Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Misteret e atentatit në Lezhë/ 2 plumba me silenciator, Piroli: Më qëlluan me…

10:15 / January 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 2 plumba, një në shpatull dhe një në bark është plagosur 34-vjeçari nga Kurbini, Vinçens Piroli mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Atentati ndaj tij ka disa mistere. Në dëshminë e tij 34 vjeçari ka deklaruar se është qëlluar me pistoletë me silenciator nga pas, teksa ishte duke ecur.

Ndonëse është plagosur në Shkodër me 2 plumba, Vinçens Piroli i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, thotë se ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës.

Sipas dëshmisë, ai ka thënë se ka shkuar në Lezhë sepse ndihej më i sigurt. Nga Spitali i Lezhës 34 vjeçari më pas u transferua drejt Tiranës në Spitalin e Traumës për ndërhyrje më të specializuar. Personi që e ka dërguar në spital ende nuk është identifikuar pasi është larguar menjëherë. Janë disa pyetje që pritet të marrin përgjigje deri në fund të hetimeve: Kush ne transferoi në spitalin e Lezhës të plagosurin dhe pse u largua? A ishte vërtet siguria pse shkoi në spitalin e Lezhës apo fshihet diçka tjetër pas kësaj ngjarjeje?

Kush është i plagosuri?

Vinçesk Piroli rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar. Piroli kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi për një vrasje të ndodhur aty në Korrik të vitit 2021 në Ulqin ku u vra Momçillo Gjurishiq. Për këtë ngjarje, policia malazeze shpalli në kërkim ndërkombëtar Vinçesk Pirolin dhe Dorjan Lalën, si persona të dyshuar. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026

Rama shpjegon dokumentin “Besa”: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim për mandatin e katërt

14:10 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.