Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliut mëngjesin e sotëm në Peqin. Autorët pasi kanë vrarë 35-vjeçarin i kanë vënë flakën edhe makinë së tij vetëm pak metra më larg. Viktima, Albi Bashaliu është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ky person u arrestua pasi akuzohej për atentat ndaj dy personave. Ndërkohë 35-vjeçari është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit në qershor të këtij viti vrau një 45 vjeçar, krim për të cilin po kryen dënimin në burg. Një ndër pistat ku po hetohet është edhe ajo e hakmarrjes që lidhet me…
Author: tirana
Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë të gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar probleme në disa lagje dhe rrugë të Durrësit. Situata paraqitet më e rënduar në lagjen nr.18, te kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”. Nën ujë në këtë zonë janë jo vetëm rrugët, po dhe një pjesë e trotuareve, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.
Mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram, mes të cilave ka qenë dhe ajo se cila është sjellja që pëlqen më shumë tek vetja. “Jam shume e drejtë dhe më pëlqen kjo gjë tek vetja. Dua të tregohem e drejtë me njerëz dhe situata”, është përgjigjur Lori.Hoxha ka shtuar se viti 2021 ka qenë një vit shumë i mirë, mes ngjarjeve kryesore ku shumë gjëra u larguan e të tjera shumë të mira shkuan në vendin e vet.
Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa armë super moderne të teknologjisë supersonike. Shefi i Kremlinit flet për një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë së Rusisë. Provat kaluan “me sukses dhe pa gabime”, tha Presidenti Vladimir Putin në një fjalim televiziv. Për Rusinë kjo është “një ngjarje e madhe dhe një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë ruse dhe përmirësimin e aftësive të saj mbrojtëse”. Putini e sheh vendin e tij të kërcënuar kryesisht nga prania e NATO-s në kufijtë e perëndimorë të Rusisë. Garë armatimesh Për shkak të tensioneve të vazhdueshme me perëndimin udhëheqja…
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka komentuar skandalin e publikimit të targave të qytetarëve shqiptarë. Gonxhja u shpreh se nuk ka asnjë lloj problemi në sistemin e DPSHTRR apo në protokolle. Të dhënat e publikuara, tha ai, janë edhe në mbi 13 institucione të tjera. “E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam, nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin sotëm në aksin rrugor Paftal-Mbreshtan, në ish-Njësinë Administrative Sinjë. Një mjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e përroit” ndërsa zbriste nga fshati Mbreshtan dhe ka rënë në humnerë. Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë dhe repartin zjarrfikës. Pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar menjëherë skuadra e MZSH-së, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, duke e nisur atë drejt Spitalit Rajonal Berat. Sipas burimeve spitalore drejtuesi mjetit është duke marrë mjekime në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është e rëndë.…
Raketa ”Ariane 5” vendosi me sukses teleskopin hapësinor ”James Webb” në orbitë, të cilën do ta arrijë brenda një muaji, njoftoi drejtori i operacioneve të nisjes në Qendrën Hapësinore të Guajanës. “Teleskopi Webb u vendos suksesshëm”, deklaroi Jean-Luc Voyer nga qendra e kontrollit në Kourou. Faza e sipërme e raketës ”Ariane” lëshoi teleskopin pas 27 minutash fluturimi, i cili tani do të kërkojë rreth një muaj kohë për të arritur në vendin e tij të vëzhgimit, 1,5 milionë kilometra nga Toka. ”Ariane 5” u ngrit në kohë duke marrë instrumentin më të sofistikuar të vëzhgimit të Universit për të shkuar…
Nga Victor Mallet “Financial Times” Kur flet mbi betejën e mëparshme 5 vjet më parë midis politikanëve të qendrës së djathtë në Francë, Valérie Pécresse kujton fjalën e urtë të përdorur nga njëri prej atyre që ishte në kampin e humbësve:“Nëse dy qen zihen për një kockë, është qeni i tretë ai që shfaqet në skenë dhe e merr kockën!”. Vetë Pécresse sapo ka arritur një fitore të ngjashme në zgjedhjet e fundit paraprake brenda anëtarëve të partisë Les Républicains (Republikanët), duke mposhtur kandidatët që shiheshin gjerësisht favoritë si Michel Barnier, ish-negociatori i BE-së për Brexit, për të fituar nominimin…
Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Në vitin 2017, Bashaliu qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë.Policia i sekuestroi 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES. Ai u dënua në atë kohë për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe…
Barcelona është gati të rinovojë pamjen e saj sulmuese në janar dhe pas Ferran Torres, i cili do të shpallet në ditët në vijim si sulmuesi i ri, synon të mbyllë edhe me Edinson Cavanin, jashtë Manchester United. Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, sulmuesi ka gjetur gjithnjë e më pak hapësirë te Djajtë e Kuq, duke zgjedhur lamtumirën në muajin e parë të vitit. Barcelona i ka ofruar uruguaianit një kontratë një vit e gjysmë, por në të njëjtën kohë edhe Corinthians po shtyn për ish-bomberin e PSG-në, pasi ka vënë në pjatë një ofertë shumë të lartë ekonomike. Cavani…
Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sonte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike. “Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika. Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin…
Varianti i ri i virusit, Omicron është shndërruar në variantin dominues në Britaninë e Madhe. Në prag të Krishtlindjeve, rastet e Covid në Mbretërinë e Bashkuar u rritën në 121,371 në rritjen më të madhe ditore ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Simptomat e Omicron dihet se janë të ndryshme nga ato të varianteve të tjera të koronavirusit. Disa simptoma janë të njëjta ose shumë të ngjashme, të tilla si kolla e thatë, por njerëzit janë duke u udhëzuar të mbajnë një sy hapur për disa efekte që mund të duken të pazakonta. Një efekt i çuditshëm duket se po…