Author: tirana

Presidenti Erdogan pret Kryeparlamentaren Nikolla: “Së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Kurbin.” Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, një pritje të ngrohtë i rezervoi Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, edhe Presidenti i Republikës, z. Recep Tayyip Erdogan, Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “Për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në…

Read More

Një 64-vjeçare, e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë parà. E moshuara e mbajti të riun për disa muaj në hotel. Ai jetonte në Zvicër, por me origjinë nga Kosova. I riu i kishte hyrë aq në zemër të moshuarës, sa u kujdes për të edhe kur ai u infektua nga Covid-19. Çështja e denoncuar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko-financiar, tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që…

Read More

Këngëtarja Semi Jaupaj ka trembur ndjekësit e saj me një foto të postuar së fundmi. Ajo duket e ënjtur dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar: Është ok të mos jesh mirë. Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në BBVA, ku u përfol shumë për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn brenda shtëpisë. Shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani ka uruar festat pak ditë më parë me disa foto të publikuara ku…

Read More

Nëse keni bërë plane për të udhëtuar jashtë vendit dhe akoma nuk jeni përditësuar me masat që kanë marrë vendet e huaja për udhëtarët, jeni duke lexuar artikullin e duhur. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, ka vënë në dispozicion një hartë në të cilën mund të zgjidhet shteti përkatës që një qytetar po kërkon informacione dhe mund të njihet me masat në fuqi. Ministria ka publikuar edhe një listë të dhënash për kriteret e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit. Njoftimi i…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht çertifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania. Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i çertifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe…

Read More

Analisti dhe eksponenti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, u shpreh se kjo forcë politike ka burime të shumta njerëzore, dhe shumë herë më të mirë sipas tij se kreu aktual Lulzim Basha. Komentet ai i bëri në studion e ABC Live ku ishte i ftuar për të komentuar zhvillimet në selinë blu. Mustafaj tha se si pjese komisionit të verifikimit të kandidatëve ka parë mijëra CV. Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha. “Nëse nisemi nga faktet satutore Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për…

Read More

Ambasade gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishme lidhur me vizat. Selia diplomatike, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën të ditur se do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. “Sektori i Vizave informon se duke filluar nga ❗01.01.2022 ❗ do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria „Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian“ u mundëson aplikuesve që synojnë bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjermanë dhe europianë lënien e nje takimi më tëe shpejtë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Read More

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo punon, Top Channel, Ben Blushin. Në një story në Instagram Arbana ka treguar bisedën e zhvilluar me Blushin ku ai e përgëzon moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij. “Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”, shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother. “Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,” i përgjgjet Osmani. “Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,” vijon…

Read More

Prej sot në pikën kufitare të Morinës është vendosur një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit për qytetarët që kthehen nga shtetet e perëndimit për festat e fundvitit. Ndërsa Kosova ka ngritur edhe një qendër vaksinimi, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që ta kryejë këtë proces në kufi e për të shmangur kthimet e tyre për shkak të mungesës së pasaportës së vaksinimit. Paraditja e sotme ka shënuar fluks të lartë lëvizjesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, por jo radhë të gjata, kjo për shkak të masave lehtësuese gjatë kontrollit nga policia kufitare, e cila…

Read More

Dashi Falë ndikimit të Hënës, gjithçka në aspektin e dashurisë do të shkojë më mirë se kurrë. Në punë, bëni kujdes nga disa persona që shfaqen nga e shkuara dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me ju. Demi Kjo ditë e bukur ju fton të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Në punë, nëse keni kontakt me publikun, mund të keni pasur tension por dalëngadalë do ia dilni të zgjidhni çdo gjë. Binjakët Edhe tek ju, Hëna do të sjellë emocione të bukura, të cilat do i përjetoni me partnerin/ partneren ose dikë që pëlqeni. Në punë projektet tuaja…

Read More

Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK një gjyqtare të shkarkuar dy muaj më parë nga vettingu. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilësoi rast skandaloz, të turpshëm të abuzimit me detyrën e lartë të gjykatësit, çështjen e gjyqtares, e cila sipas tij ka bllokuar një investim madhor me vendimmarrjen e saj. Bëhet fjalë për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila u shkarkuar javën e fundit të tetorit nga KPK. “Jam sot këtu për të bërë publik një kallëzim që sot do ta depozitojmë në SPAK për një vendimmarrje të një gjykatëseje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke penguar një investim…

Read More

Deputeti Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit nga grupi i punës së FRPD për hapjen e fushatës për anëtarësimet e reja. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ , Këlliçi sqaron se Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 nëntor të këtij viti dhe se çdo manovër tjetër për të kapur këtë institucion është e kotë. Gjithashtu ai thekson se asnjë institucion nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim, ndërsa shton se ka vetëm një FRPD dhe se ajo është në anën e duhur të historisë. Reagimi i plotë: Sqarim për demokratët dhe opinionin publik Në vazhdimësi të shkeljeve…

Read More