Me ndërrimin e viteve ka hyrë në fuqi edhe paketa fiskale 2022. Me këtë paketë parashikohen disa ndryshime në taksa dhe tatime. Kështu, duke nisur nga korriku pagat dysheme që nuk do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kurse kufiri për taksimin e pagave me normën maksimale prej 23% shkon në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte. Ndryshim taksash do të ketë edhe në sektorin e bujqësisë ku subvencionimi për fermerët do të bëhet në bazë të produkteve. Qeveria ka vendosur gjithashtu që gazit të lëngshëm…
Author: tirana
Varianti Omicron i Covid ka arritur në Antarktidë: disa studiues të stacionit polar belg “Princess Elisabeth” rezultuan pozitivë, pavarësisht masave të rrepta të miratuara. Sipas një virologu të konsultuar nga Sekretariati Polar, probabiliteti që infeksioni në stacion të jetë për shkak të variantit të ri është i lartë, duke qenë se kjo përfaqëson 99% të rasteve në Afrikën e Jugut, ndalesa e fundit para mbërritjes në Antarktidë. Askush nuk është në gjendje të rëndë. Lajmi u raportua nga gazeta belge “Le Soir”, sipas së cilës të gjithë studiuesit kishin marrë të paktën dy doza të vaksinës dhe kishin rezultuar negative…
Pret hekurat, zbret me çarçafë të lidhur dhe arratiset me ndihmën e bashkëpunëtorëve që e prisnin jashtë burgut. Një arratisje si në filma në natën e Vitit të Ri në Vercelli, në Veri të Italiasë. I arratisur – sipas asaj që ka mësuar Ansa – një i burgosur shqiptar. Burri ka zbritur me disa çarçafë nga kati i katërt, pasi ka sharruar hekurat, ndërsa jashtë e prisnin bashkëpunëtorët, të cilët hapën me forcë portën. Shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua, kishte thyer krahun teksa zbriste me çarçafë. Për hetimet është ngarkuar Skuadra Lëvizëse e Komisariatit të Policisë…
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë zhvilluar 3068 testime teksa kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 482 qytetarë. Po kështu raportohet 1 humbje jete dhe 311 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit…
Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Por për vendet e Evropës Jugore ajo solli mjaft probleme ekonomike. Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë. Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re. Monedha…
Presidenti Joe Biden do të zhvillojë të dielën një bisedë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e fundit të vitit 2021 Presidenti Biden bisedoi me homologun rus Vladimir Putin në një përpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi. Të premten Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai i kishte ripërsëritur zotin Putin qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me sanksione dhe një prani të shtuar të SHBA-së në Evropë, ku tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda…
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesu, është shprehur optimist që pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022. Poe sipas tij me një kusht, që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij. Në një deklaratë për pritshmëritë për vitin e ri, ai paralajmëroi marrje të masave kundër “nacionalizmit dhe grumbullimit të vaksinave” vetëm në disa vende. “Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë,” shtoi ai. Kreu i OBSH shtoi se pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave po rrit rrezikun e evoluimit të virusit. Gjithsesi fjalimi i tij kishte…
Në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dashi Dita është e mirë për iniciativat financiare. Ju duhet të bëni një përpjekje për të krijuar një atmosferë harmonike duke filluar që në mëngjes. Në gjysmën e parë të ditës është e këshillueshme të bëni pazar. Gjysma tjetër e ditës, pavarësisht se është e diel mendoni një strategji për të diskutuar me shefin tuaj një rritje page. Është mirë që të çlodheni dhe të kujdeseni për veten. Demi Nëse jeni të interesuar në suksesin personal, është dita juaj. Mos humbisni kohën me gjera të kota, por zbatoni planin siç e keni menduar. Shumë nga qëllimet tuaja do të realizohen…
2022 është viti për t’u bërë gati dhe për t’i kthyer udhëtimet tuaja të ëndrrave në realitet. Pas dy viteve të shoqëruara me mbyllje kufijsh dhe kufizime të shumta për udhëtimet, 2022 është viti që shpresojmë të mund të lëvizim lirisht, për t’u rikthyer te destinacionet tona të preferuara. Edhe pse “Omicron” tashmë po i “zhyt” udhëtarët përsëri në një botë të mbylljeve të kufijve dhe testimit, ende ka një fije shprese në horizont për vitin 2022. “The Independent” ka bërë një përzgjedhje të vendeve për të vizituar këtë vit të ri. Kajro, Egjipt Turqia jugperëndimore Valencia, Spanjë Uzbekistani Belfast,…
Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë fitoren e festivalit të RTSH me këngën “Sekret” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022. Për këtë fitore pati shumë kritika në lidhje me tekstin, por nuk ka munguar një reagim i saj. Me anë të një postimi në Instagram ku uron vitin e ri 2022, Ronela Hajati ndalet për një moment tek ata që sipas saj, “kanë urrejtje për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme dhe melodi të mirë”. Ronela thotë se…
I ftuar në “Klanifornia”, gazetari i njohur Artan Hoxha u bë pjesë e një sketch-i. Hoxha shkon në spital pasi ka dhimbje të shumta. Aktori Jul Deda luan rolin e doktorit. Ndërkohë që Artan Hoxha kërkon të “operohet”, doktori Jul Deda i kërkon informacione në lidhje me trafikimet e drogës. Pjesë nga biseda: Jul Deda: Sa të kam prit o Tan Hoxha, sa të kam prit. Ah kush më ra në dorë. Artan Hoxha: O doktor, të lutem më bëj derman. Jul Deda: Hë se do ta zgjidhim, do ta zgjidhim. Artan Hoxha: Oh… Më bëj derman doktor, aman të…