Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ulëta. “Kemi një ritual prej 6 vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata për TCH.
Author: tirana
Një shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në natën e Vitit të Ri. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat. Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia pasi dyshohet se theu krahun teksa u hodh nga çarçafët. Kjo ngjarja ka alarmuar policinë e burgjeve të cilët janë vënë në ndjekje të shqiptarit.
Një qen i racës “Golden Retriever” u përball me një kangur të tensionuar në një lagje periferike në Golden Bay, Australia Perëndimore, më 31 dhjetor. Një person e filmoi këtë pamje nga dritarja e dhomës pasi u zgjua nga tingujt e lehjeve të pandërprera mëngjesin e së premtes. Qeni, i njohur si Barnie, i kishte shpëtuar pronarit të tij gjatë shëtitjes së mëngjesit kur ata takuan kangurin. “Kanguri dha tre ose katër goditje të shpejta dhe më pas qëndroi në një qëndrim kërcënues,” tha Tiani Laird. Pamjet janë bërë virale në rrjet, duke marrë miliona shikime dhe mijëra komente. View…
Gazetarja e Fiks Fare’, Rudina Demneri ngacmoi një javë më parë në hyrje të Kuvendit deputetët me një pyetje shumë pikante: ‘Kush është më i rëndësishëm për politikanët tanë, seksi apo politika?‘. Disa prej tyre u vunë në siklet, duke u justifikuar me orarin e duke thënë se ishte shumë herët për këtë pyetje. Përgjigjet e tyre i gjeni më poshtë aty ku do të zbuloni se kush u tregua i prerë e se kush zgjodhi që ta anashkalonte këtë pyetje me vetëm një buzëqeshje. PËRGJIGJET: Ulsi Manja: Pyetje për mëngjes Arbi Agalliu: Përveç seksit dhe politikës apo e anasjellta, të…
Një vatër zjarri është regjistruar në një konteiner në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45, në rrugën “Pasho Hysa”. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka rënë në një konteiner në pronësi të shtetasit P. G., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Zbulohet raport-informacioni “Tepër sekret” i vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Markon, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna rreth disa grave dhe vajzave polake, hungareze etj, dhe shënimi që ka bërë Enver Hoxha për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Enveri dhe Mehmeti jane injorantë”. Nga Dashnor Kaloçi Shprehja e famëshme e Leninit se; “Çdo komunist është një çekist”, duket…
Papa Françesku përdori urimin e tij të Vitit të Ri të shtunën për të lëshuar një thirrje të qartë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, duke thënë se ishte fyese për Zotin. Papa kremtoi një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit ku dha mesazhin e tij për fillimin e një viti të ri. Papa foli për mëmësinë dhe gratë, duke thënë se ishin ato që i mbajtën fillesat e jetës dhe e përdori atë për të bërë një nga thirrjet e tij më të forta deri më tani për t’i dhënë fund dhunës ndaj tyre. “Dhe meqenëse nënat dhurojnë…
32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë. Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të…
Këngëtarja e famshme Miley Cyrus u përball me një incident të sikletshëm në skenë, ndërsa këndonte natën e ndërrimit të viteve në Miami. Asaj i ka rënë pjesa e sipërme e veshjes, duke mbetur pa gjë fare. Për këtë arsye, 29-vjeçarja ka nxituar në prapaskenë për t’u ndërruar. Cyrus është e njohur për skandalet e shumta, por këtë radhë duket se incidenti ka ndodhur rastësisht.
Tirana e 1 janarit 2022, pak orë pas ndërrimit të viteve, është e qetë ndryshe nga çdo ditë e zakonshme. Rrugët janë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të festojnë deri në orët e vona të mëngjesit ndërkohë që duket se ende nuk kanë nisur vizitat tek shtëpitë e njeri-tjetrit, ndoshta ndikuar edhe nga pandemia. Ndër ata që kishin nisur punën herët për këtë Vit të Ri ishin punonjësit e bashkisë, të cilët po pastronin kryeqytetin nga mbeturinat e një nate më parë. Edhe pse pati shumë fishekzjarre, që ishin të ndaluar me ligj, apo grumbullime të mëdha njerëzish, panorama që ofronte…
Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë e cila nis sot zyrtarisht mandatin për dy vite si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Duke e cilësuar këtë ditë si historike dhe arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Ambasada e SHBA-së shpreh bindjen se së bashku do të trajtojnë sfidat me të cilat përballet sot bota. “Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,…
Rreth orës 00.20, në lagjen “Drita”, Burrel, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka mundur të kap dhe shoqëroj G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.