Pronari i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht nga policia pasi vijonte aktivitetin me muzikë në biznesin e tij pas orarit të përcaktuar në kuadër të masave anti-COVID. Policia njofton se ka proceduar penalisht Sh.S., 47 vjeç ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë e Tiranës kanë konstatuar dy minorënë që punonin pa kontratë punësimi. Për këtë subjekt, policia ka vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Sakaq, janë gjobitur dhe proceduar penalisht 8 qytetarë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” pasi në kundërshtim me orarin e…
Author: tirana
Me rikthimin në punë më 4 Janar, të gjithë punonjësit e administratës publike do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2 për t’u pranuar në vendin e punës. I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata që punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve. Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga 3 dokumentet që tregon se nuk janë të infektuar. Certifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e-Albania do të jetë dokumenti i parë që do të kërkohet. Në mungesë të saj të gjithë punonjësit e administratës publike…
Viti 2022 shënon 159 vjetorin e recetës popullore të Olivierit, e cila festohet në të gjithë botën si “sallatë ruse”. Të kesh këtë pjatë të shijshme dhe të përzemërt në darkën e Vitit të Ri është një simbol për traditën shekullore ruse. Ndoshta asnjë nga festat ruse nuk mund të kalojë pa këtë recetë kombëtare, pavarësisht se kjo sallatë u bë e njohur në mbarë vendin jo përpara viteve 1960-70! Ndryshe nga opinioni i përhapur, sallata moderne ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkëta me recetën origjinale të kësaj pjate të shpikur nga kuzhinieri francez Lucien Olivier.…
“21 Dhjetori”, “M.Shyri”, “Kombinati”, lagjet me rritjen më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë, deri në 54%. “Lapraka”, “Ali Demi” dhe “Tirana e Re” në vend të fundit Le ta nisim me ndikimin kryesor që ka patur pandemia, atë në jetë njerëzish. E veçanta është se në këtë analizë fokusi nuk do të jenë qarqet e Shqipërisë, por zonat e Tiranës. Një ndër indikatorët më të rëndësishëm për të matur pandeminë, por sidomos për të matur impaktin e saj real në popullsi, është pikërisht ai i jetëve të humbura. Pikërisht ky indikator është kthyer vazhdimisht në objekt debati edhe në…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë. Për pasojë është plagosur një një grua me inicialet K.Gj. Burime bëjnë me dije se e plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Banda frymore e kryeqytetit bëri një parakalim në rrugët e Tiranës mëngjesin e kësaj të diele. Marshimi me tingujt e muzikës u bë në kuadër të nisjes së vitit, në të cilin Tirana mban stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë. “Marshet e qytetit tim” është emëruar ky aktivitet, i cili zgjoi Tiranën e heshtur të kësaj të diele. Ky është aktiviteti i parë i këtij viti, i cili do të pasohet edhe nga mbi një mijë të tjerë të spektrit kulturor, sportiv, argëtues etj.
Antonela Berisha nuk ka mundur të jetë pjesë e Fan Club këtë të dielë, pasi aktualisht ndodhet në Dubai. Në një lidhje telefonike ajo ka treguar se nuk është zhgënjyer nga askush sepse nuk ka pritur nga askush. “Realisht nuk kam pas naj pritshmëri nga dikush që të më zhgënjente, e kam shijuar pafund eksperiencën në Big Brother, nuk kam pritur nga askush dhe kam pasur një eksperiencë shumë të bukur”, tha Antonela.
Dashi Në vitin 2022 do të keni mundësi të mira për të përmirësuar të ardhurat tuaja, por, për fat të keq, do të ketë po aq e shumë mundësi për të rritur shpenzimet tuaja! Le të shqyrtojmë fillimisht këtë të fundit, e cila, në disa raste, mund të jetë rezultat i projekteve të veçanta të brendshme , të lidhura me blerjen e një shtëpie ose edukimin e fëmijëve, shkollave dhe gjithçkaje që sillet rreth trajnimit. Ka shumë mënyra për të fituar para, dhe e para është kursimi . Demi 2022 do të jetë i mirë për financat tuaja. Jupiteri tek…
Fundjava ka nisur me ditë të kthjellta dhe temperatura të larta në mesditë. SHMU ka njoftuar se ditët me diell do të vazhdojnë deri nga mesi i javës edhe pse në veri do të shfaqen reshje të pakta shiu. Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë. Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.
PSG ka konfirmuar se Lionel Messi është një nga katër lojtarët që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Klubi parizien do të përballet të hënën në Kupën e Francës ndaj Vannes, por lojtari argjentinas nuk do të jetë në këtë përballje. Argjentinasi ka shënuar vetëm një gol në Ligue 1. “Katër lojtarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë Leo Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Ata aktualisht janë në izolim dhe po i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor. Neymar JR do të vazhdojë kujdesin e tij në Brazil deri më 9 janar me anëtarët e stafit mjekësor.Rikthimi i tij në…
Ditën e sotme në Dardhë në Korçë është parë një trafik i rënduar. Duket qytetarët kanë zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën. Shkak i kësaj janë bërë parkimi në atë të rrugës i automjeteve dhe lënia aty për disa një kohë të pacaktuar. Gjithashtu edhe parakalimi i gabuar ka sjellë bllokimin e dy senseve të lëvizjeve. Nga ana tjetër mosmenaxhimi nga patrulla rrugore ka bërë që situata të vijojë në gjendje të rënduar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Informacion- Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.