Author: tirana

Vajza e ministrit të Mbrotjes, Aleksia Peleshi është shuma aktive në rrjetet sociale dhe nuk “ia përton” ndjekësve. Së fundmi një koment kundër kunatit të saj, Donaldit e ka bërë atë t’i kthejë përgjigje njërit prej ndjekësve të saj. “Ai kunati jot Donaldi është tradhtar. Turp për atë që bëri. Ndahu dhe ti të lutem”, i ka shkruar ai. Aleksia ka reaguar menjëherë, ndërsa ka treguar se personi që i ka dërguar këtë mesazh ka foto me nusen në profil, por i shkruan asaj vazhdimisht “shpirt e zemër”. “Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10…

Read More

Një ditë pasi humbi jetën elektriçisti që punonte në linjën elektrike në Memaliaj, është arrestuar drejtuesi i punimeve të OSSH-së në këtë zonë. Policia njofton se në pranga ka rënë 51-vjeçari me iniciale A.Zh. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çërrilë në Memaliaj. Agron Manaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Pavarësisht se u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ai nuk arriti të mbijetonte. Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në…

Read More

Dy gra, nëna dhe vajza, përkatësisht 71 dhe 48 vjeç, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Sesto San Giovanni, pranë Milanos. Zbulimi dramatik është bërë të hënën nga karabinierët, pas denoncimit të disa të njohurve që kishin tentuar t’i telefononin dy gratë për urimin e Krishtlindjes pa mundur të kontaktonin. Mësohet se 71-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, veçanërisht në ecje. Prokuroria e Monzës ka hetuar rastin dhe ka urdhëruar autopsinë për të zbardhur shkaqet e vdekjes. E bija la një ditar me dëshirat e saj dhe historinë e ditëve të fundit të jetës së saj të shkruar, duke filluar…

Read More

Gentian Zenelaj është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ai është një artist i përmbushur në shumë dimensione. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Genti tregoi se mes filmit dhe teatrit, zgjedh gjithmonë këtë të fundit. Madje, deklaroi se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, pasi në Shqipëri nuk investohet për aktorin. “Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr,…

Read More

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar. Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.

Read More

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar punën hetimore, me qëlim zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen,…

Read More

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshortet. Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave. Arjana Manreka, psikologe, pohon për Monitor se, në vendin tonë…

Read More

Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Mëngjesin e kësaj të mërkure një tërmet me magnitudë 5.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Kretë. Mediat vendase bëjnë me dije se sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë t 37 kilometra në jugperëndim të Arbit me një thellësi prej 45 km. Ndërkohë mësohet se tërmeti ka qenë intensiv dhe ka zgjatur disa sekonda, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në disa pjesë të Egjiptit.

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një thirrje për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Read More

Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit. Terapia me avullThithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut. Kollitja e kontrolluarKollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri. Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:Uluni në një karrige me shpatulla të…

Read More

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi tregoi si ka rënë pre e mashtrimit nga shtetasi Fisnik Syla. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentet e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentet e as shuma nuk u kthye mbrapsht. Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u njoh im…

Read More

Ish-ylli i futbollit, Ronaldinho, i cili ka veshur edhe fanellën e PSG-së në karrierën e tij, ka folur për faqen zyrtare të klubit francez, duke u ndalur tek e ardhmja e Mbappe: “Sot PSG është një pikë referimi e futbollit botëror për klubet. “Mbappé është i ri, por tashmë ka një karrierë të jashtëzakonshme. I mungon Liga e Kampionëve, do të ishte e mrekullueshme nëse do ta fitonte me fanellën e PSG-së. E ardhmja e tij? Të gjithë duan të luajnë te PSG, më të mirët në botë janë tashmë aty. PSG është klubi më i mirë në botë, mund…

Read More