Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po shikohet mundësia për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë energjia gjatë dy ditëve të festave të fundvitit. “Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi! Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapësirën e komenteve me ndjekësit e tij skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si pagat e targat e makinave. Sipas shefit të qeverisë, përgjegjësit e rrjedhjes së këtyre të dhënave, duhet t’i gjejë drejtësia dhe të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi. “Pergjegjesit duhet t’i gjeje drejtesia dhe t’i ndeshkoje sipas ligjit. Uroj qe prokuroria te zbardhe sa me shpejt rrjedhen e ngjarjes dhe autoret e krimit”, shkruan Rama. Ndërkohë për pagat e larta Rama thotë se ata qytetarë që kanë këto rroga, taksohen sipas ligjit. Problem thotë Rama mbeten të ardhurat…
Dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ Iliri dhe Monika kanë diskutuar për emrin e banorit që rrezikon të largohet sot nga shtëpia. “Unë mendoj se del Antonela, Meridiani i duhet akoma shtëpisë”, tha Monika. “Po dhe unë ashtu mendoj,nuk është ai i ditëve të para, me të mund të bësh një muhabet, kur ka diçka direkt ta thotë”, u shpreh Iliri.
Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Holandës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin Mirand Abazi, 22 vjeç, banues në Belgjikë. Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagon nga selia blu për skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve. Tabaku e cilësoi publikimin e pagave si pjesë të skemës së patronazhistëve, me të cilët sipas saj, u vodhën zgjedhjet e 25 prillit. Sipas deputetes demokrate, skandali me pagat ekspozon “kalbësirën sistemit putinist të Edi Ramës, ku taksat e qytetarëve përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe inceneratorëve”. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, JORIDA TABAKU Skandali i vjedhjes dhe i publikimi të të dhënave të 640 mijë qytetarëve, ka bërë që e keqja të trokasë te…
Në një deklaratë për mediat grupi i punës për zgjedhjet në FRPD ka dhënë detaje për këtë proces. Oriela Nebiaj tha se zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore dhe synohet freskimi i veprimtarisë së forumit rinor në PD. “Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së.”,…
Gjykata e Posaçme dënoi me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të një grupi kriminal. Lelaj ishte në gjykim për rastin e trafikut të 2.5 ton kanabis të kapur në Portin e Durrësit vite më parë. Lelaj ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”.
Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e medias nga Rusia. Publicisti dhe gazetari rus, Yegor Prosvirnin, është gjetur i vdekur në qendër të Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga politikani Roman Yuneman, duke cituar bashkëshorten e Prosvirnin. “Të dhënat e shqiptarëve në duart e kriminelëve”/ Kryeministri Rama zbulon marrëveshjen që po përgatisin me SHBA-në dhe bën deklaratën e fortë: Mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit! Kush do dalë sot nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’? Iliri dhe Monika e thonë troç (EMRI) “Rri mor urtë të kam thënë”/ Gazetari i njohur e paralajmëron publikisht,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku dy punonjës të OSHEE-së kanë qenë duke punuar për riparimin e një defekti kur kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, punonjësi me inicialet A. M., 54 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 55-vjeçari me inicialet A. H., ka dëmtime të lehta. “Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me…
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, foli për vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin, duke thënë se prokurorëve iu është kërkuar që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda dhe të bashkëveprojnë me SPAK-un. “Prokurorët kanë pasur mbështetjen të veprojnë në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave, jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe strukturave të Policisë së Shtetit. Me gjithë vështirësitë që kemi sot për sa i përket përballimit të ngarkesës, mesazhi që iu është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim të një niveli…
Një skandal ka ndodhur ditët e fundit në vendin tonë me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Lidhur me këtë skandal ka nisur edhe marrja e masave konkrete ndaj disa personave. Me anë të një shkrese zyrtare bëhet me dije se janë pezulluar nga detyra punonjës në disa sektorë të…
Miqtë tanë janë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në jetën tonë pasi janë ata që ne zgjedhim dhe që na qëndrojnë pranë, në momentet tona të vështira dhe të këndshme.Ata janë njerëzit tanë që na kuptojnë pa u shpjeguar shumë. Me ta ne ndajmë gjithçka: të lehtat, të vështirat, gëzimet dhe hidhërimet tona. Një mik është dikush që është gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur, për t’ju dëgjuar dhe për t’ju këshilluar, pavarësisht nëse flisni çdo ditë apo takoheni shpesh. Është ai që ju njeh më mirë se kushdo dhe do t’ju falë edhe nëse keni bërë një gabim.…