Është pritur me interes fushata e rekrutimeve për ushtarë-detarë edhe në Korçë. Pas Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndoqi këtë proces edhe në këtë qytet, nga ku ftoi të rinjtë ta konsiderojnë këtë një nga mundësitë më të mira për karrierën e tyre.“Ne duam të ftojmë, jo vetëm me thirrje patriotike të rinjtë për t’u bërë pjesë e FA, por marim përsipër edhe përgjegjësitë tona për t’i dhënë sa më shumë dinjitet këtij pozicioni. Të jesh ushtarak, të jesh efektiv i FA është një nder, një krenari e madhe, sepse përfaqëson të gjithë forcën e kombit, përfaqëson një vend…
Author: tirana
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Në orën 11:30, doli nga rruga mjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën personi me inicialet E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe pasagjerët që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit…
Pas vendimit për shtyrjen e natës finale në 18 shkurt të realiti shoë-t ‘Big Brother Vip’, po përflitet se do të ketë dhe hyrje të reja. Icone.style shkruan se dyshohet për tre banorë të rinj, dy vajza dhe një djalë, të cilët do i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Emrat akoma nuk janë zbuluar. Ngelet për t’u parë se kush do të jenë personazhet e rinj.
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës këtë të hënë, pasi gjatë kontrollit iu gjet në makinën tip “Range Rover” një kallashnikov gjatë operacionit “Mesnata”. Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues A.Sh. dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve,…
Nëse më shumë amerikanë vaksinohen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në normalitet deri në shkurt ose mars, theksoi eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend Antony Fauci. Shpresojmë se mjaft njerëz do të vaksinohen “deri në pikën kur omikroni do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet ta mbajmë atë në shifra mjaft të ulëta për të mos prishur shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe stilin e jetës”, theksoi Dr Anthony Fauci. “Shpresoj që kur të arrijmë në shkurt dhe mars, do të jemi në atë nivel kontrolli”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte…
Të gjithë personat që do të hyjnë në territorin e Kosovës, nga sot e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19. “Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës më 1 dhjetor 2021. Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë bërë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë…
Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Këtë herë një 46 vjeçarë ka dhunuar dy fëmijët e tij mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”, thotë policia.
Një publikim i Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror, e njohur zakonisht si Eurocontrol, ka nxjerrë në pah se Shqipëria është shteti që u prek më pak nga mbyllja e trafikut ajror vetëm 2 mijë fluturime të anuluara. Shqipëria ka një rënie prej 8% midis viteve 2019-2021 duke kryesuar rimëkëmbjen. Në renditjen e saj, ajo ndiqet nga katër shtete të tjera Bosnjë dhe Hercegovina, Armenia, Ukraina dhe Greqia. Të gjitha këto shtete kanë regjistruar një rënie të trafikut në më pak se 30%. Madje, sipas Eurocontrol, në kulmin e sezonit veror, disa vende iu afruan shumë niveleve të vitit…
Një 32-vjeçar ka plagosur të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Ngjarja mëngjesin e sotëm, kur Fatbardh Doda qëlloi E.K duke e lënë të plagosur në krah. Report Tv ka mësuar se sipas dëshmisë së vajzës Doda ka qenë i pirë dhe arma i ka shkrehur pa dashje. “Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet…
Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar të plagosjes së vajzës së re, bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Doda. Ky shtetas akuzohet se ka plagosur të dashurën e tij 23- vjeçare në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një hotel, në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se një 32-vjeçar ka qëlluar me armë në ambientet e një hoteli shtetasen E. K., 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Durrës/Informacion paraprak Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë…
2 vajza kanë mbetur të lënduara si pasojë e një aksidenti të regjistruar në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Ata janë dërguar në spitalin dhe janë jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 08:30, në lagjen Nr. 13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.