Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike. “Kemi arritur të sigurojmë 3600 megavat ore energji për 31 dhjetorin dhe 4080 megavat ore për 1 janarin 2022 qe do te jepen ne formën e deponimit pa efekt financiar për Kosovën”, tha ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Author: tirana
Ai mund të shkaktojë diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe sëmundje të veshkave. Në këtë artikull do të mësoni se si të ulni tensionin nëpërmjet 6 hapave të thjeshtë. Ndryshimet E Vogla Që Luajnë Rol Të Madh Në Uljen E Tensionit Ulja e tensionit të lartë nuk kërkon ndryshime madhore në stilin e jetesës. Mjaftojnë hapa të vegjël për arritje të mëdha për këtë mision të rëndësishëm për shëndetin. Humbisni në Peshë Deri më tani, ekspertë thonë se rënia nga pesha është hapi më efikas për uljen e tensionit të gjakut. Sipas ekspertëve, edhe humbja e 2…
Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 21.657 qytetarë. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 60 qytetarë. Kujtohet se dje, të hënën, më 27 dhjetor, janë shpallur 9284 raste dhe 66 të vdekur, ndërsa me intubacion janë trajtuar 629 pacientë. Janë kryer 95,147 teste, me një pozitivitet prej 9,76%. Një javë më parë, të martën, më 21 dhjetor, u raportuan 6424 raste dhe 77 të vdekur, ndërsa me…
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë. Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Emigrantëve që iu skadon leja e qëndrimi në datën 31 dhjetor 2021, do t’u shtyhet leja e qëndrimit deri më 30 mars 2022. Lajmi është bërë me dije nga gazetari shqiptar në Athinë Shpëtim Zinxhiria. Postimi i plotë i Shpëtim Zinxhirisë: Ku po shkojmë, 30 vite ankth dhe shqetësimë për të qenë të ligjshëm. Nuk ka më vend për dinjitet por? Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021. Mësohet se…
Procesi I Vetting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve po shkakton efekte dramatike në sistemin e drejtësisë. Shifrat e publikuara nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, zbardhin numrin e madh të shkarkimeve dhe dorëheqjeve, të cilat kanë boshatisur gjykatat e prokuroritë. Në raportin e sapopublikuar mbi aktivitetin e nisur tre vite më parë, Komisioni bën me dije se vetëm 185 gjyqtarë, prokurorë e ndihmës ligjorë kanë arritur t’I mbijetojnë procesit të rivlerësimit. Sipas raportit, Komisioni i Pavarur i Kualikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 30 nëntor 2021 ka dhënë 470 vendime. 185 vendime për…
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Durrësi ku mori pjesë në një aktivitet për 31-vjetorin e themelimit të PD-së u shpreh se koha e Lulzim Bashës mbaroi dhe se tashmë do të fillojë një erë e re për opozitën shqiptare me objektiv largimin e qeverisë “Rama 3”. “Forcat që përmbysën diktaturat nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi. Kjo nuk ndodhi me PD-në. Ajo kishte periudha shumë herë më të vështira sesa motrat e saj në vendet ish-komuniste, që mund të përfundonte në arkivat e historisë. Opozita sot ndodhet në gjendje agonie. Sot unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve, se raporti…
Dashi Personat e kësaj shenje nuk rekomandohet të mendojnë rreth asaj çfarë i pret sot. Në prag të Vitit të Ri duhet të shmangni dyshimet, frikën apo shqetësimet rreth çështjeve të caktuara. Përpiquni ta kaloni sa më bukur festën e fundvitit dhe mendoni rreth pushimeve që mund të realizoni. Demi Demat mund të marrin një telefonatë të papritur. Ka gjasa t’ju Horoskopi ditor, e Mërkurë 29 Dhjetor 2021 një ofertë në lidhje e punën. Mos u nxitoni të jepni përgjigje menjëherë. Ju duhet patjetër kohë për të kuptuar situatën. Mund të keni surpriza edhe në jetën personale. Binjakët Bëni shumë…
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka “thumbuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili mungoi në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e masave të kufizimit të energjisë elektrike. Nga foltorja e Kuvendit, me ironi, ai u shpreh se më shumë për krizën energjitike në Kosovë shqetësohet Edi Rama sesa Kurti. “Edi Rama më shumë po interesohet për krizën energjetike në Kosovë sesa Albin Kurti, i cili as nuk ka ardhur në seancë”, deklaroi Tahiri. Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë. Ai ka kërkuar nga Ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike…
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar godinën e bashkisë së Kurbinit, teksa ishte atje për shpërndarjen e 500 shtëpive të reja të ndërtuara për familjet të cilat i humbën gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. “Shiko godinën e bashkisë, atë bashki nuk e sheh dot në ëndërr as Lali Eri. Do të jetë bashkia më e bukur. Kur bëhet diçka e re, është mundësia që bëhet më e mirë se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Bashkia më e bukur dhe funksionale ajo e Kurbinit”, tha Rama.
Trefishihen rastet me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit. Nga 4384 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë, kurse dje u raportuna 168 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH bën me dije se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga…
Nga Gëzim Kabashi Beniamini, i cili punon si magazine në portin e peshkimit në Durrës, ka vënë re prej kohësh se gjatë gjuetisë, në rrjeta bien mjaft peshq, të cilët para disa vitesh nuk njiheshin thuajse fare. “Nga ana tjetër, mjaft nga speciet e bregdetit tonë kanë nisur të mungojnë – tha Beniamini për BIRN, ndërsa shtoi se klientët tanë si restorante apo resorte e konsiderojnë këtë si një dukuri negative”. Duke sjellë si shembull karkalecin e detit, ai shtoi se “tashmë afro 80 përqind të sasisë së peshkuar i takojnë karkalecëve “të huaj”, që kanë mbërritur vonë në ujrat…