Author: tirana

Kadastra Shqiptare e ka kthyer tashmë në traditë që, në prag të festive fetare të pajisë me dokumentet e pronësisë objekte fetare. Ndodh kjo sepse shumica e objekteve fetare të të gjitha Komuniteteve fetare, të ndërtuara rishtazi pas vitit 1991, janë ndërtuar pa leje ndërtimi. Kësaj radhe, në ditën e Krishtlindjes, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”. Lame tha se “është absurde që shteti shqiptar…

Read More

Kur bëhet fjalë për festa, traditat e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e festave të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës. Pothuajse çdo vend ka një ushqim të veçantë që i përfaqëson. Pula e Krishtlindjeve në Japoni Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Menuja kryesore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por po ashtu japonezët kanë në menu edhe një tortë speciale të Krishtlindjeve. Latkes në Izrael Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit. Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu…

Read More

Gjatë këtij viti, Fjolla Morina ka qenë herë pas here në qendër të vëmendjes. E shkak u bë arrestimi i saj në Prishtinë, pasi akuzohej për trafikim të armëve. Këngëtarja së fundmi ka dhënë një intervistë ku tregon se si janë ndjerë familjarët e saj dhe si e ka kaluar kohën në burg. Teksa rrëfente gjendjen e saj gjatë asaj periudhe, Morina u shpreh se nuk e ka pasur aspak të thjeshtë dhe se e ka parë veten në pikën zero. Madje ajo ka zbuluar se ka shkruar edhe në psikiatri për të kaluar gjendjen e rënduar të saj. “Nuk…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Pas marrjes në pyetje të IT-ve të ISKSH dhe nënpunës të tij, po merren në pyetje nëpunës por edhe punonjës të thjeshtë të administratës të ISSH dhe drejtorisë së Tatimeve, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të merren dhe drejtues apo drejtor te sektorëve të ndryshëm të institucioneve, ku pas skandalit u sekuestruan serverat. ‘Fax News’ raporton se dokumentet me të dhënat personale mund të…

Read More

Në kishat katolike të Elbasanit është kremtuar mbrëmë Krishtlindja. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe që të lihet pas kjo sëmundje e mallkuar. “Qoftë kjo Krishtlindja e fundit me këtë sëmundje të mallkuar që na mbuloi të gjithë”, tha një besimtare. “Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët dhe Vitin e Ri”, thotë një qytetar i huaj. “Sot ne festojmë lindjen e Jesus Krishtit. Ju uroj që bekimet e Zotit të mbushin zemrat tuaja”, u shpreh një prift katolik.

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindjet. Përmes një urimi në gjuhën shqipe, diplomatja amerikane ka uruar që vullneti i mirë ndriçoftë gjatë vitit të ri. 🎄 Gëzuar Krishtlindjet! Merry Christmas! Gëzimi dhe vullneti i mirë i Krishtlindjeve na ndriçoftë gjatë vitit të ri!”, shkruan Yuri Kim. 🎄 Gëzuar Krishtlindjet! Merry Christmas! May the joy and goodwill of Christmas illuminate us through the new year! pic.twitter.com/FJoI0CBgOb— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 25, 2021

Read More

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e mjeteve. “Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle…

Read More

Shumë përdorues kanë raportuar llogari të hakuara në “Facebook” pasi mesazhe të çuditshme iu dërguan nga profilet e tyre miqve të tyre. Nga sa raportohet, hakimi shkakton mesazhe me lidhje të paverifikuara. Mesazhet u dërgohen shumë njerëzve në listën e miqve të ‘viktimës’. Nuk dihet se çfarë ndodh nëse dikush klikon në lidhje, por është e mundur që duke vepruar kështu mund të infektojë pajisjen e dikujt me malware ose një virus tjetër. “Mesa duket ‘Facebook’-u im është hakuar”, shkroi një përdorues në Twitter. “Të gjithë në mesazherin tim morën një mesazh nga unë duke thënë: ‘Të pashë në një…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë uron të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve, Në mesazhin e saj, ambasada e SHBA u uron qytetarëve shqiptarë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. “Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë. #GezuarKrishtlindjet”, thuhet në urimin e ambasadës amerikane.

Read More

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së njohur “Lufthansa”, Carsten Spohr, i tha gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” se ka një rënie të madhe të numrit të rezervimeve, veçanërisht në periudhën nga mesi i janarit deri në shkurt. “Mungesa më e madhe shënohet tek pasagjerët tanë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, sepse këto vende janë goditur më rëndë nga vala e pandemisë”, tha ai. Sipas Spohr, “Lufthansa” po kryen vetëm 60% të fluturimeve në krahasim me vitin para pandemisë 2019, me “afërsisht gjysmën” e numrit të pasagjerëve. “Për shkak të kërkesës së reduktuar në janar, ne do të kishim anuluar shumë më…

Read More

Më shumë se 15 persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me atentatin ndaj Can Kariçit në Kodër Kamëz. Mësohet se në mesin e personave të shoqëruar ka familjarë, miq të viktimës si edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes. Arma e gjetur në mjetin që dyshohet të jetë shkrumbuar nga autorët, i është fshirë numri serial. Kariçi është qëlluar menjëherë sapo ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”, me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë. Si…

Read More