë, që janë rastësisht aty. Ka kohë për reagim. Janë përballë një presioni shumë të madh. Sot është thjesht një kufomë politike, nuik ka mbështetje në bazë. Janë të gjithë në krah të Berishës. Po e ndjejnë deputetet e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do çlirohet…

Read More

Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në “Instagram” një video, ku shfaqet Bubqi nga hapësira. Krahas pamjeve, ai ka shkruar me plot humor: “Çfarë është ajo gjeja aty Shako???? Ai është fshati më i bukur n’bot Alban, fshati më i bukur n’bot. (3 here) #bubqicountry”. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama e ka rishpërndarë këtë postim dhe i ka kthyer një përgjigje Besit. “Ku je, Bes Kalluku, ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh për Bubqin e vogël”, ka shkruar Rama. View this post on Instagram A post shared by…

Read More