Author: tirana

Ish-deputetja Nora Malaj ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportive Vladimir Grillo. Postimi i plotë: Kur jeta dhe vdekja janë bashkëudhëtarë të njeriut ! ( Homazh për fisnikun Vladimir Grillo) I dashur Ladi , sot nuk do te doja të shkruaja fare, po kategorikishr fare , fjale lamtumire ne oret e fundit të ndërrimit të Vitit , po ja që nuk qenkesh e thëne ! Teksa po merresha me gjerat që cdo grua bënë ne familje ne keto ditë , tv e kisha si shoqëruese . Hedh sytë dhe nuk…

Read More

Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.

Read More

Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj thotë se spektaklet në vendin tonë kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Por sipas tij, kjo po shkon në ekstrem sepse nuk ke frenim etik, pasi njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën seks se sa një çift që po puthet. Në emisionin “Drejt” të Luan Ramës ai komentoi dhe pikturën e Ismail Qemalit, e realizuar nga Donaldi në “BB VIP”, e cila më pas u shit për 13 mijë euro. “Këto spektaklet kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Shikueshmëria matet dhe agjencitë kanë…

Read More

Mikael Qosja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Keli i Kicit”, është ndaluar në Dubai dhe më pas liruar sërish nga autoritet e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Prokuroria e akuzon si pjesëmarës në ekzekutimin e trefishtë të Endrit Alibej, Albert Dylgjerit dhe turkut Erdal Duranay, ngjarje kjo e ndodhur në 29 dhjetor 2018 në Elbasan. Komunikimi i urdhërit të arrestit Mikael Qoses, i është bërë pak kohë më parë nga policia e Dubait. Por sërisht e njëjta polici ka urdhëruar lirimin e tij, duke i bllokuar vetëm pasaportën. Mikael Qosja, e ka të ndaluar të dalë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik dhe 375 mijë doza të vaksinës Pfizer. Manastirliu shkruan se ky donacion nga miqtë e BE-së është një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë. Postimi i Manastirliut: Miku i mirë njihet në ditë të vështira Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza…

Read More

Ylli Baka është një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës popullore shqiptare. Këtë herë ndërrimin e vitive, ai do e kalojë në SHBA, ku do të këndojë për shqiptarët aty. Në një lidhje me Skype, Ylli ka treguar si ka qenë 2021 për të. Gjithashtu, ka rrëfyer si është për një artist të kalojë festat gjithmonë larg familjes. “Ky vit ishte sinqerisht shumë i mirë, sidomos sezoni i verës. Kam pasur shumë koncerte. Ka qenë shumë i suksesshëm. Të them të drejtën Amerika është e largët, Kanadaja është e largët. Kur je në Europë ke mundësi të bashkohesh me…

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton se Dubai do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit. Ai shkruan në Facebook se banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek Vollga, ndërsa ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri. Postimi i kryeministrit Rama: Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët…

Read More

Gazetari Arjan Çani është ndër ata që e kishin parashikuar një mandat të tretë për Ramën, gjë që rezultoi e saktë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se ambicia e jashtëzakonshme e Ramës prodhoi këtë rezultat, që sipas tij ka tejkaluar edhe Berishën. “Sot kam rastin të mburrem sepse e kisha parashikuar dhe kam dëshmitar publikun dhe ju, se ai do fitojë sepse jam nisur gjithmonë nga një premisë e thjeshtë ky nuk është vend me standarde demokratike, por një vend që anon më shumë nga një regjim autokratik. Ky është një vend kur zgjedhjet nuk janë respektuar…

Read More

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në…

Read More

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 19°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje…

Read More

Një aktor është gjetur i pa jetë në shtëpinë e tij në Romë. Mediat italiane bëjnë me dije se aktori Paolo Calissano i lindur në Genova 54 vjet më parë dhe u bë një fytyrë e famshme e trillimeve në vitet 1990 dhe 2000. Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën nga mbidoza, pasi në shtëpinë e tij në lagjen Balduina, u gjetën disa pako me ilaçe dhe medikamente psikotrope që aktori me sa duket po i merrte për të trajtuar një formë depresioni që vuante.

Read More

Policia e Tiranës ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje një aksion anti-drogë në zonën e Vaqarrit, ku në një kompani frutash ka gjetur e sekuestruar rreth 100 kg kokainë. Droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane, ndërsa origjina e saj dyshohet se është nga Amerika Latine. Kontejneri ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës kur ishte në port dhe u gjurmua derisa mbërriti në kompaninë në Vaqarr. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat shoqëruan personat që po shkarkonin bananet, ku dyshohet se ishte fshehur droga. Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të…

Read More