Author: tirana

Nicole Kidman ka folur për herë të parë për betejën e saj të ashpër me depresionin gjatë xhirimeve të filmit dramatik “The Hours” në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf. Ylli 54-vjeçar mori rolin menjëherë pas divorcit të saj nga Tom Cruise në 2001 dhe pranoi se ishte identifikuar me Virginia Woolf dhe natyrën e saj vetëvrasëse, pasi ajo ishte mjaft e ndjeshme në atë kohë. “The Hours” paraqiste betejat e shëndetit mendor të autores së famshme, Virginia Woolf, ndërsa shkruante Zonja DalloWay, si dhe vetëvrasjen e saj duke u mbytur në lumin Ouse në 1941 – një…

Read More

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët, larg banesës së tij. Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se, i moshuari është vetëvarur në një shtyllë, ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit. Policia thotë se nga deklarimet e familjarëve rezulton që i moshuari vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. “Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.…

Read More

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP për një surprizë që do t’i bëhet. Ajo do të përjetojë një nga surprizat që i është bërë ndonjëherë një banori në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Beatrix do të shkojë në Pallatin e Kongreseve, ku sonte do të performojë vëllai i saj Alban Ramosaj.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha i ankohej ambasadores amerikane Yuri Kim se “çdo gjë në PD e kontrollon Berisha”. Ai shtoi se ka pasur burime të mëvonshme që Basha ka bërë denoncimin për çështjen e ‘non grata’-s dhe se vendimi për përjashtimin e tij u mor pa asnjë fakt dhe dokument. “Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim që ‘çdo gjë në PD e kontrollon Berisha’. Gjer në atë shkallë arriti sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon, sepse kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues. Përpos kësaj,…

Read More

Deputeti dhe ish-ministri Brendshëm, Flamur Noka, ka guxuar pak si tepër. Ai thotë që “nëse më 5 janar (2022), deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqësor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me referendum”. Pra, data 8 janar, sipas ish-ministrit të Brendshëm, do jetë dita kur demokratët marrin selinë blu në duart e tyre, pavarësisht se Roland…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se ai e kaluar Covidin dhe ka bërë dy vaksina. Ai tha se ai i konsideron si një mrekulli vaksinat, por shtoi se shumë persona e konsiderojnë vaksinën një agresor të rrezikshëm. “Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Jam një njeri që bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike të detyrimit për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit”, tha Berisha në “Ora News”.

Read More

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike. Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike mes dy shteteve, njofton Klankosova.tv. “Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e kryeministrit Edi Rama! Faleminderit kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës,…

Read More

Nga të gjitha perandoritë që u ngritën dhe lulëzuan në histori, 5 prej tyre janë më të fuqishmet. Por cilat janë ato? Dhe si është e mundur të zgjidhen pesë perandori nga qindra që kanë lulëzuar gjatë pesë mijë viteve të fundit? Por e vërteta është se çdo shpjegim për “pesë perandoritë më të fuqishme” do të jetë gjithmonë subjektiv, sepse të gjitha perandoritë ishin të lavdishme dhe kishin ndikim në mënyrën e tyre. Por ka disa perandori që ishin kaq të fuqishme, të mëdha dhe më me ndikim në në histori, saqë meritojnë të quhen më të mëdhatë, pavarësisht…

Read More

Dashi Ish-at e tu i merr malli menjëherë për ty! Që nga momenti që s’jeni më bashkë, ata e kuptojnë sa shumë kanë humbur.Ti je lideri/ja e lindur edhe në marrëdhëniet romantike. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Brenda 24 orëve të para del me dikë tjetër. Çfarë të presësh në fund të fundit? Gjëja që i mungon më shumë atyre nga ty: Takimet spontane, planet e minutës së fundit që rezultonin të ishin ditët më të bukura të jetës! Demi Ti ke shumë llogjikë në gjërat që thua dhe bën, prandaj që nga momenti i parë që e…

Read More

Autoritet në Nju Jork po u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmjët pasi ka patur një rritje shqetësuese të fëmijëve të prekur me koronavirus të cilët po shtrohen në spital. Numri i tyre është katërfishuar që nga fillimi i dhjetorit. Ndonëse niveli i vaksinimit mes të rriturve është i lartë në Nju Jork, ai i fëmijëve është shumë i ulët. Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë në shtetin e Nju Jorkut thanë se rritja së fundmi me katërfish e shtrimeve në spital të fëmijëve, e cila nisi prej 5 dhjetorit, ishte e përqendruar në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth,…

Read More

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, mes shumë polemikash, kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, deri më tani kishim parë vetëm anën e bukur të këtoj raporti, por së fundmi kanë nisur dhe zënkat mes tyre. Donaldi ka shprehur habinë e tij me ndryshimin e mood-it të Beatrix. Ajo iu afrua, e teksa aktori qëndronte i heshtur, këngëtarja e pyeti: “A do të rrish vetëm?”, por më pas qëndroi, në tentativë për të qartësuar situatën. “Ti zgjohesh kështu e them çfarë ndodhi?”,…

Read More

“Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që themeloi, LSI”, ishte kjo deklaratë e nënkryetares së LSI Kejdi Mehmetaj në “Studio Live”. Ajo tha se presidenti do të rikthehet në LSI pas përfundimit të mandatit të tij në korrik të vitit 2022, ndërsa theksoi se çdokush që aspiron të jetë në krye të LSI do të duhet të kalojë në zgjedhje. “Mandati i presidentit mbaron në korrik të vitit të ardshëm dhe Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që ai themeloi në LSI. Kushdo që do të vijë në LSI dhe…

Read More