Author: tirana

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkarkuar para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë, Milorad Gerçiç. Duke e pyetur me tone kërcënuese “pse nuk më ke njoftuar që ka pasur zjarr të vogël në B1 (bllok i termoelektranës)”, shefi i EPS-së i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt. Pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, Vuçiç ka vazhduar poshtërimin e drejtorit, duke i thënë se është dashur ta njoftojë për këtë problem, e jo BIA (Shërbimi Sekret Serb). Më pas, Vuçiç i ka kërkuar atij ta stabilizojë gjendjen me rrymë…

Read More

Lavdrim Sahitaj, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së tregut, tha se ISHMT ka dyfishuar kontrollet dhe inspektimet në terren për të bërë të mundur vlerësimin e produkteve që do të blihen nga konsumatorët shqiptarë. Ndër të tjera, ai dha edhe një lajm sa u përket lodrave për fëmijët, për të cilat tha se disa prej tyre do të ndaloheshin të shiteshin dhe do të sekuestroheshin, nëse nuk kanë markimin CE, pra nëse nuk janë të certifikuar si të sigurta. Sahitaj tha në “Fax” Tv se kjo masë vinte si pasojë e përbërjes së këtyre objekteve, që përmbanin edhe substanca…

Read More

Policia ka arrestuar katërmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, policia tha se efektivët e komisariatit nr.1 në kryeqytet arrestuan në flagrancë shtetasit: H.Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi në fshatin Hekal, Petrelë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe i kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj. Po ashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasit G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja…

Read More

Policia ka gjetur trupin e shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj. Shërbimet e policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Read More

Big Mama, në një lidhje live në Fun Club, tha se nuk është penduar për ato se çfarë i tha të premten live në spektakël Antonelës. Big Mama tha se ajo është treguar 100 përqind reale në kohën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Biseda Big Mama: Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam , ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh,…

Read More

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi i është përgjigjur mediave sa i përket deklarimit të pasurisë së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehi shkruan se në 30 vite demokraci, me punën e tij dhe të bashkëshortes kanë një apartament në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën “Ali Visha”, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një apartamenti në Pogradec me vlerë 20 mijë euro. Ndërsa në lidhje me pasurinë e trashëguar ai shkruan se fatkeqësisht nuk ka marrë asgjë. Postimi i plotë Të dashur miq,…

Read More

Moderatorja Einxhell Shkira ka treguar shkakun e sherrit mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, duke treguar për herë të parë se nuk flisnin jashtë shtëpisë. Gjatë një diskutimi me balerinin Ilir Shaqiri, ajo ka treguar se nuk kishte ardhur për të mbrojtur aktorin, pasi me të nuk kishte asnjë marrëdhënie miqësore jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, edhe pse e njihte më parë. Einxhell: Unë me Donaldin jashtë kësaj shtëpie nuk flisnim. Si mendon që kam ardhur për t’i mbajtur krahun atij për të sulmuar ty? Unë njihja Fifin dhe Donaldin, e me asnjë nuk flisja. Donaldi: Kemi një muhabet…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se e majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Sipas tij, të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se palët janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë. “E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Qesharakë deri në neveri. Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen… Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën… Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë në total 30 masa për periudhën shtator-nëntor gjatë procesit të monitorimit të përmbajtjeve audiovizive dhe nga ankesat e mbërritura në institucion, për mosrespektim të detyrimeve të ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar AMA ka dhënë 14 (katërmbëdhjetë) masa për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit. Për 6 (gjashtë) televizione janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit në orare që kufizon Kodi i Transmetimit si dhe cenim të të drejtave të fëmijëve në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit “Për mediat audiovizive…

Read More

Policia në Tiranë ka vënë në pranga tre persona pasi një punëtor 36-vjeçar ra nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë. Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punëtori 36-vjeçarndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen. Ngjarja…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur të miturën 7 vjeçare. Menjëherë, drejtuesi i automjetit, shtetasi B.F 32 vjeç është larguar nga vendngjarja. Ndërsa policia u vu në ndjekje derisa u realizua arrestimi i tij. Njoftimi i Plotë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : – B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozdoe ftuar e cila në emisionin “Jo vetëm modë” ka rrëfyer momentin kur iu propozua të përfshihej në politikë nga Kryeministri i vendit Edi Rama. Bozdo është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të ishte pjesë e politikës. Orinda Huta: Përfshirja këtë vit në politikë, e kishe menduar ndonjëherë veten? Luljeta Bozdo: Asnjëherë, as nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje dhe nuk kam pasur kurrë qejf, por ishte një dëshirë e njerëzve të thjeshtë që përveç se më falenderonin për atë qetësi që iu dhashë, por në fund e përfundonin, ja njerëz…

Read More