Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rreziku i humbjes së jetës nga Omicron më i ulët në krahasim me variantin Delta

20:40 / December 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
web1 US NEWS CORONAVIRUS KIDS HOSPITALIZED GET 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA njoftoi sot se, rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron është më i ulët në krahasim me variantin Delta.

Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Walensky në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se, pavarësisht se varianti Omicron është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë më të ulëta në krahasim me variantin Delta.

Walensky raportoi se numri i rasteve pozitive është rritur me 60 për qind në krahasim me javën e kaluar duke arritur në rreth 240 mijë raste ditore dhe se shtrimet në spital kanë arritur në 9 mijë me një rritje prej 14 për qind.

Drejtoresha e CDC-së tërhoqi vëmendjen se normat e vdekjeve kanë shënuar një rënie prej 7 për qind janë me një mesatare rreth 1.100 në ditë.

Drejtori i Institutit Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dr. Anthony Fauci bëri të ditur se, në krahasim me variantin Delta, Omicron do të ndjekë një ritëm më të ulët lidhur me rastet pozitive dhe shtrimet në spital dhe se vaksinat e COVID-19 do të kenë një rëndësi kritike për luftën kundër virusit.

Fauci tha se, mund të ketë nevojë për një dozë të dytë shtesë kundër variantit Omicron. Ai shtoi se nuk ka të dhëna të mjaftueshme sesa mbrojtje mund të sigurojnë vaksinat aktuale përforcuese.

Walensky dhe Fauci, gjithashtu paralajmëruan se të dhënat reale lidhur me vdekjet dhe shtrimet në spitale mund të verifikohen dy javë më vonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakistani vendos kufizime të reja për mediat ndërkombëtare

18:59 / August 5, 2026

Koreja e Jugut i heq prokurorëve të drejtën për të hetuar, reforma përçan politikën dhe opinionin publik

18:22 / August 5, 2026

U pa duke fotografuar ambientet e golfit të Trump, policia e arreston dhe i gjen arsenalin me a*më

18:00 / August 5, 2026

Një mundësi e re! Jeff Bezos dhe Leonardo DiCaprio dhurojnë 200 milionë dollarë për të shpëtuar speciet e rrezikuara nga zhdukja

17:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.