Author: tirana

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e ndërrimit të viteve. Kryemadhi ka zgjedhur që të urojë natën e Vitit të Ri me një foto familjare, ku shihet ajo, presidenti Ilir Meta dhe tre fëmijët. “Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”, shkruan Kryemadhi.

Read More

Ekspertët shëndetësorë vazhdojnë të ndajnë një sërë simptomash të reja të variantit të Omicron që kanë parë deri më tani, ndërsa varianti vazhdon të përhapet në të gjithë botën. “Shumë prej tyre kishin të përziera, temperaturë të lehtë, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke,” tha ai. Megjithatë, janë shfaqur dy simptoma të reja dhe ato janë të vjellat dhe humbja e oreksit. Pse simptomat e variantit të omicron janë kaq të ngjashme me simptomat e zakonshme të ftohjes.Të vjellat janë një simptomë më e re që nuk ka qenë e zakonshme me infeksionet COVID-19. Humbja e oreksit gjithashtu ka kuptim,…

Read More

Viti 2021 mbyllet me një bilanc zyrtar prej 2036 viktimash nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy humbje jete në 24 orët e fundit. Një vajzë 35-vjeçare dhe një qytetar 80 vjeç, ndërkohë qe në total që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë riregjistruar 3217 humbje jete. Përsa i përket infektimeve janë gati 152 mijë raste të reja me koronavirus që janë regjistruar gjatë 2021. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 32 vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Burimë për mediat bënë me dije se ekzekutimi i të riut mund të mos jetë bërë për shkak të hakmarrjes, e cila ishte pista kryesore e hetuesve deri më tani. Dyshohet se shkak për vdekjen e të riut mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës, pasi burime për mediat bëjnë me dije se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar Bashaliun një ditë para se 32 vjeçari të vritej.Këto kërcënime dyshohet se se kanë ardhur pasi një ngarkes ëme lëndë narkotike u kap në kufi…

Read More

Një moment kur DJ Dagz po zhvishej në dhomën e gjumit ka marrë vëmendjen e Einxhel, e cila ishte e shtrirë në krevat. Sipas saj, Dagzi po e provokonte por kjo duket se nuk e shqetësoi thuajse aspak. “Se kuptova pse u zhveshe këtu po s’ka problem? Të kam para syve, njësoj si të zhvishem unë e të them mos më shih. Po më provokon”, tha Einxhel. Më parë, në një bisedë me Sarën, ajo është shprehur se nëse do të ishte jashtë shtëpisë ajo nuk do të kishte pasur asnjë marrëdhënie me Dagz. “Unë e kam thënë që jashtë…

Read More

Një aksident tragjik është shënuar në Athinë të Greqisë, ku viktimë kanë mbetur një 27-vjeçar nga Saranda dhe e shoqja e tij. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme, ku mjeti që po lëvizte shqiptari ka humbur kontrollin e si pasojë është përmbysur në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou. Viktima është identifikuar si Pandeli Llambi Kajo, me origjinë nga Saranda, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë është identifikuar vetëm si një 24-vjeçare, Në operacionin për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete. Mësohet, se i riu kishte shkuar në Ilioupoli…

Read More

Beniada ka treguar për Arjolën një debat të ashpër të zhvilluar me babain e saj. I ati në fillim ka refuzuar angazhimin e saj profesional, gjë e cila ka pasuar në shumë debate dhe diskutime në familjen e saj. “Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thashë se nuk e respekton punën time. U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 708 persona të infektuar, nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket personave të shëruar ato janë 293. Njoftimi: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki: 362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrws, 21 në…

Read More

119 kg kokainë është sekuestruar nga policia në një konteineri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se kompania, e cila njihet për eksportin e bananeve me emrin Bana King kishte zhdoganuar ngarkesën në portin e Durrësit ku edhe pas kontrollit me skaner, sipas policisë, doli i pastër. Mësohet se me ndihmën e dy shoferëve të kamionëve Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu kontenieri po transportohej drejt magazinave në Vaqarr. Policia njoftoi se kur kontenieri ishte në Romanat 3 persona ende të pa identifikuar…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim uroi sot të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri, ndërsa theksoi se “SHBA dhe Shqipëria bënë përparim historik drejt forcimit të demokracisë, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe rritjes së mundësive të përbashkëta të biznesit”. Në një videomesazh ambasadorja Kim thekson se “është e vështirë të besosh se vitit 2021 tashmë po i vjen fundi. Ishte padyshim një vit sfidash të jashtëzakonshme, ndërsa bota vazhdoi të përballej me pandeminë COVID-19 dhe teksa Shqipëria vijoi rimëkëmbjen, pas tërmetit të 2019 dhe u përball me përmbytjet dhe zjarret e këtij viti”.…

Read More

Dita e fundit e këtij viti ka shkaktuar një trafik në autostradën Tiranë-Elbasan. Sot ka shkuar në disa kilometra radha e automjeteve që presin të hyjnë në qytetin e Elbasanit. Fluks i rënduar mjetesh shihet në fund të autostradës, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku për shkak të numrit të lartë të makinave që zgjedhin juglindjen e vendit për të kaluar festat, ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike dhe orë të tëra pritje.

Read More

“Do ketë ndërprerje të shkurtra të dritave”, Për shkak të mbi ngarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, megjithatë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se problemi do të zgjidhet menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri. “Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla por do zgjidhen menjëherë se të gjitha grupet janë në gatishmëri”, tha ajo. Të njëjtën garanci ka dhënë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardjen Çela. “Garantoj shqiptarët se festat e fundi vitit punonjësit e OSHEE janë në gatishmëri”, u shpreh ai. Duke folur për atë se çfarë duhet të…

Read More