Author: tirana

Ai është një nga reperat më të kërkuar të dy dekadave të fundit. Po flasim për reperin shqiptar Noizy, i cili në një intervistë për Jonidas’Room ka thënë se udhëton pafund. “Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy, i cili ka pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë dhe shumë pak koncerte.

Read More

Antonela Berisha ka disa ditë që ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo ishte e përzgjedhura e publikut për të lënë shtëpinë. Me qendrimin në shtëpi, jashtë bëhej nami për karakterin dhe sjelljen e Antonelës aty. Pasi ka dalë, ajo ka pasur kohë edhe të shohë mijëra komente që janë bërë nga opinioni publik në lidhje me të. “Kur macja nuk ishte, minjtë paskan hedhur valle” ka qenë komenti i Antonelës për të gjitha kritikat kundrejt saj.

Read More

Maskat do të jenë të detyrueshme në çdo klasë në Britaninë e Madhe, ndërsa po hartohen plane qër lidhen me mungesën deri në një të katërtën e punonjësve të sektorit publik ndërsa Omicron vazhdon të përhapet në të gjithë vendin. Masat vijnë pasi shefi i Shëndetësisë paralajmëroi se, ditët në vijim janë vendimtare në luftën për të reduktuar ndikimin e variantit më të transmetueshëm të koronavirusit , pasi stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar – NHS ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë dhe intensive. Ministri i Arsimit Nadhim Zahawi tha se, varianti i ri i koronavirusit paraqet sfida, ndërsa shtoi…

Read More

Ditën e sotme në Vlorë është parandaluar një ngjarje e rëndë ku shtetasi I.T, 46 vjeç ka tentuar të qëllojë me pistoletë vëllain e tij, shtetasin A.T 55 vjeç. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur si shkak i konfilteve të dobëta mes tyre. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën…

Read More

Dom Gjergj Meta ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të specialistit të turizmit Ndoc Mulaj në Pukë. Ipeshkëvi i Rrëshenit shkruan i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Mulajt, mikut të tij me të cilin kishin vendosur të kryenin një udhëtim, i cili mbeti përgjysëm, duke mos u realizuar kurrë. Nga Dom Gjergj Meta Fjala e përcjelljes drejt prehjes së fundit… Me siguri ka shumë njerëz që do kishin dashtë me t’i thanë dy fjalë zemret. Ke pikëllue shumkënd me vdekjen tande. E nuk mund ta besojmë që ai trupi yt prej alpinisti tash…

Read More

Lamtumira nga Partizani nuk do të mbajë për shumë kohë larg fushave të gjelbra trajnerin Ilir Daja. Tekniku pritet të zyrtarizohet që në ditët e para të janarit në një detyrë të re. Sipas “Koha Ditore”, tekniku kryeqytetas do të vazhdojë karrierën e tij në pankinë në kampionatin kosovar. Atij i është ofruar mundësia që të marrë drejtimin e skuadrës së Ballkanit, e cila pak kohë më parë ndau rrugët me trajnerin Bekim Isufi. Ballkani aktualisht mban vendin e tretë në renditjen e kampionatit me 33 pikë, vetëm 2 më pak se Gjilani kryesues. Skuadra e Suharekës lufton prej disa…

Read More

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë. Por Gjykata ka vendosur ndryshe, duke e lënë në qeli ish-ministrin Koka, i cili edhe festat e fundvitit i kaloi prapa hekurave.

Read More

Qeveria franceze do të modifikojë kërkesat e karantinës për personat e infektuar me koronavirus, pavarësisht numrit rekord të rasteve të reja, njoftoi ministri i Shëndetësisë Olivier Veran për gazetën ‘Le Journal du Dimanche’. Veran tha se, duke filluar nga e hëna, personat e vaksinuar plotësisht të infektuar me virusin do të duhet të izolohen vetëm për shtatë ditë dhe kohëzgjatja e karantinës mund të reduktohet në pesë ditë për personat që rezultojnë negative. Ministri i Shëndetësisë tha se, të pavaksinuarit do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë dhe koha e izolimit të tyre mund të shkurtohet në shtatë ditë…

Read More

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët italianë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit Ilir Bashaliu, 51 vjeç. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe…

Read More

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Koka ka kërkuar masa të lehtë sigurie. Gjithashtu mësohet se gjyqtari i seancës është Dhimitër Lara. Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët. Kujtojmë se Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Read More

Një shtetas 48-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë në hyrje të pikës kufitare të Morinës ,e qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Arsim Deliaj banues në Istog ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. NJOFTIMI I POLICISË: Vihet në pranga një shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:…

Read More

Teksa kemi hyrë në vitin 2022, 10 njerëzit më të pasur në botë kanë të gjithë më shumë se 100 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Disa prej këtyre njerëzve, si Bill Gates dhe Jeff Bezos, kanë arritur vlerën prej 100 miliardë dollarësh prej disa kohësh tanimë. Gates e arriti këtë shifër për herë të parë në vitin 1999, ndërsa Bezos e arriti në vitin 2017. Por shumica e të pasurve janë të sapoardhur në klubin e njerëzve, të ardhurat e të cilëve shënjojnë 12 shifra. Të bërë bashkë, 10 miliarderët më të pasur shtuan 402.17 miliardë dollarë…

Read More