Europa po përjeton epideminë e saj më të keqe të gripit të shpendëve, sipas një instituti kërkimor të qeverisë gjermane.
“Aktualisht jemi duke përjetuar epideminë më të fortë të gripit të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Gjermani dhe Evropë”, deklaroi instituti ”Friedrich Loeffler” për Shëndetin e Kafshëve (FLI).
”Rastet e reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë vetëm zogjtë e egër që preken”, sipas institutit.
“Nuk ka dritë në fund të tunelit. Vendet e prekura variojnë nga Finlanda në Ishujt Faroe në Irlandë, nga Rusia në Portugali”, sipas studiuesve.
Raste janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.
Vetëm në Gjermani u regjistruan 394 infeksione midis shpendëve të egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat.
FLI gjithashtu regjistroi 46 infeksione në fermat gjermane të shpendëve.
Gjatë të njëjtës periudhë në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione në shpendët e egër dhe 534 infeksione në bagëti.
