Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Maxhoranca bën gati draftin për mbrojtjen e të dhënave personale, e-albania kalon në duart e privatit

11:25 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 3 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria po bën gati projektligjin për të kaluar në duart e privatit platformën online e-Albania ku janë të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve. Burime për News24 thonë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat.

Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur “dg tech”, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të së Informacionit. Kjo shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes. Në draft përcaktohet se deri në 49 për qind e aksioneve do të kalojnë te privati dhe pjesa tjetër do t’i mbetet shtetit. Një tjetër pikë e projektligjit është dhe vendosja e pagesave për një sërë shërbimesh po ashtu dhe kompanitë që kërkojnë të ripërdorin të dhënat do të duhet të paguajnë faturën përkatëse që sipas projektligjit do të jetë e arsyeshme.

Projektligji parashikon sanksione administrative të njëjta me ato të parashikuara në Rregullohen e Përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të zbatuara në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së të cilat variojnë nga 1.000.000.000 lekë deri në 2 000 000 000 lekë, ose në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë.

Ky Projektligj përmban disa risi të rëndësishme pasi forcon pozitën e qytetarit nëpërmjet të drejtave të reja të parashikuara në favor të tij siç është transferueshmërisë së të dhënave.

Projektligji vjen në kohën kur përmes aplikacionit “whatsupp” janë publikuar të dhëna personale të shqiptarëve duke nisur nga numri i identitetit, vendi i punës, paga mujore, numri i celularit, pronësia e automjetit, adresa e banesës madje dhe përkatësia politike.
Për këtë çështje, SPAK ka nisur hetimet duke bllokuar serverat e AKSH-it, por dhe duke marrë në pyetje punonjësit që kanë akses në të dhënat e publikuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.