Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, mes shumë polemikash, kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, deri më tani kishim parë vetëm anën e bukur të këtoj raporti, pasi ata nuk kanë pasur zënka apo debate mes tyre. Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, Beatrix dhe Donaldi kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre, por këngëtarja ishte paksa e mërzitur me aktorin e humorit. Ndër të tjera, ajo i tha se i kthehej keq, i fliste ashpër, e nuk i jepte vëmendjen që…
Author: tirana
Në këto ditë festash, veçanërisht për festën e Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u gjendet pranë familjeve dhe fëmijëve me vështirësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerët. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Qendrën e re Komunitare Kombinat, ku shpërndau dhurata për fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike. Veliaj apeloi për më shumë solidaritet në këto ditë festash. “Jam shumë krenar për ju dhe jam shumë i lumtur që jemi këtu sot, në një hapësirë më të madhe, më të bukur. Është një ambient ku fëmijët vijnë të bëjnë detyrat,…
Një i moshuar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në banesë me dy kallashnikovë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.M., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë luftarak. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 70 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov…
Yuri Kim, prej rreth dy viteve ka marrë detyrën si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Gjatë gjithë kësaj kohe, në të gjithë daljet e saj zyrtare është vënë re një detaj i veçantë që ka zonja Kim. Ajo gjithmonë zgjedh të jetë serioze në takimet që zhvillon dhe gjithmonë vesh xhaketë. Për sa kohë ka shërbyer në Shqipëri, zyrtarja e lartë vetëm njëherë është shfaqur me fustan dhe duhet ta pranojmë se dukej shumë elegante. Përveç kësaj, një detaj tjetër mjaft interesant është dhe adhurimi që ka Kim për karficat. Nëse i hidhni një sy fotove të ambasadores…
Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të koronavirusit dhe 137 viktima, tregojnë shifrat e fundit ditore. Është numri më i lartë i infeksioneve të reja të raportuara që nga fillimi i pandemisë. Dje ka pasur 119.789 raste dhe 147 vdekje. Theksojmë se shtatë ditë më parë kishte 93,045 raste dhe 111 vdekje, raporton skyneës. Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka raportuar 23,719 infeksione të tjera, Omicron, që do të thotë se totali është tani 114,625. Ndryshe, 605,561 vaksina të tjera përforcuese u administruan, duke e çuar totalin në 32,290,487, ose 56.1 për…
Mbrëmjen e djeshme sherri mes Antonelës dhe Big Mamës degradoi në atë masë saqë kjo e fundit mori vendimin për të dalë jashtë shtëpiësë. Teksa vajzat po i bërtisnin njëra-tjetrës, Antonela u shpreh se këngëtarja e njohur e ka sharë në serbisht. Kaq mjaftoi që debati të arrinte kulmin dhe Big Mama t’i drejtohej Antonelës me fjalët “e ulët, legene, pise, 17 fytyrëshe, idiotja më e madhe, e degjenerime”. Pas këtyre fjalëve, këngëtarja e njohur zgjodhi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë pas përfundimit të këtij spektakli plot debate dhe emocione të forta, banorët kanë…
Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish-banorët e “Big Brother VIP” janë përfolur për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë ata janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Së fundmi dyshja janë kapur sërish “mat”, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, këngëtarja dhe modeli ende nuk kanë folur për një lidhje dashurie mes tyre, edhe pse tashmë është e sigurt se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, një romancë e bukur ka nisur me tyre. Sipas burimeve për…
SHÇBA Tiranë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë. Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore,…
Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, uron kolegët e saj, që marrin pjesë në Festivalin e 60-të të RTSH. Teksa publikon një foto, ku shfaqet krah disa kolegëve të saj të njohur, Hisku shkruan se “Edhe pse e paftuar mes Kolegeve Te mij veterane, uroj me gjithe zemer Suksese ne Festivaline 60 Te RTSh, dhe ne Familjet e tyre 🙏🏻👏🏻💐♥️🇦🇱”. Festivali i 60-të i RTSH do të mbahet mes mbrëmjeve të 27,28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.\
Zbardhet dosja hetimore e mashtrimit të qindra qytetarëve nga vende të ndryshme të Bashkimit Euriopian, përmes Call Centerave në Shqipëri. Në dosjen e siguruar nga Balkanweb, thuhet se: “nga shërbimet partnere janë duke u kryer hetime lidhur me veprën penale të mashtrimit kompjkuterik, për arsye përfitimi, ku dëmi i shkaktuar qytetarëve kap shifrën e disa mijëra eurove. Sapo viktima regjistrohej ne platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numër telefoni, autorët e kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijonin një bazë besimi me klientin e pretenduar. Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi i…
Meteorologia Adiola Bani parashikon se natën e ndërrimit të viteve moti do të jetë në favor të qytetarëve. Bani bën të ditur se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme. Ajo shpjegoi se temperaturat në natën e ndërrimit të viteve do të shënojnë deri në 17 gradë celsius, ndërkohë që nuk priten reshje shiu. “Pas ditës së mërkurë presim të kemi përmirësim të kushteve të moteve, duke bërë që dita e enjte dhe e premte që përkojnë edhe me dy ditët e fundit të vitit 2021, do të kemi mot të kthjellët, nuk presim reshje…
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi një anije e cila që kishte në bordin e saj emigrantë u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje. Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona. Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30. Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën…