Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar godinën e bashkisë së Kurbinit, teksa ishte atje për shpërndarjen e 500 shtëpive të reja të ndërtuara për familjet të cilat i humbën gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Shiko godinën e bashkisë, atë bashki nuk e sheh dot në ëndërr as Lali Eri. Do të jetë bashkia më e bukur. Kur bëhet diçka e re, është mundësia që bëhet më e mirë se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Bashkia më e bukur dhe funksionale ajo e Kurbinit”, tha Rama.
