Autoritetet policore italiane po vijojnë kërkimet për të gjetur shqiptarin i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercelli. Mediat italiane shkruajnë se sipas sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece, arratisja e Kristjan Mëhillit ishte paralajmëruar. ‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai, shkruan Fan Page. I…
Author: tirana
Një lëkundje tërmeti është regjistruar disa minuta para mesnate në vendin tonë. Lëkundje e parë sizmike për vitin e ri 2022 është ndjerë në orën 23:36 ndërsa epiqendra ka qenë në Lezhë. Paraprakisht raportohet se tërmeti ka qenë 2.9 ballë me një thellësi prej 10 km dhe një distancë 59 km nga Durrësi.
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur brenda një familje në Varese, në veri të Italisë, në natën e Vitit të Ri. Davide Paitoni ka vrarë fëmijën e tij 7-vjeçar e më pas ka fshehur trupin e të mitur në dollap. Pas krimit makabër, 40-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij e cila ishte larguar nga banesa. Kur Davide u takua me gruan e tij, tentoi ta godiste me thikë, por ajo arriti të largohej dhe të shpëtonte. E tmerrshmja është mesazhi që ai la pranë kufomës së djalit të tij. Davide la mesazh për bashkëshorten, duke thënë se e gjitha ishte një…
Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas identifikimit të dy virusevve, rezultoi se gruaja ishte e pavaksinuar si kundër Covid-19 ashtu dhe kundër gripit. Spitali ku ajo po merr kurim deklaroi se ajo po shfaq disa simptoma të lehta që “shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje”dhe pritet të dalë nga spitali më vonë të enjten. Autoritetet izraelite po studiojnë gjithashtu nëse kombinimi i dy infeksioneve mund të shkaktojë një sëmundje më të rëndë.
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 03.01.2022.
Gjatë vitit pandemik (2020) shqiptarët çuan nga buxheti i tyre mujor për shëndetësinë më shumë se, europianët. Sipas të dhënave vendase nga INSTAT në vitin 2020 gati 5,4% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për shëndetin, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan vetëm 4.6% për qind të buxhetit mujor për kujdesin shëndetësor. Në Shqipëri shpenzimet e shëndetit në vitin 2020 u rriten me 28% ne krahasim me 2019, ndërsa në BE shpenzimet për shëndetin ranë me 5 % në raport më vitin 2019 raportoi Eurostat. Në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u…
Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të aksidentuar kanë mbetur një çifti i ri dhe vajza e tyre 5-vjeçe, ku bashkëshortja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burri dhe vajza janë plagosur lehtë. Të plagosur janë çifti Klaudio dhe Laureta Arapi, së bashku me të bijën, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët…
Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë. Këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobta të shiut. Ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm. Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë. Të premten do të kthejë…
Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh! Me një familje të madhe e me shumë dashuri ajo tashmë nuk është më e vetme. Nënë Jorgjia realizoi ëndrrën e saj të ndrydhur në vetvete prej vitesh që të përqafojë sërish Rozetën e saj. Ardit Gjebrea: Quhet Devis dhe është djali i Rozetës. Jorgjia: Zoti i çoka gjërat në vend. Ardit Gjebrea: Ja ku është, Rozeta jote jeton dhe është me dy motrat. Jorgjia: Të kenë jetën e gjatë. Ardit Gjebrea: Të ka kërkuar, gjithë jetën ka pyetur dhe atë e ka birësuar një zonjë me emrin Jorgjia si ty. Jorgjia:…
Mirko Zeçeviq Tadiq ishte pjesëtar i Këshillit për Mbrojtje kroate gjatë luftës së Bosnjës. Ai kishte arritur moshën madhore në kohën kur shpërthyen luftimet më 1992 dhe më pas humbi këmbën e tij të djathtë gjatë konfliktit ndërmjet shumicës boshnjake, serbëve dhe kroatëve, që jetonin në ish-republikën Jugosllave. Pothuajse tri dekada më vonë, 47-vjeçari, banor i Bërçkos, në veri të Bosnje e Hercegovinës, është pjesë e grupit për mbështetjen e veteranëve, që quhet Pravipozar. “Ne humbën shumë në luftë: miq dhe të afërm. Asnjëri nga ne nuk fitoi diçka, pavarësisht se ku është”, tha Tadiq për shërbimin e Ballkanit të…
Rindërtimi, infrastruktura dhe përmirësimi i shërbimeve të qytetarëve do të jenë në fokus të qeverisë për 2022-in sipas Taulant Ballës, i cili në një intervistë për A2 CNN, rendit objektivat politike të socialistëve. “Përmbyllja me kaq shpejtësi e rindërtimit është një prej arritjeve dhe përgjegjësive ende në vijim, se ka ende familje që po presin. Projektet e infrastrukturës në vazhdim janë sfidë e madhe për qeverisjen tonë”, thotë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Balla flet dhe për procesin e digjitalizimit, që sipas tij, është ilaç në luftën kundër korrupsionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. “Shmangia e kontaktit midis zyrtarit…