Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë po shënon rritje. Aktualisht në vend janë 540 raste aktive, nga 509 që u raportuan një ditë më parë. E numri më i lartë i rasteve aktive është në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 136 raste aktive, ndërsa 49 raste janë në Ferizaj.Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 3 mijë e 711 testime, 38 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.
Author: tirana
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit te PD denoncon kryedemokratin Lulzim Basha, se sipas tyre, po ndërron bravat dhe po vendos dyer te blinduara ne seline blu. Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Nje dite para ultimatumit te-ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Bashes, qe ky i fundit te liroje zyren, Komisioni i Rithemelimit thekson se “Me…
Nga sot në vend do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit. Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë. Masat e njoftuara më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit…
Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e dytë dhe ish-Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, janë dy emrat e bujshëm që pritet të vdesin në vitin ku sapo kemi hyrë. Prashikimi i frikshëm është bërë nga një faqe interneti e quajtur “The Dead List”, e cila përdoret për të parashikuar dhe diskutuar vdekjet e mundshme të personave të famshëm, ka publikuar listën e saj për vitin 2022, ku ka përfshirë në të edhe Mbretëreshën Elizabeth, pas parashiimit të saktë për vdekjen e Princit Philip vitin e shkuar. Në krye të “Listës së Vdekjeve” janë aktori Dick van Dyke, 97 vjeç dhe diplomati Henry Kissinger.…
Nuk kishte asnjë dyshim, por tashme merr formë zyrtare, Dritan Mehmeti është trajneri i ri i Partizanit. Mehmeti pjesë e familjes së kuqe që nga sezoni 2018-2019, ka nisur këtë të hënë punën me ekipin e parë. Mehemi zëvendëson në këtë post Ilir Dajën i cili u largua pas javës së 15-të, pas humbjes së dytë në derbi.
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar gjithmonë se është krenare për prejardhjen e saj dhe nuk harron asnjëherë të na bëj krenar kudo që ajo shkon nëpër botë, duke shpalosur traditat dhe vlerat tona. Në një video të postuar në “InstaStory” teksa është duke udhëtuar, artistja shqiptare ka filmuar mikeshën e saj duke i mësuar fjalinë në shqip “Hajde zemër”, ku në sfond dëgjohet dhe vet Dua, e cila i përsërit fjalinë për ta shqiptuar sa më saktë. Në fund të dyja vajzat brohorasin nga gëzimi. Kjo nuk është hera e parë që Dua i mëson…
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me mungesën e magjastratëve në sistemin e drejtësisë, si pasojë e reformës që po kryhet aty. Përmes një postimi në facebook, Vasili, deklaron se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në kolaps, pasi nuk ka as 500 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërkohë që nevojiten së paku dy herë më shumë. Sipas numrit dy të LSI-së, ndërkohë që gjykata dhe prokuroritë kanë mungesë magjistratësh, institucionet si KLP, KLGJ, KPK, KPA, ONM, ILD-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë rreth 800 punonjës, të cilëve u paguhet rroga për të thënë në fund…
Dyshja më e komentuar nga “Big Brother Vip”, Beatrix dhe Donaldi, mbrëmjen e djeshme e kanë kaluar në suitën e përgatitur nga ‘Vëllai i madh”. Pas një ‘krisje’ mes çiftit, dyshja duken se kanë kaluar momente shumë të bukura me shumë përqafime e puthje. E ai që u përkujdes që ata të dy të kalojnë një natë të paharruar ishte Arbri.
Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale, ka dhënë të tjera detaje nga sekuestrimi i një sasie prej 119 kg drogë në Vaqarr të Tiranës, një ditë para ndërrimit të viteve. Hoxha thotë se kanë qenë punëtorët ata që kanë parë fillimisht se disa arka që supozohet të ishin me banane peshonin më shumë se të tjerat. Më pas gjatë shkarkimit të ngarkesës, ata kanë parë se poshtë arkave ishin disa pako në formë drejtkëndorë, të cilat u provuan se ishin me kokainë. Teksa tregon gjithë rrjedhën e ngjarjeve që nga ardhja…
Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai me më shumë fëmijë në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar. Nga secili prej 63 fëmijëve që ka ai thotë se është bërë dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa. “Me celebrim unë kam pas 2 gra, ndërsa të dashura kam pas shumë në cdo qytet të Shqipërisë”- thotë Korteshi. Çfarë pëlqenin femrat tek ty? “Unë kam qenë shumë simpatik. Ato tek unë pëlqenin urtësinë dhe ëmbësinë time”- vijon ai. Sa fëmijë ke? “Unë kam…
Brazil-Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar me urgjencë në spital, pas një problemi me zorrët, sipas asaj që raportojnë mediat lokale. Bolsonaro është dërguar në spitalin Vila Nova Star të San Paolos. Jair Bolsonaro është në pushtet që prej vitit 2019 dhe është 66 vjeç.
Banka e Shqipërisë njofton se, duke filluar nga 17 janari i këtij viti në duart e publikut do të jenë edhe dy kartëmonedha të reja, 500 dhe 2 000 lekë. Me hedhjen e këtyre dy prerjeve në treg plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave të prezantuara nga Banka e Shqipërisë e përbërë nga 6 prerje. Sipas Top Channel, kartëmonedhat vijnë me një dizajn të ri dhe janë prodhuar sipas teknologjisë më të fundit, me një përmirësim të cilësisë dhe me elementë shtesë sigurie duke e bërë më të vështirë falsifikimin e tyre. Ky fenomen sipas bankës qendrore mbetet në…