Në daljen e tij mediatike në fundvit, kreu i PD Lulzim Basha synoi të sjellë një përmbledhje të çështjeve politike të opozitës. Ndërsa e nisi nga inceneratorët, Basha edhe një herë akuzoi vetë kryeministrin si pjesë të aferës korruptive, ndërsa tha se mbrojtja që Rama po i bën çështjes është provë e përfshirjes së tij. “Ndërkohë që ne çonim në SPAK kërkesat për hetimin e aferës së inceneratorëve, Rama hidhte ndaj nesh jo vetëm sulme politike dhe mediatike, por edhe kallëzime. Vetëm një javë para arrestimit të Leftter Kokës, në PD mbërritën kallëzime nga njerëz që sot janë në kërkim,…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5…
Kreu i qeverisë nuk e kurseu edhe njëherë humorin me ata që ishin skeptikë me qeverinë, duke sjellë në vëmendje se pretendonin që u mblodhën lekët e botës në thes dhe u dërguan në Surrel, apo që vetë Rama do ndërtonte vila në këtë zonë. “Në ndërkohë ça nuk keni degjuar, në fillim keni dëgjuar që asgjë nuk do bëhet, që u mblodhën lekët e botës u futën në një thes dhe e morëm ne e çuam në Surrel. Pastaj dëgjuat që nuk kanë mundësi të bëhen falas, sepse falas nuk i ka bërë askush. Është e vërtetë, që ne…
Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Lushnjë. Bëhet e ditur se një shofer 54-vjeçar ka humbur jetën, pasi e zuri poshtë autobusi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël, rreth orës 16:10, kur shoferi me inicialet L. Xh., ndodhej poshtë autobusit të ngritur në kriko. Njoftimi i policisë Lushnjë – Informacion paraprak Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa…
Një ditë para ndërrimit të vitit, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, shkoi në Zall-Bastar për të përfunduar procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zonë. Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame është ndalur në një lajm të gëzuar për disa mijëra familje shqiptare. “Viti 2021, u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Janë 25.500 familje shqiptare që e përmbyllën këtë proces gjatë këtij viti. Por ka ende shumë qytetarë që vijojnë të kërkojnë me të drejtë avancimin e këtij procesi. Në shumë raste edhe duke i…
Tentativa dramatike e grabitjes u regjistrua në zonën Santa Rita të qytetit brazilian Brusque të dielën më 26 dhjetor. Rrjeti vendas G1, shkruante se i dyshuari i armatosur me thikë kërkonte të grabiste paratë e kasës. Por punonjësit e guximshëm u përleshën me të dhe e mbajtën të neutralizuar deri në ardhjen e policisë. Një zëdhënës i policisë tha: “Më pas ne u detyruam të përmbanin njerëzit pasi donin ta linçonin të dyshuarin, ai ishte i plagosur para se të vinte policisë”. Kreu i policisë Egidio Ferrari tha se punonjësit nuk ishin lënduar në incident, dhe shtoi se ata nuk…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri apel qytetarëve që të respektojnë protokollet shëndetëore për festën e ndërrimit të viteve, për të cilën është vendosur heqja e orës policore. Në takim me mjekët e Spitalit Infektiv, Manastirliu shtoi se ruajtja e shëndetit nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, por dhe e qytetarëve. “Është e rëndësishme thirrja për të gjithë qytetarët që në këto ditë festash duhet të tregohemi të kujdesshëm, të kujdesshëm për të ruajtur dhe për të zbatuar protokollet që ne kemi, të kujdesshëm për të mos mundësuar qarkullimin e COVID brenda ambienteve të mbyllura dhe duke siguruar që…
Më datë 30.12.2021, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar. Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.
Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy super artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh. “Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surpizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas…
Iliri me Meridianin mbrëmjen e djeshme kishin një kërkese për “Vëllain e Madh” që Monika me Arjolën të kërcejnë belly dance për ta. Monika me Arjolën erdhën duke i zgjuar ata me një kërcim belly dance. Dyshja e ka ndezur atmosferën duke dhënë një energji shumë pozitive brenda suitës. Djemtë e shijuan këtë kërcim të vajzave.
Dy të rinj në Lezhë u vunë në pranga nga policia këtë të enjte pasi u konstatuan se qarkullonin me armë zjarri dhe armë të ftohta në automjetin me të cilin lëviznin. Forca e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, thanë se kishin marrë informacione në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kështu në vendin e quajtur “Lalm i Ri”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. D. dhe pasagjer shtetasin F. N., është gjetur një armë zjarri pistoletë me…