Author: tirana

Skandali me publikimin e pagave vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Rrogat e më shumë se 600 mijë qytetarëve u bënë publike dhe tashmë po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale. Ndër emrat e publikuar janë edhe personazhe të njohur e shumë të komentuar të ekranit shqiptar. Ndër to figuron edhe një nga konkurrentët më të përfolura të “Për’puthen” këtë edicion. Bëhet fjalë për Alvisën. Tashmë është bërë publike edhe paga e saj në dyqanin e ish-të dashurit, Hysenit. Ajo punonte aty si shitëse dhe merrte një pagë minimale prej 300 mijë lekësh. Kujtojmë që drama Alvisa-Hysen bëri bujë…

Read More

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, pasditen e sotme. Sipas informacioneve të deri tanishme gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerëve është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte shoferi i “Audit”. Për pasojë siç shihet nga pamjet, makina ka përfunduar te shkëmbinjtë në anë të rrugës.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e së premtes në Thumanë ku po ndizen dritat e shtëpive të reja të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se procesi i rindërtimin nuk ishte i lehtë, por shtoi ai, edhe me ndihmën e disa fondacioneve apo individëve u realizua. Rama tha se është shumë krenar që banorët e prekur do ta festojnë këtë vit të ri në banesa të reja që ”janë më komode dhe me të forta nga ç’ishin më parë.” “Është çuar përpara një proces aspak i lehtë, për mundësimin e kësaj…

Read More

Këtë fundjavë si dhe ditën e hënë në Mesdhe do të ketë ndikim të motit të paqendrueshëm. Kështu moti përgjithësisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herëpashere. Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit. Reshjet e dobta të borës do të prekin alpet. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme. Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për përcaktimin e masave për sigurimin e informacionit për konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 nga autoveturat e reja, të cilat ofrohen për shitje ose për dhënie me qira në Republikën e Shqipërisë. Ky informacion u vihet në dispozicion konsumatorëve me qëllim: a) që t’u mundësojë atyre të bëjnë një zgjedhje të bazuar në informacion; b) promovimin e blerjes ose të dhënies me qira të autoveturave, që përdorin më pak lëndë djegëse dhe, në këtë mënyrë, shkarkojnë më pak CO2 në mjedis. Referuar vendimit, çdo tregtar/shitës, që shet ose jep me qira autovetura…

Read More

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë në lidhje me rregullat e reja për udhëtuar drejt Kandasë. MEPJ bën me dije se prej datës 21 Dhjetor ata që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të ketë një test negativ PCR në kthim. Njoftimi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë. Nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet…

Read More

Nga Dean Burnett “Science Focus” Kur flitet për gjëra që e mbrojnë ose dëmtojnë shëndetin tonë mendor, roli i gjeneve tona është shpesh një mendim i dytë. Tek e fundit, çrregullimet dhe problemet e shëndetit mendor janë produkte të mendjes dhe trurit tonë, ndërsa gjenet janë elementë mikroskopikë të ADN- së sonë. Mund të duket paksa e vështirë të supozohet se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetra. Por kjo është e gabuar. Hulumtimet shkencore, kanë zbuluar se shumë çrregullime të shëndetit mendor kanë një element të rëndësishëm gjenetik, që formëson padyshim kuptimin dhe trajtimin tonë për to. Nëse e…

Read More

Në rrjetin “WhatsApp” qarkulloi një tjetër databazë me të dhëna personale, si dhe listën e pagave të shqiptarëve për muajin prill 2021, dy ditë pasi u publikua lista për muajin janar. Të dyja listat janë në të njëjtin format, programin “Exel”. Edhe në këtë listë është publikuar numri i identifikimit personal (ID), emri dhe mbiemri, paga e punës, pozicioni dhe vendi ku punon. Ajo që ka ngjallur më shumë kureshtjen e qytetarëve pas publikimit të skandalit të pagave të muajit janar dhe prill është fakti që sa paguhet VIP-at e ekranit dhe drejtueset e emisioneve televizive të formateve argëtuese. Në…

Read More

Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Në një intervistë në Report Tv, Kapllanaj tha se ai priste një dorëheqje nga Sali Berisha pasi u shpall “non grata” nga SHBA, por ai zgjodhi që ta përfshijë PD…

Read More

Kanë nisur dorëheqjet e para pas skandalit të publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve. Mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve, Ervin Muça. Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të pagave të shqiptarëve për muajin maj dhe prill të vitit 2021, si dhe numrat e telefonit apo targat e makinave. Ndërkohë, pas skandalit me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku mëngjesin e sotëm ka marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim…

Read More

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, Tonin Vocaj tha se mbi 2 milionë persona janë mashtruar me Call Center nga shtete të ndryshme të botës. Sipas Vocajt, Refael Genish, dyshohet organizator i skemës së mashtrimit, ndërsa shtoi se nën hetim janë 20 persona. Sipas Vocajt janë arrestuar 35 persona. ‘Operacioni “Komunikimi”, janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i…

Read More

Einxhel dhe Dj Dagz janë afruar akoma më shumë me njëri-tjetrin pas rikthimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Madje së fundmi ata i kanë hapur zemrën njëri-tjetrit për gjëra shumë personale. Moderatorja e njohur i ka treguar Arbërit për ish-të dashurin e saj, për të cilin tha se e donte shumë, por megjithatë zgjodhi të ndahej. “Kam qenë shumë OK me gjërat e mia. Në momentin që personi tjetër nuk ka qenë OK me gjërat e mia, unë kam zgjedhur të ndahem edhe pse e kam dashur shumë atë person. Edhe pse unë e kam dashur atë…

Read More