Author: tirana

Një studim i ri i kryer së fundmi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri i Covid mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj llojit të dukshëm më vdekjeprurës Delta. Ndërkohë një e dhënë e tillë akoma nuk është testuar përfundimisht nga shkencëtarët, ndërsa është zbuluar se pacientët që iu nënshtruan Covid-19 nga mutacioni ‘Omicron’ dhe veçanërisht ata që ishin vaksinuar kanë zhvilluar imunitet të shtuar ndaj Deltës. Analiza u fokusua në 33 raste të pacientëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar të infektuar me variantin Omicron në Afrikën e Jugut. Studiuesit zbuluan se 14 ditë pas infektimit, pacientët…

Read More

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ngritur alarmin se në të gjitha gjykatat po rritet ngarkesa e gjyqtarëve për shkak të largimeve nga Vetting-u. Llagami tha se për një gjyqtar sot mesatarja është 640 çështje, por në Administrativen e Apelit dhe tek Apelit Tiranë mesatarja shkon deri në 3 mijë. Ajo shtoi se kambana ka kohë që po bie dhe se ky shqetësim ka kohë që është ngritur. “Nëse i referohemi ngarkesës së gjyqtarëve për gjykatat në këtë vit mund të themi se kemi shkuar në një mesatare në 640 çështje për gjyqtar, pa përfshirë këtu dhe…

Read More

Nga Bahador Bahrami Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votën tuaj, dhe nga influencuesi në Tiktok që dëshiron që ju ta“pëlqeni”, videot e tyre kanë një gjë të përbashkët:ata janë duke garuar për vëmendjen tuaj. Për shkencëtarët – në psikologji, politikë dhe shkenca kompjuterike – të kuptuarit se si u tërheqim vëmendjen njerëzve është një sfidë e veçantë. Në një studim të fundit, ne zbuluam se ndikimi social kuptohet më së miri si një konkurrencë. Shpesh njerëzit e mendojnë ndikimin social si një marrëdhënie direkte midis ndikuesit dhe…

Read More

Një punonjës policie ka rënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Arrestimi i 54-vjeçarit u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike dhe psikologjike, në periudha të ndryshme prej disa vitesh. Gjithashtu dyshohet se punonjësi i policisë 54-vjeçaro A.T., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Sakaq mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar 54-vjeçari për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Informacion- Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në…

Read More

Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit vendor ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar ish-ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj ministrie. Denoncimi ka të bëjë me zbulimin e fakteve tronditëse për qarkullimin e medikamenteve bujqësore dhe veterinare kancerogjene në vend. Resuli tha se personat e kallëzuar për veprimet apo mosveprimet e tyre, në rastin më të mirë me mosushtrim të detyrës, por pse jo të gjitha institucionet në sinkron duke mos vepruar në përputhshmëri me ligjin konsiderohen si një grup i organizuar që ka sjellë pasoja…

Read More

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga publikimi i të dhënave të qytetarëve për pagat dhe targat e makinave. Nisur nga këto zhvillime, avokati Kujtim Cakrani, së bashku me kolegun e tij Arjon Besimaj, ka dorëzuar një padi në gjykatën e Tiranës lidhur me skandalin e publikimit të rrogave. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, avokati e ka konsideruar padinë si të nevojshme për të vendosur drejtësi pas skandalit të publikuar. Në padinë e dorëzuar përfshihet edhe ministria e Financave, AKSHI dhe institucine të tjera. Avokatët kanë kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror të shkaktuar nga nxjerrja e…

Read More

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve. Agjencia Federale e Punësimit dëshiron të marrë kundërmasa mbi të gjitha me trajnime të mëtejshme. Askush nuk duhet të humbasë nga jeta e punës, thotë kreu i autoriteteve të Nurembergut. Në luftën kundër mungesës së madhe të punëtorëve të kualifikuar në tregun gjerman të punës, ekspertët thonë se sa më shumë njerëz duhet të vazhdojnë të punojnë – përfshirë edhe ata me më pak kualifikime. “Është e rëndësishme që të fitojmë sa më shumë punëtorë potencial në Gjermani dhe të mos humbasim askënd”, tha kryetari i Agjencisë Federale të…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Jug të vendit, ku kësaj here ka qenë në Kolonjë. Meta ka qenë në Rehovë, Ersekë, një vend turistik dhe historik në Shqipëri, nga ku ka uruar për një ditë të mbarë. “Ju uroj një ditë të mbarë nga Rehova e mrekullueshme!”, shkruan Presidenti Meta përbri fotos së tij me sfond natyrën.

Read More

Franca ka vendosur që të vendosë masa më të ashpra kufizuese kundër pandemisë covid-19, kjo pas regjistrimit të rekordit të rasteve të reja dhe përhapjes së frikshme të variantit Omicron. Sipas vendimit që pritet të zyrtarizohet këto ditë, nga 3 janari, puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme për ata që kanë mundësi, ndërsa tubimet publike do të kufizohen në 2 mijë persona për organizimet në mjedis të mbyllur. Lajmi vjen në kohën kur Franca regjistroi mbi 100.000 raste me Covid-19 të shtunën, që është shifër rekord që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, kryeministri francez nuk vendosi për orë…

Read More

Ministri bavarez i Shëndetësisë, Klaus Holetschek, i ka bërë thirrje të gjitha partive politike, që në janar në Bundestag të miratojnë ligjin për vaksinim të obligueshëm të gjithë qytetarëve në luftën kundër coronavirusit. Holetschek, që aktualisht udhëheq konferencën për shëndetësi në të gjitha komunat e Gjermanisë, ka bërë të ditur se kjo është mënyra që të luftohet largimi masiv i punonjësve shëndetësorë. Ky ligj tashmë vlen për personelin mjekësor, ku është bërë i detyrueshëm vaksinimi por që pritet të hyjë në fuqi në mars të vitit të ardhshëm. E ata që punojnë nëpër shtëpi të pleqve “kanë një lloj ndjenje…

Read More