Këngëtarja e njohur Fifi krijoi afrimitet me Granit Canën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe tashmë që janë kthyer në jetën normale, vijojnë të komentohen nëse po lind dicka mes tyre. Këngtëtarja ka zgjedhur t’i japë fund zërave duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një shoqëri. “Atëherë, kam fiks një muaj që shoh lajme, taggs, komente, etj, etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin, jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam…
Author: tirana
Nga dita më e keqe te blerja më e çmendur- Arbana Osmani tregon Të gjithë i bëjmë bilancet tona në fund të vitit se si i kaluam 12 muaj, çfarë bëmë mirë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë. Vitet e fundit në Instagram është bërë trend që përdoruesit e kësaj media sociale përmes “Ask a question” të ndajnë me ndjekësit e tyre detaje përmes fotove të (pa)publikuara më parë rreth vitit që lëmë pas. Edhe Arbana Osmani e ka realizuar së fundmi me ndjekësit e saj në Instastory këtë sfidë, duke u treguar shumë e hapur dhe pa doreza.…
Kryeministri Edi Rama, shprehet se ndryshe nga vitet më parë ku banesat sociale ndaheshin me para apo me mik, tashmë ajo praktikë ka marrë fund. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Rama shkruan se çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, por edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik. Statusi: TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal…
“Big Brother VIP” në përgjithësi dhe historia Bora-Donald-Beatrix në veçanti i ka përfshirë të gjithë. Madje, edhe Aleksia Peleshi, e dashura e Romeo Veshaj, ndonëse ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. Së fundmi, Aleksia i është përgjigjur ndjekësve të saj në Instagram lidhur me Donaldin. Në një bisedë virtuale në Instastory dikush kritikonte aktorin duke e cilësuar si “tradhëtar”, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix. “Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet…
Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga fakti që ai e di shumë mirë se krizat që tani po e mbërthejnë atë vend, nuk ka gjasa të mbeten atje, shkruan Vance Serchuk* për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”. Megjithatë, nëse ka një histori shpresëdhënëse për të dalë nga fatkeqësia afgane e këtij viti, ajo mund të jetë në Ballkanin Perëndimor, një rajon që vetëm një gjeneratë më parë përjetoi një largim në masë refugjatësh, por që doli në ballë verën…
Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka filluar Festivali i Këngës ku 16 këngëtarë do të prezantojnë këngët e tyre. Ndërsa, në promon e “Big Brother VIP” për natën e spektaklit të sotëm u tha se Beatrix do të ketë befasinë më të madhe ndonjëherë nga ‘Vëllai i Madh’. “Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”, thuhej në promo. “Kryefjala.com”, raporton se bëhet fjalë për një lidhje direkte nga BigBrother VIP me Festivalin. Beatrix…
Dhjetëra qytetarë presin çdo ditë me orë të tëra nëpër qendrat shëndetësore të Tiranës për të kryer analizën për Covid-19 për të parë nëse janë të infektuar apo jo. Mungesa e testeve të Covid-19 është kthyer në një problem në Qendrat Shëndetësore në kryeqytet, duke bërë që çdo ditë aty të mblidhen një numër i madh qytetarësh dhe situata duket se rëndohet së tepërmi pas ditëve të pushimeve zyrtare, duke bërë që të ketë vonesa në shërbim. Ndërkohë, punonjësit e këtyre qendrave shëndetësore shprehen se nuk ka teste Covid-i, pasi e hanë ka qenë pushim. Nga ana e tyre, qytetarët…
Jo vetëm Scamacca, i cili është shihet si një investim i shpejtë dhe afat gjatë, në verë Juve pritet të futet fuqishëm në tregun e transferimeve. Sipas “Repubblica”, Dusan Vlahovic mbetet prioriteti kryesor për sulmin, por në kushtet ku i mungojnë paratë, janë të gatshëm të sakrifikojnë një yll. Matthaijs De Ligt pritet të largohet në fund të sezonit për 60-85 milionë euro, shumë kjo e cila do të investohet më pas për të transferuar Vlahovic.
Prej vitesh Premier League është dritarja e vetme e rëndësishme për tifozët në fund vit, por futbolli në ishull po përjeton një moment shumë të vështirë teksa është mbërthyer nga COVID-19. Shifrat e fundit që bëhen publike janë me të vërtetë shqetësuese: 103 persona, mes të cilëve lojtarë dhe anëtarë stafesh kanë rezultuar pozitiv vetëm në 6 ditët e fundit, nga 20 dhjetori deri në 26 dhjetor. Ky është një rekord i ri negativ, me rastet që shtohen gjithnjë e me shumë ditë pas dite. Drejtuesit e Ligës konfirmuan se janë kryer 15,186 teste për lojtarë dhe anëtarë stafesh, nga…
Aktorja hollivudiane, ka rrëfyer luftën me shëndetin e saj mendor ndërsa përpiqej të shkruante romanin e saj ‘Zonja Dalloway’, në vitin 2002. Aktorja Nicole Kidman për herë të parë ka treguar betejën me depresionin. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja ka luftuar me gjendjen e saj mendore ndërsa përpiqej të shkruante romanin e saj ‘Zonja Dalloway’ në fillmin e vitit 2002. Kidman rrëfehu se nuk e dinte ta përshkruante gjendjen e saj gjatë xhirimeve të filmit dramatik The Hours në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf. Gjatë filmit ajo duhet të hynte në rolin e një personazhi që…
Stilisti ndërkombëtar Valdrin Sahiti ka vendosur që mbrëmjen festive të 1 Janarit ta kthejë në një atmopsferë Glamour duke realizuar veshjet coustum made të të gjithë banorëve dhe duke i ofruar eksperiencën e famshme ndërkombëtare meet the designer.
“Washington Post” ka intervistuar disa afganë, të vendosur në vende të ndryshme të botës, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët. Mes intervistave që sjell prestigjiozja amerikane është edhe një familje afgane e strehuar në Shqipëri, përkatësisht në Lezhë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Miraq Popal, dhe familjen e tij, të cilët siç shprehen për “Washington Post”, zgjohen çdo ditë në Shqipëri me sytë nga deti. “Unë jam me fat”, thotë Popal, “të paktën kam mundur të largohem dhe shpresoj të filloj një jetë të re”. Në shkrim, “Washington Post” shkruan se Shqipëria po strehon përkohësisht 2400 afganë që ikën…