Author: tirana

Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, që gjatë ditëve të fundit qarkullojnë kartat e identitetit, rrogat dhe së fundmi targat me pronarët e automjeteve. Në një postim në Facebook, Berisha akuzon qeverinë për nxjerrjen e të dhënave personale. Ish-Kryeministrit thotë se të gjitha informacionet dixhitale të qytetarëve janë tashmë në duart e mafias. Sali Berisha bën thirrje për protesta lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve. Reagimi në Facebook i Sali Berishës: Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetarëve të tij! Protesta dhe vetëm protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Miq, si në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë, në këto bashki:138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në…

Read More

Debatet me tone të forta nuk mungojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë ka ndodhur një sherr i ashpër mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi ish-konkurrentja e “Për’puthen” është ankuar se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi, pasi është intolerante ndaj laktozës e nuk mund të konsumojë produkte qumështi. Ndërkohë këngëtarja e njohur ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Antonelës, e cila i ka kërkuar llogari. Vajzat janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën. Debati mes tyre: Antonela: Big Mama pse ndërhyn…

Read More

Qeveria shqiptare ka hartuar projektligjin për ripërdorimin e të dhënave në sektorin publik. Ripërdorimi i të dhënave ka të bëjë me dokumentet që mbahen nga organet dhe sipërmarrjet publike si dhe për rastet kur kryhen veprimtari sektori për prokurimet publike në ofrimin e shërbimeve të ujit, energjitikës, transportit dhe postës. Ky pr/ligj, nëse miratohet, do të jetë i vlefshëm edhe për operatorët e shërbimit transport, publik, rrugor, ajror dhe detar. Këto të dhëna do të përdoren për të siguruar dhëna kërkimore, statistika, rezultate eksperimentesh, matje, vëzhgime që vijnë nga puna në terren, rezultate anketimesh, regjistrime intervistash, etj. Në këtë draft…

Read More

Epidemiologu Fabian Cenko, deklaron se “Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe masat nuk janë kurrë të tepërta”, duke shtuar se pritet shtim i theksuar rastesh në periudhën afatshkurtër. “Unë besoj që shkalla e respektimit të masave ndër ne është shumë e ulët. Mjafton që të shkoni një herë jashtë shtetit, për të parë se si respektohen masat në shtetet e tjera. Kështu që, ora policore dhe masat e tjera janë vetëm për komunikim publik, pasi nëse nuk zbatohen, nuk kanë fare vlerë”, tha Cenko. Sipas tij, me atë që po shihet në shtetet e tjera dhe masat që…

Read More

Në janar Italia pritet të regjistrojë deri në 100 mijë raste ditore me koronavirus. Parashikimi është bërë nga Walter Ricciardi, president i Federatës Botërore të Shëndetit Publik i cili foli sot për Sky TG24. Ricciardi është shprehur po ashtu se programi i dozave përforcuese pritet që të ndihmojë sistemin imunitar të qytetarëve kundër variantit Omicron, por shton ai, nuk mund të sigurojë imunitet të plotë ndaj virusit. Sipas ekspertit, 44 mijë rastet e djeshme nuk përfaqësojnë kulmin e valës së re: në janar kurba do të vazhdojë të rritet dhe do të arrijë shifra të ngjashme me ato të vendeve…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka treguar se si do procedohet nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha refuzon që të largohet nga detyra në 5 janar kur është vënë edhe ultimatum për largimin e tij nga Komisioni i Rithemelimit, me argumentin se referendum i 18 dhjetorit e shkarkoi atë. Në një intervistë për media, Këlliçi u shpreh se lufta brenda partisë nuk zgjidhet duke ndërruar brava, ndërsa shton se kur nuk është lidershipi me sjellje politike, do të jetë anëtarësia ajo që do marrë masa. “Edhe unë si ju mendoj se ai nuk do të dalë dhe nuk do…

Read More

Futbollisti i njohur nga Kosova, Florent Hadërgjonaj i ka dhënë fund beqarisë. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Dorina Podrimja dhe sigurisht përgjigja e saj ka qenë “Po”. Çifti postoi foto në rrjetet sociale nga momenti i propozimit për martesë. ‘’Ajo tha Po’’, ka shkruar futbollisti bashkëngjitur me foton ku po mban dorën e të fejuarës së tij dhe në gishtin e modeles shihet unaza e fejesës. Florent Hadergjonaj është një futbollist profesionist shqiptar i Kosovës i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin turk Kasmpa?ask dhe gjithashtu për kombëtaren e Kosovës. Dorina Pordimja është…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të targave të automjeteve dhe të pronarëve të tyre. Sipas DPSHTRR, të dhënat e targave aksesohen nga shumë institucione dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat “Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.” theksohet në reagimin e DPSHTRR. Kujtojmë se më parë janë publikuar të…

Read More

Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i makinave të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, për datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë. Sipas policisë Rrugore ky bllokim qarkullimi për autobusët, vjen për faktin se nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve, si edhe nga vështirësitë e hasura në shkëmbimin e mjeteve. “Sqarojmë se nga vendndodhja e lartpërmendur, deri në destinacione të tjera të këtij fshati turistik, qarkullimi mund të kryhet…

Read More

Qeveria ka zgjatur afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ. Procesi i rivlerësimit të banesave deri në 30 prill të vitit 2022. 31 dhjetori ishte afati i fundit nga qeveria, por duke se eshte shtyre serish. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.

Read More

Nga Thumana, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe ironitë me situatën në Partinë Demokratike duke thënë që të bëjnë kujdes me bravat e shtëpive dhe se edhe kur ai të largohet nga pushteti shtëpitë nuk do ua marrin. Më tej Rama u shpreh se pjesa më e madhe shtëpive janë rindërtuar nga fondi i buxhetit të shtetit dhe jo nga donacionet. “Krijimi i komuniteteve duke u dhënë mundësinë familjeve që jetojnë larg pa ua marrë pronën atje ku e kishin dhe e gjitha kjo pa rënduar asnjë lek mbi të gjitha familjet. Kuptohet duhet të bëni kujdes me bravat…

Read More