Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zgjedhjet në FRPD, grupi i punës: Do ripërtërijmë forumin rinor

13:13 / December 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frpd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një deklaratë për mediat grupi i punës për zgjedhjet në FRPD ka dhënë detaje për këtë proces. Oriela Nebiaj tha se zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore dhe synohet freskimi i veprimtarisë së forumit rinor në PD.

“Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së.”, u shpreh Nebiaj.

Fushata është hapur menjëherë nga sot dhe do të zgjasë deri më 10 shkurt 2022.

“Në mbështetje të Nenit 46 Pika 2, Neni 58 Pika 1 dhe 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në zbatim të urdhërit nr 133 dt. 05.11.2021 të kryetarit të PDSH, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD, Grupi Qëndror i punës udhëzon:
Nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit te vlerave që mbrojnë interesat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

1- Objektivat

Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së.

2 – Fushata e anëtarësive

Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.
Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpëmjet aplikimeve:
1.Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në [email protected].

3 – Kriteret për kandidaturat

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal tip që i bashëkëngjitet këtij udhëzimi shoqëruar me kopje të vërtetuara të dokumentave dëshmuese si dhe një Letër Motivimi, jo më shumë se 500 fjalë.

-Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
-Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale)
-Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
-Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
-Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.