Author: tirana

Banorët e ‘Bog Brother VIP’ janë nxehur nën ritmet e muzikës teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Iliri, Beniada, Monika, Meridiani dhe Arjola nisën të kërcenin, por vëmendjen e mori veprimi i Ilirit. Koreografi hoqi bluzën dhe filloi t’i bënte striptizëm Monikës. Në një moment, ai shtriu në tokë aktoren dhe filloi t’i kërcejë sipër. Ilirit iu bashkua edhe Meridiani duke e bërë situatën akoma më të nxehtë. Arjola dhe Beniada i duartrokisnin për performancën. Situata ka shkaktuar mjaft të qeshura mes tyre.

Read More

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Maminas-Durrës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me…

Read More

Toka dhe Marsi ka të ngjarë të jenë krijuar nga përplasjet midis shkëmbinjve gjigantë në madhësinë e satelitit të planetit tonë Hënës, dhe jo nga grumbullimi gradual i guralecëve të vegjël. Në këtë përfundim arrin një studim i ri. Hulumtimet e mëparshme, sugjeronin se planetet shkëmborë si Toka mund të jetë ndërtuar përmes 2 mënyrave. Modeli klasik propozon që shkëmbinjtë e madhësisë së Hënës në Mars, të quajtur embrione planetare, përplaseshin dikur rregullisht me njëri-tjetrin në sistemin e brendshëm diellor, duke u grumbulluar dhe krijuar në fund planete me një madhësi të plotë. Një koncept alternativ i teorizuar kohët e…

Read More

Administratori i OSHEE, Adrian Çela, ka bërë një rezyme të punës së bërë brenda vitit që sapo lemë pas. Çela theksoi se kriza energjetike ka prekur OSHEE, pasi rritja nuk është reflektuar në kosto për xhepat e qytetarëve, por në një barrë të shtuar sipas tij për OSHEE. Ai nënvizoi se arkëtimi ka qenë i një niveli të lartë, ndërsa shtoi se instalimi i matësve smart, një projekt pilot i provuar fillimisht në Tiranë dhe Durrës, do të shtrihet tanimë në Shkodër e më gjerë. “Deri më tani situata është optimiste, ndikuar kjo edhe nga koha. Pas një ore vijon…

Read More

Dashi Në aspektin e dashurisë, Afërdita ka disa muaj që nuk është pranë jush duke ju ngritur shumë pikëpyetje në kokë. Ndërsa në punë, viti 2022 do të jetë një vit rishikimi, ndërsa projektet e mëdha do t’i merrni në pranverë. Demi Afërdita është në anën tuaj, ndaj lini veten të lirë dhe përjetoni gjithçka keni ëndërruar. Në punë kushtojini vëmendje vetëm pjesës financiare! Binjakët Ndoshta ka ardhur momenti që të hiqni qafe peshën e rëndë që mbani për të patur një histori dashurie sa më të qëndrueshme. Mendohuni mirë para se të vendosni. Në punë disa situata që kanë krijuar…

Read More

Kontigjenti i ushtrisë shqiptare ka marrë komandën e forcave të NATO-s në kufi më Rusinë. “Kontingjenti shqiptar i Grupit Battle eFP të Letonisë mbajti së fundmi ceremoninë e transferimit të autoritetit në kampin Adazi. Duam të falënderojmë anëtarët që po shkojnë në shtëpi për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur dhe mirëpresim anëtarët e ardhshëm në mision!”, thuhet në njoftimin e Prezencës së NATO-s, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga ceremonia e zhvilluar.

Read More

Të acaruar nga masat e rrepta anti-Covid te vendosura prej qeverisë së tyre, holandezët kanë vërshuar në Belgjikën fqinjë për t`a kaluar aty këtë moment festiv, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që të mos kalojnë kufirin. Holanda ka vendosur kufizimet ndoshta më të ashpra dimërore në Europë, me mbylljen e të gjithë dyqaneve jo thelbësorë, restoranteve, bareve, kinemave, muzeve dhe teatrove deri në 14 janar në përpjekje për të frenuar një valë të re masive infektimesh nga Omicron. Në kontrast me të, Masat në Belgjikë janë mjaft më të buta, pavarësisht se edhe këtu ekziston frika e një hovi të ri…

Read More

Manaferrat janë fruta më të përkryera për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak, transmeton “Zeri.info”. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë fruta të mira edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me anë të manaferrave falë antioksiduesve dhe vitaminave që gjenden tek to. Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë…

Read More

Mëngjesin e sotëm, në këtë ditë të veçantë festive, e ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë Sara Hoxha. Ajo ka rrëfyer si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon. Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022. “Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania…

Read More

Artisti i mirënjohur Agron Llakaj rrëfeu se si i ka shkuar viti 2021 në planin personal dhe atë artistik. Aktori i dashur i humorit për familjet shqiptare rrëfeu një moment shumë të vështirë pak muaj më parë kur atij u desh të përballej me humbjen e motres për shkak të Covid-19. Mirëpo përtej një moment kaq të vështirë, Agron Llakaj tha se 3 ditë më pas iu desh të ngjitej në skenë në shenjë respekti për publikun që e do dhe e mbështet prej shumë vitesh. “Këtë vit unë humba motrën, ishte e papritur. Artistin kështu e ka bërë Zoti,…

Read More

Inter tashmë bëhet ekipi tjetër i radhës në Seria A që preket nga Covid-19. Dje zikaltërit kryen teste molekulare për të ditur nëse ka lojtarë të prekur nga virusi apo jo. Pak çaste më parë kanë dalë përgjigjet ku rezultojnë pozitiv 3 lojtarë. Dzeko, Satriano dha Cordaz janë lojtarët pozitiv tek Inter. Lojtarët janë të izoluar në shtëpi dhe po ndjekin protokollin e caktuar.

Read More

51 Mësues nga e gjithë Shqipëri janë përzgjedhur si “Mësues i Vitit 2021”, duke u vlerësuar me certifikata nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi për punën dhe kontributin e tyre të veçantë në mësimdhënie. “Ndamë sot momente të bukura dhe emocionuese me “Mësuesit e Vitit” nga të gjitha zyrat vendore të arsimit parauniversitar. Falenderime pafund dhe mirënjohje për secilin prej tyre por edhe për të gjithë mësuesit tanë, për kontributin që japin çdo ditë në edukimin e brezave të rinj. Gëzuar festat dhe një vit të mbarë!”, shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale. Gjatë…

Read More