Author: tirana

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi tregon sesi ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentat e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentat e as shuma nuk u kthye mbrapsht. Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u…

Read More

Finalizohet operacioni i koduar ‘Baldushku’ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sipas policisë në pranga ka rënë 25-vjeçari N.S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit I. Sh., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një…

Read More

Skandali me publikimin e të dhënave personave, si pagat dhe targat, të më shumë se 600 mijë shqiptarëve, nuk janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kështu deklaroi sot kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili theksoi se ky institucion vepron mbi bazë të kompetencave. Sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim. “SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet…

Read More

Qeveria po bën gati projektligjin për të kaluar në duart e privatit platformën online e-Albania ku janë të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve. Burime për News24 thonë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat. Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur “dg tech”, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të së Informacionit. Kjo shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut…

Read More

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin grek të Kretës. Sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ishte 15 km larg fshatit Pyrgos, në një thellësi 20 km në det. Për momentin, nuk raportohen persona të lënduar apo dëme, ndërkohë që pak ditë më parë Kreta u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 Rihter.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të përbashkët vjetore, ku kanë bërë një përmbledhje të punës së tyre për këtë vit që po lëmë pas. Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar ditën e djeshme është tejet komplekse për punën e magjistratit. “Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e…

Read More

Qytetarët kinezë kanë hedhur kritika në internet kundër ambicieve hapësinore të miliarderit dhe themeluesit të Teslas, Elon Musk, të hënën pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor u detyrua të ndërmarrë veprime evazive për të shmangur përplasjen me satelitët e nisur nga programi Starlink i Musk. Satelitët nga Starlink Internet Services, një divizion i kompanisë së hapësirës ajrore të Musk, SpaceX, patën dy “takime të ngushta” me stacionin hapësinor kinez më 1 korrik dhe 21 tetor, sipas një dokumenti të dorëzuar nga Kina në fillim të këtij muaji në hapësirën e OKB-së. “Për arsye sigurie, Stacioni Hapësinor i…

Read More

Banorja e shtëpisë së famshmme ka befasuar me deklaratën e saj. Teksa bisedonin në punatën sonte, ajo tha nuk i nevojiten paratë. “Unë i kam 100 mijë euro, këtu kam ardhur për eksperiencë”, tha Antonela e cila edhe befasoi me deklaratën. Ndryshe, gjithashtu e cilësoi vetën e saj si provokative duke thënë se ka lindur e tillë. Kujtojmë se, Antonela është e nominuar sonte dhe nuk dihet se a do e lë shtëpinë. Theksojmë se, bashkë me Antonelën janë të nominuar edhe Meridiani dhe Iliri.

Read More

Policia e Beratit ka arrestuar një 37-vjeçar të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2 kilogramë kanabis sativa. 37-vjeçari me iniciale O.GJ është vënë nën hetim me akuzat për prodhim dhe vjedhje narkotikësh. Policia njofton se në vendin e quajtur “Rruga e Potomit”, Skrapar, kanë ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin O. Gj., 37 vjeç, banues në Krast, Skrapar. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë e dyshuar si kanabis.

Read More

Një aksion i madh antidrogë po zhvillohet në Kakavijë nga Policia Kufitare, Frontex dhe specialistët e Narkotikëve, ku deri më tani janë sekuestruar 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Policia njofton se vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve, të cilët kanë mundur të largohen nëpër pyll, duke përfituar edhe nga moti i keq me shi dhe mjegull. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e trafive të paligjshme,…

Read More

Nga Andrea Walton Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi. Në këtë moment ekzistojnë në fakt 2 pandemi paralele:e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike. Falimentimet e bizneseve, pushimet nga puna, krizat, ëndrrat e…

Read More