Author: tirana

Davide Paitoni, 40-vjeç është arrestuar për vrasjen e djalit të tij 7-vjeçar, trupin e të cilit e kishte fshehur në dollap. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën Varese në Itali dhe se 40-vjeçari pas vrasjes së djalin ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij. Sipas hetuesve Davide Paitoni kishte sjellje të dhunshme dhe se në vitin 2019 kishte nisur edhe debatet dhe keqtrajtimet nga ana e tij. Droga, alkooli dhe dhuna, kjo ishte jeta e 40-vjeçarit Davide Paitoni, shkruajnë mediat italiane. Gruaja e tij 36-vjeçe kishte kërkuar ndarjen dhe çifti ishte në…

Read More

OVID-19 kthehet në një shqetësim të madh edhe në Serie A teksa rastet shtohet çdo ditë e më shumë. Në prag të rikthimit të fushë u ngritën shumë hipoteza, njëra prej tyre ishte dhe varianti për të shtyrë rifillimin e sezonit, një pistë që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga Lega Serie A: “Kalendari është shumë i ngjeshur dhe i skicuar kohë më parë, nuk ka hapësira për t’u rishikuar, për këtë arsye sipas programit të gjithë do të zbresin në fushë më 6 janar”. Drejtuesit e Ligës shtuan ndër të tjera në reagimin e tyre se situata do…

Read More

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani. “Panorama Sport” ka mësuar se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus. 28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist. CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit./Panorama sport

Read More

Kina ka vendosur një tjetër qytet në izolim. Qyteti Yuzhou, në provincën Hena rreth 800 km në jug të Pekinin , njoftoi se 1,2 milionë banorët e tij do të duhej të qëndronin në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Covid. Shkak për këtë është bërë identifikimi i tre rasteve asimptomatike, të COVID-19 . Ende nuk është vendosur sesa do të zgjasë kjo masë, ndërsa sipas autoriteteve banorët e qytetit nuk mund të lëvizin nëse nuk kanë marrë lejen përkatëse.

Read More

A zgjoheni me ndjenjën se nuk keni pushuar mirë? Pini kafe gjatë ditës për të rritur nivelin e energjisë? Atëherë duhet t’i kushtoni pak vëmendje cilësisë dhe sasisë së gjumit tuaj por edhe ushqyerjes. Ushqimet e mëposhtme të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë e mbushin trupin tuaj me lëndë ushqyese, ndihmojnë në trajtimin e lodhjes dhe ju mbajnë plot energji gjatë gjithë ditës. Avokado Avokado është i pasur me vitamina, minerale dhe yndyrna të mirë që i japin energji trupit tuaj që do të zgjasë për orë të tëra. Përmban shumë fibra, duke e mbajtur sheqerin në gjak të…

Read More

Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbldhur dhjetëra mijëra kundërshtarë të masave kufizuese për shkak të pandemisë Corona. Protesta dhe incidente sporadike ka pasur në shumë qytete. Kritikët e masave të shtetit kundër pandemisë Corona kanë dalë sërish në rrugë, në shumë qytete të Gjermanisë. Një numër veçanërisht i madh i protestuesve është regjistruar në lindje të vendit. Në Mecklenburg-Pomerani kanë protestuar sipas një zëdhënësi të policisë, rreth 12.000 njerëz në më shumë se 20 qytete. Ata kanë marrë pjesë në shëtitje, tubime dhe marshime të heshtura, si dhe në tubime të cilat nuk kanë pasur lejen e autoriteteve. Në…

Read More

Me 2 plumba, një në shpatull dhe një në bark është plagosur 34-vjeçari nga Kurbini, Vinçens Piroli mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Atentati ndaj tij ka disa mistere. Në dëshminë e tij 34 vjeçari ka deklaruar se është qëlluar me pistoletë me silenciator nga pas, teksa ishte duke ecur. Ndonëse është plagosur në Shkodër me 2 plumba, Vinçens Piroli i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, thotë se ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës. Sipas dëshmisë, ai ka thënë se ka shkuar në Lezhë sepse ndihej më i…

Read More

Dy persona në Elbasan kanë rënë në pranga për veprën penale ‘dhunë në familje’. Sipas policisë është arrestuar 40-vjeçari F.Ç banues në Elbasan , pasi ka dhunuar nënën e tij. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari L.Z., banues në Prrenjas, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes. Informacion-Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu Specialistët për Hetimin…

Read More

Një variant i ri i koronavirusit me 46 mutacione është zbuluar në Francën jugore nga shkencëtarët, raporton “Daily Mail”.Varianti i ri i Covid-19 u zbulua për herë të parë tek një pacient që u kthye në Francë nga Kameruni. Studiuesit thanë se është shumë herët për të vlerësuar tiparet e tij.Varianti i ri, i quajtur B.1.640.2, u zbulua në 12 pacientë që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike në Francën juglindore, tha një ekip shkencëtarësh javën e kaluar. Ky variant lidhet me linjën e B.1.640, e cila u klasifikua si një variant nën monitorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)…

Read More

Ish-deputeti Milaim Zeka, në jo pak raste e ka shprehur hapur vlerësimin e tij për deputeten e SDU-së, Duda Balje. Zeka i kishte cilësuar sëfundmi Duda Baljen dhe Vlora Çitakun si deputetet më seksi të Kuvendit të Kosovës. Nisur nga ky vlerësim, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Duda Balja. “I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022”, ka thënë ajo.Balje ka thënë se merr komplimente nga shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Read More

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ngre alarmin edhe një herë në këtë fillim viti për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët. Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ngre alarmin edhe një herë në këtë fillim viti për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët. Në këtë periudhë dimri, mjeku thotë se në vendin tonë nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe gripi stinor dhe simptomat janë pothuajse të njejta. Në një postim në Facebook, mjeku Kalo thekson se përdorimi i antibiotikëve pa këshillën e mjekut “po krijon një rezistencë progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po…

Read More

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Arjola ka marrë një mesazh emocionues nga 3 fëmijët e saj. “Mami më merr malli brenda ditës, por kur e di se po e bën të gjithë këtë për ne, pritja jonë bëhet edhe më e dashur. Mami, ne e dimë se gjërat e bukura vijnë me durim dhe kohë, prandaj ne të përkrahim në qëndrimin tënd aty. Forca mami. Mami jemi shumë mirë. Vazhdo rrugën tënde drejt fitores, të duam shumë. Ti nuk humb kurrë se na ke ne”, ishin mesazhet që i dhanë 3 fëmijët Arjolës, e cila menjëherë u përlot.

Read More