Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e ndërrimit të viteve.
Kryemadhi ka zgjedhur që të urojë natën e Vitit të Ri me një foto familjare, ku shihet ajo, presidenti Ilir Meta dhe tre fëmijët.
“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”, shkruan Kryemadhi.