Author: tirana

Antonela Berisha është banorja e fundit që la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Që ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo nisi me provokimet e saj ndaj banorëve. Ndërsa tani, pas daljes së saj nga reality show, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram”. Antonela ka falenderuar me radhë të gjithë ata që iu gjendën afër asaj. Falenderim të posaçëm ajo ka bërë për produksionin dhe në veçanti për Arbanën. Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë kuptuar në…

Read More

Në përfundim të konferencës për mediat për 2021, kreu i qeverisë Edi Rama kishte një urim për kundërshtarët e tij politikë, përkatësisht, Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha. “Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s’më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri jo nga shëndeti. Shëndetin ta kenë për vete, ç’a bëjnë me njëri tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar.” u shpreh Rama sa i takon vetes, pyetur nga mediat, tha se nuk e ka…

Read More

Sipas një sondazhi të ri, infermierët e rraskapitur dhe të mbingarkuar nga pandemia, po vazhdojnë të punojnë rregullisht me turne 12-orëshe për të mbajtur në këmbë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Britaninë e Madhe. Sondazhi, i cili përfshiu 9 000 infermierë, zbuloi se shumë po mendojnë të lënë punën pasi janë të pakënaqur me cilësinë e kujdesit që mund të ofrojnë për shkak të personelit të pamjaftueshëm. “Infermieria nuk është një akt heroik, një akt vetëmohues apo një thirrje. Infermieria është një profesion themelor i sigurisë, thelbësor për shoqërinë dhe i merr përgjegjësitë e saj shumë seriozisht. Provat e përfshira…

Read More

Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit. Terapia me avull Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut. Kollitja e kontrolluar Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri. 1. Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa: 2. Uluni në…

Read More

Policia e Cërrikut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri. Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç. NJOFTIMI I POLICISË Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna…

Read More

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp, në lidhje me pagesat që qeveria i bën kompanive të incineratorëve, edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim. Sipas Ramës qeveria është e detyruar që të zbatojë kontratat deri në ditën kur drejtësia do të flasë përfundimisht. Kryeministri foli indirekt dhe për Lefter Kokën, apo bashkëpunëtorë të tjerë që mund të vihen nën hetim, duke thënë se do të hidhej në zjarr për ta, deri në ditën kur qëllimi do të ishte i njëjtë. “Nuk është politikë e mirë për shqiptarët e varfër që gazetaria të bëjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar gënjeshtra spektakolare lajmet e publikuara se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka blerë një makinë luksoze. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama deklaroi se kjo është një gënjeshtër fund e krye, sikurse shumë e shumë lajme të tjera, me të cilat disa media ushqejnë qytetarët shqiptarë me informacione të pavërteta. “Dita për mua prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë së ka blerë një makinë luksi. Akuza merr dhenë. Gjithë dynjaja fillon shan, ndërkohë që makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar aty. Akuzohem unë se harxhoj 730…

Read More

Dy persona janë vënë në prangat e policisë kufitare në Qafë-Botë pasi janë kapur me drogë në automjet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku një sasi droge e cila po tentonte që të kalohej për në Greqi është sekuestruar në kufi. Në kuadër të këtij aksioni është bërë i mundur vënia në pranga i drejtuesit të makinës ku është gjetur droga, një 52-vjeçar nga Navarica e banues në Sarandë si dhe një 36-vjeçare nga Delvina. “Qafë-Botë, sekuestrohet një sasi droge. Ngjarja mbrëmjen e së mërkurës, rreth ores 20.00. Eshtë sekuestruar një sasi droge në një automjet…

Read More

The Economist/ Më 31 dhjetor 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë u njoftua se një sëmundje e frymëmarrjes ishte përhapur në një qytet kinez të quajtur Wuhan. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm u mbyllën qytetet, më pas vendet dhe më në fund i gjithë planeti. Njerëzimi ka mësuar kaq shumë gjëra për koronavirusin gjatë dy viteve të fundit. Maskat, distancimi social dhe, mbi të gjitha, vaksinat kanë rezultuar efektive në frenimin e përhapjes së tij. Megjithatë diçka është e gabuar: kufizimet afatgjata të udhëtimit janë të kota. Në nëntor, kur Afrika e Jugut njoftoi zbulimin e një varianti të ri…

Read More

DJ suedez Avicii vrau veten më 20 prill 2018, duke lënë pas një hidhërim të madh për njerëzit e afërt dhe fansat. Regjistrimet e tij të fundit në ditar, të shkruara para vetëvrasjes së tij, do të botohen në librin e ardhshëm të Måns Mosesson, “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii-t”. Libri do të publikohet më 18 janar dhe do të detajojë shëndetin mendor të tij dhe problemet e abuzimit me substancat. Avicii, emri i të cilit ishte Tim Bergling, vdiq në Muscat, Oman, kur ishte 28 vjeç. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasjen. Autori zhvilloi biseda…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë kur është pyetur nga gazetarët për debatin brenda PD, dhe për faktin nëse mes tij dhe Bashës ka një marrëveshje që ky i fundit që qëndrojë në krye të partisë më të madhe opozitare në vend. Pyetje: Kundërshtarët nuk zgjidhen, por a keni pasur një ndikim për ta mbajtur Lulzim Bashën në krye të opozitës? Ka pasur akuza për këtë çështje dhe më shumë ka ndikuar marrëveshja e 17 majit. E keni dashur dhe do të donit ta mbanit Bashën në krye të opozitës. Ka pasur një bashkëpunim mes jush dhe Bashës?Nëse…

Read More

Kryeministri Edi Rama, lidhur me skandalin e publikimit të pagave, tha se ‘jo çdo e keqe vjen vetëm për keq’. Këtë kreu i qeverisë lidhi me mosdeklarimin e pagave. Ai iu referua pagave të gazetarëve dhe tha se ato duhet të deklarohen saktë deri më 20 janar 2022, përndryshe do të hetohen për evazion fiskal. ‘Me pagat ka ndodhur një ngjarje shumë shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë, ku po heton në mënyrë intensive. Besoj që së shpejti do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para…

Read More