Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Cërrik, ku një i ri humbi jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse. Sipas dëshmitarëve, 27-vjeçari Erjon Rexhepi ishte duke ecur në këmbë në rrugë para shtëpisë së tij kur i ka shpërthyer pakoja që kishte në dorë. Mësohet se brenda kutisë kishte lëndë plasëse.
Ndërkohë ekspertët hetimor po marrim provat materiale, ndërsa rruga është bllokuar me shiritin e sigurisë.
