Rama ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.
Author: tirana
Për ditën e sotme (e martë, 28 dhjetor 2021), moti parashikohet me reshje thuajse në të gjithë Shqipërinë. Si pasoje e reshjeve që pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna, Vjosa dhe në Liqenin e Shkodrës. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Pas ditës së sotme, me dobësimin e reshjeve, prurjet pritet të pësojnë…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka vënë “vulën” përfundimit të bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Në një intervistë për A2CNN, Kryemadhi u shpreh se edhe PD dhe PS kërkuan që të eliminonin LSI nga skena politike, duke shtuar se të dyja palët i kishin bërë llogaritë gabim, duke përmendur numrin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Po ashtu, ajo u shpreh se në të ardhmen LSI do të luajë rol kryesor për të ruajtur balancën politike në vend, por nuk dha detaje të tjera. “Dua të theksoj se dëmin ne ia bëmë opozitës,…
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë me Merita Hakljan, në A2 CNN, tregoi pse vendosi që të rikthehet në skenën politike. “Historia ka dëshmuar se rikthimet janë suksese. Rikthimet janë një thirrje, jo dëshirë e një personi. Janë thirrje e mbështetësve apo shoqërisë. Thirrja nuk vjen nga hiçi, por nga një memorje që qytetarët e kanë të ruajtur, memorje që ngjall besim të madh që në rastin konkret, një rikthim i Sali Berishës do të jetë një sukses që do t’i bëjë ata të harrojnë edhe Sali Berishën e dytë. Duke thënë këto, gjithçka do të përcaktohet me votë, në…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një aktivitet të organizuar për festat e fundvitit, në një moment është ngjitur në skenë së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.
Genc Deromemaj, kryetari tashmë i shkarkuar nga Lulzim Basha i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, ka njoftuar mbrëmjen e sotme se PD Vlorë do të festojë ditëlindjen e saj të 31-të këtë të mërkurë. Në një postim në Facebook, Genc Deromemaj bëri me dije po ashtu se ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të marrë pjesë në këtë ditë festive për demokratët e Vlorës. Takimi do të mbahet në orën 12, pranë një hoteli në qytetin bregdetar. Rikujtojmë se Genc Deromemaj ishte një nga 12 krerët e degëve që u pozicionuan krah Sali Berishës në luftën e tij…
Britania e Madhe shënoi një ulje në shifrat e infektimit me Covid këtë të hënë pas rekordeve të njëpasnjëshme, por rastet mbeten të larta. Autoritetet Shëndetësore në vend raportuan 98,515 raste të reja teksa kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se nuk do të ketë kufizime të tjera përpara vitit të ri. Në Itali, në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19 dhe autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 142 jetë të humbura. 1126 pacientë po marrin kujdes spitalor në terapinë intensive teksa shtrimet në spitale vijojnë të rriten. Greqia shënoi rekord infektimesh me…
Policia portugeze ka goditur mafian shqiptare që operon në këtë vend. Autoritetet policore kanë sekuestruar një sasi droge me vlerë prej 34 milionë euro. Rrjeti i trafikut të përbërë nga shqiptarë u godit nga policia portugeze teksa po përgatitej për transportin e afro 7 tonë hashash nga Albufeira drejt Spanjës. Sipas mediave portugeze, kreu i bandës është një 44–vjeçar shqiptar që drejton një kompani kamionësh. Ai dhe gruaja e tij thuhet se përdorën pikën e transportit të kamionëve për të trafikuar drogë në vende të ndryshme të Evropës. Bregu i Algarve në Portugali përdorej si pikë shkarkimi e drogës që…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë intervistën e zakonshme të fundvitit duke bërë bilancin e plotë të aktiviteteve futbollistike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Nga kombëtarja, te polemikat Broja-Reja apo edhe futbolli vendas, Duka ka folur për gjithçka që ka ndodhur këtë vit dhe atë që pret për vitin 2022. “Vështirësia e krijuar nga pandemia, ndikoi jo pak në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në sport, pasi dihet që edhe aty protagonistë janë njerëzit, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga këto problematika dhe nuk arrijnë objektivat maksimalë që i kanë vënë vetes. Unë…
Dashi Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten. Demi Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura. Binjakët Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por…
Ilir Meta do të marrë për pak muaj drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti që ai vetë e ka krijuar. Këtë lajm e ka konfirmuar kryetarja aktuale e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjatë një aktiviteti i të organizuar për festat e fundvitit nga LSI, Kryemadhi tha se kjo parti po ecën drejt një sfide të re, ndërsa shtoi se Metës i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik. “U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam…
Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar 12 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese. Gjatë operacionit të koduar “Shtegtarët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Në pranga kanë rënë shtetasit Behar Allmuça, Klajdi Lila, Leonard Hoxha dhe Anderson Fidani. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan…