Nga data 4 janar 2022, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në të kundërt do të duhet që çdo 5 ditë të paraqesin përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk janë mbartës të virusit. Përjashtim nga ky urdhër bëjnë rastet që kanë problematika shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur injektimin e vaksinës anti-Covid. Ky është dhe urdhri i ministrisë së Shëndetësisë, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare nr.201. Në këtë dokument thuhet: 1. Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si…
Author: tirana
Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes,…
Gazeta prestigjoze “The Guardian” ka zbuluar rezultatet e sondazhit të madh të bërë si çdo vit. Në një transparence të plotë me emra të shquar të futbollit botëror që kanë votuar dhe përzgjedhur më të mirët, “The Guardian” ka stiluar 100 emrat më të mirë të vitit 2021 në futbollin botëror. Juria përbëhej nga 219 gjyqtarë, të emërtuar si të tillë nga gazeta e madhe, ku spikasnin ish-specialistë futbolli, analistë, ish-lojtarë të famshëm si Javier Zanetti apo Emre Belezoglu, ish- trajneri Luiz Felipe Scolari, Thomas Hitzlsperger e, Roque Júnior bashkë me dhjetëra gazetarë. Ata zgjodhën 40 emrat më të mirë, sipas…
Në vigjilje të Krishtlindjeve mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar nga moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani. Ajo ka hyrë brenda në shtëpi pas përfundimit të spektaklit duke u çuar një pije dhe një dhuratë që do të shpëtonte vetëm dy prej banorëve. Brenda një kutie, Arbana çoi bileta për secilin banor, por në vetëm dy prej tyre do të ketë bileta kthimi. Pra, dy banorët me fat, në rast se votohen nga publiku për të dalë nga shtëpia, do të jetë bileta ajo që do i kthejë sërish brenda. Teksa bisedonin, nuk mungoi komenti…
Kryeministri Rama, ka zgjedhur që me rastin e festës së Krishlindjeve, të sjellë në vëmendjen e të gjithëve tragjedinë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të dy viteve më parë në vendin tonë, ku humbën jetën 51 viktima dhe u lënduan qindra të tjerë. Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Laç dhe Durrës, si pasojë e tërmetit. Ndërkohë, në pjesën e dytë të videon shihen pamje nga rindërtimi dhe përfundimi i disa banesave të qyetarëve që tashmë pas dy…
Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i 30-vjeçarit Can Kariçi, mbrëmjen e së enjtes në Kodër-Kamzë të Tiranës. Mësohet se pak minuta para se të vritej i riu ka qenë i ulur në një kafe të zonës, nën shoqërinë e një vajze, e cila është marrë në pyetje nga grupi hetimor, së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në atë kafene. Me t’u larguar nga kafja, 30-vjeçari ka shkuar te makina e tij, në parkim, prej ku është qëlluar me armë silenciator. Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Krishtlindjeve, një nga ditët më të shenja në kalendarin e besimit të krishterë. Për të dytin vit radhazi, besimtarët duhet që të respektojnë masat anti-Covid, për shkak të përhapjes në masë të infeksionit sidomos të variantit të ri Omicron. Përmes disa fotove nga vende të ndryshme shihet dhe se si është të festosh Krishtlindje në pandemi në të gjithë botën. Për shkak të masave kufizuese në Vatikan, Papa Françesku kryesoi meshën më herët se zakonisht. Në Tajvan shumë turistë dhe vendas kanë preferuar ta festojnë në dekorin e bërë në…
Një shtëpi në Isle of Wght, në brigjet angleze, ka fituar një çmim për dritat e saj të Krishtlindjeve. Pronarit të saj, Matt Witham-it iu deshën tre muaj për të krijuar ekspozitën dhe po mbledh fonde për samaritanët dhe një bamirësi lokale për parandalimin e vetëvrasjeve. Ai fitoi kategorinë më të mirë të ekranit të madh në natyrë në një konkurs të drejtuar nga Qendra Britanike e Kopshtit për të inkurajuar dritat festive në kopshtet e përparme.
Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen. Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit. Kështu, në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes po mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë, që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’, Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve. Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare…
Ky është shtypi i ditës për datën 25 dhjetor 2021
Këtë fundjavë në Mesdhe do të ketë ndikim të motit të paqëndrueshëm. Kështu moti përgjithësisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herëpashere. Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit. Reshjet e dobëta të borës do të prekin alpet. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme. Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës. Valëzimi…
Prindërit e vajzës së vogël janë në proces divorci, ndërkohë gjykata kujdestarinë ja ka lënë nënës. Mirëpo babai i fëmijës Altin Çaushi ankohet në emisionin Fiks Fare. Ai u rrëfen gazetarëve se pavarësisht se gjykata e shkallës së parë ka vendosur që kujdestarinë ta ketë nëna , vajza e tij është braktisur nga nëna e saj. Sipas tij ish bashkëshortja e ka braktisur fëmijën edhe më parë. Tashmë ajo jeton në Greqi me burrin tjetër dhe vajzën vetëm 3 vjeç e gjysëm e ka lënë tek prindërit e saj në një fshat të thellë të Tepelenës, në Mezhgoran. Gjithashtu Altini…