Robert Berisha është njëri ndër artistët më të përfolur në media rozë, teksa së fundmi ai ka folur në një intervistë për ish-partneren e tij, këngëtaren, Nora Istrefi. I ftuar në emisionin “Pikë”, ai tregoi se si qëndron raporti me ish-bashkëshorten e tij, Norën dhe shumë gjëra rreth jetës së tij personale. “Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”- është shprehur ai më herët kur është pyetur për ish-partneren, ka thënë Berisha.
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në New Jersey të SHBA. Një i ri shqiptar ka goditur me thikën e kuzhinës nënën e tij. I dyshuari i identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por që më pas ishte arrestuar nga policia, raporton express. Ndërkaq gruaja 54 vjeçare sipas raportimit të mediave ishte dërguar në spital. Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar papritmas nga djali i saj. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Sipas autoriteteve 25 vjeçari shqiptar kishte pasur edhe raste të tjera të dhunës.
Këtë të dielë, në Mal të Zi hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19. Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv. Në të dyja rastet e mësipërme qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR…
Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç të gjithë e njohin Fifi i dha mbrëmjen e djeshme një mesazh Donald Veshajt. Pasi mori leje nga Arbana për të thënë një informacion nga bota jashtë, Fifi i tregoi Donaldit se ka bërë në dorë tatuazh shprehjen e tyre. “Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl. Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi. “Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin” tha ndër të…
Ky është kursi i këmbimit valutor 2 janar 2022
Ky është shtypi i ditës për datën 2 Janar 2022
Trendi i blerjeve festive ndryshoi në vitin që sapo lame pas. Sezoni i blerjeve filloi tre muaj para, duke shmangur blerjet spekulative në ditët e fundit të dhjetorit. Operatorët e mëdhenj të shitjeve me pakicë thanë se sezoni i blerjeve për fundvit është zgjatur. Blerjet e mobilieve dhe dhuratave të kushtueshme nisën që në fund të tetorit. Shitjet në linjat e lodrave për fëmijë, produktet në supermarkete dhe mobilieri janë rritur me ritme dyshifrore. Trendet e reja të blerjeve festive dhe nga u gjeneruan të ardhurat për blerjet. Entuziazmi i blerjeve festive nuk është penguar as nga çmimet e larta…
Edhe ditën e sotme do të mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Por, sipas Meteoalb gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 21°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë…
Pas marrëveshjeve miliarda dollarëshe për furnizimin e shumë shteteve me vaksinën anti-Covid, Pfizer do të hyjë në industrinë e kanabisit mjekësor. Hapi i parë është një trajtim premtues të sëmundjes së zorrëve me bazë kanabinoidin. Javën e kaluar, korporata amerikane shumëkombëshe farmaceutike dhe bioteknologjike Pfizer nënshkroi një marrëveshje me vlerë 6.7 miliardë lekë me kompaninë Arena Pharmaceuticals. Arena Pharmaceuticals është një kompani bioteknike e specializuar në terapitë me bazë kanabinoidin. Olorinab është një medikamenti që Arena ka zhvilluar mbi bazën e kanabinoidit për zorrët, por ende nuk është miratuar për përdorim nga asnjë autoritet shëndetësor. “Blerja e Arena plotëson aftësitë…
Një i 29-vjeçar shqiptar, i burgosur me vendim të formës së prerë në Itali, i ka dhënë fund jetës së tij. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, të cilit i mbaronte dënimi në vitin 2023, është varur pak pas mesnate mbrëmë. Gjatë një kontrolli policia gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë. Çdo tentativë për ta shpëtuar, e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë. Ngjarja ka lënë të tronditur të gjithë efektivët e policisë dhe të burgosurit.
Një i ri shqiptar në Amerikë është arrestuar pasi natën e ndërrimit të viteve qëlloi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital. Në dëshminë e saj ajo ka deklarua se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj. Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.
Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të mbajë nga data e sotme titullin “sir”. Ish-lideri laburist është emëruar nga Mbretëresha e Anglisë Elizabeta II me titullin “Order of Garter” në vlerësim të kontributit të tij shumëvjeccar në politikat dhe imazhin e Anglisë. “Është një nder i madh. Ka qenë privilegj i jashtëzakonshëm që kam shërbyer si kryeministër i Anglisë. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shërbyer në krahun tim në politikë, shërbimin publik dhe të gjithë sektorët e shoqërisë për përkushtimin ndaj vendit tonë”, deklaroi ish-kryeministri anglez.