Author: tirana

Mbrëmja e djeshme rezultoi tragjike për 24-vjeçarin Kristian Margjunin në Lezhë. Ai pësoi një aksident tragjik teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, së bashku me të fejuarën e vëllait. Përplasja e fortë me murin bëri që të dy të humbnin jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Dy të rinjtë ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë, të afërmit e 24-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. Ata kanë vendosur në profilin e tyre në facebook shiritin e zi dhe luten që shpirti i dy të rinjve të prehet në paqe.

Read More

Zv/ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë i është përgjigjur Turqisë pas retorikës së fortë të Ankarasë me kërcënime të forta dhe të hapura në javët e fundit. Nicholas Hardalias u shpreh nga ishulli Kastellorizo, që është bërë “mollë” sherri mes dy vendeve, se ushtria greke është në gatishmëri në çdo moment. “Këtu nga Kastellorizo ​​e largët, pranë oficerëve dhe rekrutëve të Forcave të Armatosura, punojmë për paqen, mbrojmë vendin tonë dhe mbi çdo gjë tjetër, përballë retorikës agresive, arrogante, përgjigjemi me maturi, përgjigjemi me qetësi. Ne e bëjmë të qartë se burrat dhe gratë e Forcave të Armatosura mbeten të…

Read More

Ditën e sotme, janë mbyllur hetimet për vrasjen e shtetasit Behar Sofia, 66 vjeç, i cili u ekzekutua në 25 shkurt të këtij viti. Sipas hetimeve të policisë, personi i cili ka qenë bashkëautori i vrasjes së 66 vjeçarit, është 45 vjeçari Bujar Leza i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Fushë Krujës për veprën penale “Dhunë në familje”. Kujtojmë që Behar Sofia i cili njihej si “padron droge”, u ekzekutua me armë zjarri nga Ernest Shyti pranë piramidës. Njoftimi i Plotë: DVP Tiranë Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më…

Read More

Si një nga shërbimet më të njohura të mesazheve të koduara në botë, WhatsApp u ofron përdoruesve të saj shumë opsione të mira të privatësisë. Megjithëse nuk është i përsosur, kriptimi që përdor mbron mesazhet që ju dërgoni te kontaktet tuaja nga kushdo jashtë një bisede. Por, çka nëse dëshironi më shumë privatësi edhe nga kontaktet tuaja? Me statuset e drejtpërdrejta, njoftimet e “typing” dhe cilësimet “last seen”, WhatsApp nuk i mban saktësisht aktivitetet tuaja të fshehura nga kontaktet tuaja. Megjithatë, ka hapa që mund të ndërmerrni për t’i mbajtur lëvizjet tuaja të fshehta, të cilat janë perfekte për të…

Read More

Ardit Ago, me profesion inxhinier informatik, i punësuar prej 5 vitesh në një nga kompanitë më të mëdha të ofrimit të shërbimit IT për tregun e huaj, prej disa muajsh është duke punuar ‘remote’ (nga shtëpia). Arsyeja pse ai ka zgjedhur të vijojë punën nga shtëpia është për shkak të përfitimeve, si ulja e shpenzimeve dhe organizimi i kohës për të qëndruar më pranë familjes. Kompania ku ai është i punësuar vazhdon të zbatojë punën në distancë, e nisur që në periudhën e karantinës. “Kam zgjedhur të vazhdoj të punoj nga shtëpia për të shmangur kostot e larta, që nga…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në faqen e tij në Facebook pas publikimit të lajmit që certifikata e kontrollit teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Një pjesë e qytetarëve i kanë kërkuar të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave. Një tjetër qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeministrin “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”. Edi Rama i përgjigjet duke…

Read More

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron muajt e fundit në botë ka bërë që shumë kryeqytete botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve. Në Nju York festimet do të jenë të kufizuara dhe qytetarët duhet që të përdorin maska. Evropa është një ndër vendet që ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të të infektuarve me Covid duke bërë që shumë qytete të anulojnë edhe festimet. Disa nga kryeqytetet evropiane që kanë anuluar festimet janë Athina, Roma, Berlini dhe Londra, ndërsa në vendin tonë edhe pse janë konfirmuar rastet e para me…

Read More

Nga Geri Kokalari, SHBA Zonja Angelakis,Më ka tërhequr vëmendjen fakti se ju keni bërë deklarata të shumta dashakeqe, nënçmuese dhe të paargumentuara për nënën time, babanë dhe mua në disa forume shumë publike si dhe në komunikime private, si dhe keni lëshuar kërcënime dhe ultimatume për mua dhe të tjerët. Unë po shkruaj për t’i trajtuar këto çështje me ju. Gjatë një interviste të fundit televizive, m’u kërkua t’i përgjigjem komenteve që ju gjoja keni bërë se kam marrë para nga George Soros. Më lejoni të filloj duke thënë se nëse keni bërë një deklaratë të tillë, kjo është një…

Read More

AKU gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar 130 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor. Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe gjithashtu janë asgjësuar 47.7ton produkte ushqimore. Sipas informacionit të publikuar referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 5 mostra produktesh për analizim të mbetjeve të pesticideve.

Read More

Reperi i njohur, Stresi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Bala. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është teksti i këngës, ku një varg i dedikohet moderatores Bora Zemani. Duket se reperi ka mbështetur moderatoren në lidhje me situatën e ndodhur në trekëndëshin Beatrix-Donald-Bora. “Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, -dëgjohet teksa këndon ai. Stresi e ka komentuar edhe më përpara situatën e moderatores dhe lidhjes mes aktorit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Ai e ka shprehur hapur se është me Borën në kë mes, dhe ka vendosur që këtë fakt…

Read More

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në veturën e tij mbrëmë në Lipjan. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Njoftimi i plotë nga policia: VDEKJE E DYSHIMTË /Lipjan 25.12.2021 – 19:53. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një mashkull, shqiptar i Kosovës, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim te Prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime.

Read More