Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, e cila është gati për të pritur 100 familjet e para. “Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend do të jetë pas jo shumë vitesh, zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”); me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim”, tha Rama. Kryeministri u shpreh krenar që të pastrehët e tërmetit në…
Author: tirana
Ajo bëri parashikime për dy prej çifteve të mundshme në program dhe u ndal më gjatë tek Mikela dhe Erjoni. Ata i sheh si cift afatgjatë ndërsa Alesian dhe Albin i sheh bashkë vetëm nëse nuk do të lejojnë ndërhyrjen e një të treti. Astrologia: Mezi futesh te shpirti i Mikelës, por po u fute nuk del më. Ka pjesën e përsosmërisë dhe arrogancës për të zgjidhur një problem të vetin por është shumë e duruar, ndërsa për Erjonin, ke një karakter shumë inteligjent, në jetë e ke zgjidhjen në duart e tua, ke aftësi sipërmarrje dhe nuk do lodhesh…
Dyshohet se është sekuestruar një sasi kokaine brenda magazinës së një kompanie frutash në zonën e Vaqarrit në Tiranë. Aksioni është ndërmarrë nga sektori i narkotikëve pranë Policisë së Shtetit. Paraprakisht mësohet se janë disa të shoqëruar, ndërsa kontrollet janë ende duke vijuar.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA njoftoi sot se, rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron është më i ulët në krahasim me variantin Delta. Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Walensky në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se, pavarësisht se varianti Omicron është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë më të ulëta në krahasim me variantin Delta. Walensky raportoi se numri i rasteve pozitive është rritur me 60 për qind në krahasim me javën e…
Fillon të thellohet bilanci i personave të infektuar dhe viktimave nga COVID-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë njofton, se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 35.580 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 72 qytetarë. Në të njëjtën kohë, 636 pacientë të intubuar në Repartet e Kujdesit Intensiv arrijnë në 636. Ka kryer 424,682 teste dhe pozitiviteti është 8.37% . Nga totali i rasteve, 15.713 ndodhen në Atikë (12.848 dje) dhe 3.997 në Selanik (3.496 dje). Kujtojmë se dje, të mërkurën, janë regjistruar 28.828 raste, të martën 21.657, një…
Europa po përjeton epideminë e saj më të keqe të gripit të shpendëve, sipas një instituti kërkimor të qeverisë gjermane. “Aktualisht jemi duke përjetuar epideminë më të fortë të gripit të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Gjermani dhe Evropë”, deklaroi instituti ”Friedrich Loeffler” për Shëndetin e Kafshëve (FLI). ”Rastet e reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë vetëm zogjtë e egër që preken”, sipas institutit. “Nuk ka dritë në fund të tunelit. Vendet e prekura variojnë nga Finlanda në Ishujt Faroe në Irlandë, nga Rusia në Portugali”, sipas studiuesve. Raste janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.…
Dashi Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri. Demi Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar ngapartneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik! Binjakët Gjatë kësaj…
Nga David Patrikarakos E takoj Bernard–Henri Levin në apartamentin e tij në qendër të Parisit në një pasdite të ftohtë vjeshte. Masat e sigurisë më ndalojnë ta zbuloj vendndodhjen e tij. Një hebre francez, qëështë një armik publik dhe i zëshëm i islamit radikal dhe i disa prej regjimeve më të këqija në botë, Levi është ndoshta intelektuali më i rëndësishëm publik në Evropë, dhe një njeri me armiq. Unë shkova ta pyes mbi të ardhmen e Perëndimit, pra nëse ai mendon se do të ketë një të tillë. Levi, i njohur ndërkombëtarisht me inicialet e tij BHL, është një…
“Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Por çfarë pritet të ndodhë më 1 janar? Banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e “BBV” në Instagram, “Vëllai i Madh” ka vendosur që të shtyjë finalen deri më 18 shkurt. Por a do ta pranojnë banorët të vazhdojnë garën? Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi sërish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij, Berisha tregon hyrjen e një dyqani dyersh që quhet “Luli”. Duke iu referuar ngjarjeve të ndryshimit të bravave të dyerve të disa degëve të PD-së dhe zyrave të partisë në selinë blu, Berisha shkruan se Basha “ka hapur biznesin e ri”.
Numerologjia mund të përdoret për të parashikuar llojin e vitit të ardhshëm dhe duket se viti 2022 do të jetë gjithçka për marrëdhëniet, arritjet dhe ekuilibrin. Për të zbuluar se si një vit do të ndikojë tek ju personalisht, në varësi të ditëlindjes suaj. Numrat e vitit universal diktojnë temat ose energjinë që të gjithë në glob do të përjetojnë në një vit të caktuar. Ky vit është një vit i gjashtë universal, dhe kjo do të thotë marrëdhënie, qëllime dhe stabilitet. Express.co.uk bisedoi me astrologen dhe eksperten e numerologjisë Francesca Oddie për të zbuluar gjithçka që duhet të dini…
Një ditë pas arrestimit të 5 drejtuesve të lartë të policisë në Mallakastër detaje të reja kanë dalë nga hetimi. Sipas prokurorisë së Fierit, në disa raste në zonën e Poçemit Mallakastër, nga vëzhgimet në terren të efektivëve të SHÇBA me dron, por dhe nga kontrolli i territorit, janë gjetur të mbjella bimë kanabisi me gjatësi nga 1.5 deri në 2.5 metra. Këta oficerë kishin kryer operacion në këtë zonë por nuk kishin raportuar dhe nuk kishin ndërhyrë për asgjësimin e këtyre parcelave. Oficerët e arrestuar kanë raportuar në Prokurorinë e Fierit të dhëna fiktive mbi numrin e parcelave të…