Në prag të vitit të ri, qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re. Nisma parashikon një pyetësor që do i dërgohet çdo shqiptari për zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë. Rama tha se është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik për të hedhur hapa të mëdhenj përpara duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi. “Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi u përfshinë në përleshje të dhunshme në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Policia thotë, se të arrestuarit janë – A. P., 24 vjeç, S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim. Nga shërbimet e Policisë…
Einxhel ka treguar një situatë ‘humoristike’ në shtëpinë e BB VIP. Ajo ka thënë se ka qenë me babain në makinë dhe ka marrë në telefon shokun e saj, Gracianon, balerinin, i cili është lidhur me moderatoren e njohur Argjira Spanca. Einxhel e ka hapur telefonin me loudspeaker dhe ka pyetur Gracianon me irritm, se ku ishte pasi po vonoheshin. Nga ana tjetër e telefonin, ajo ka marrë një përgjigje të siktletshme, që nuk e priste në atë moment. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, Einxhel e ka thënë nën zë atë fjalë, por që kuptohet “Po q****i,”- ka…
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Imzot Anastasi dërgon një mesazh të fortë për të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Në mesazhin e tij, ku kryefjalë është “Qëndresë paqësore – Nuk jemi vetëm”, Kryepeshkopi Anastas thotë ndër të tjera se Perëndia do të ndërhyjë në çastin e duhur, kur Ai e gjykon dhe se dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne. Qëndresë paqësore – Nuk jemi vetëm Klerit dhe popullit besimtar Bij…
Është shënuar vdekja e parë nga varianti Omicron në Gjermani. Autoritetet thonë se viktima është midis moshës 60-79 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Vlen të përmendet se rreth 810 raste të reja janë regjistruar në Gjermani në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të infeksioneve me variant Omicron në 3.198. Të martën, kancelari i ri Olaf Scholz ra dakord për një sërë kufizimesh të reja për koronavirusin me 16 udhëheqësit rajonal të Gjermanisë. Rregullat do të hyjnë në fuqi nga 28 dhjetori në një përpjekje për ta kufizuar përhapjen e variantit të…
Një bandë shqiptare e akuzuar për 100 vjedhje është goditur në Francë. Shqiptarët të cilët prej muajsh vidhnin shtëpitë e francezëve, fshiheshin në shtëpinë e një tjetër shqiptari.Ky i fundit banonte vetëm pak metra larg stacionit të policisë. Pikërisht aty janë arrestuar nga policia 5 shqiptarët që bënin namin me vjedhje. Njëri prej tyre tentoi të arratisej duke dalë nga ballkani. Tre policë shkuan pas tij dhe e prangosën para banorëve.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kryesisht, procedimin penal nr.1264, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xh. B. dhe K. M. Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale është vendosur caktimi i masës…
Me dandella, të qëndisura, transparencë… poshtë pemës së Krishlindjes të vipave ndizet dëshira për të joshur. Yjet shkëlqejnë nën dritat me ngjyra dhe pozojnë të veshura me të brendshme pikante, duke ndezur atmosferën e festave. Nga Chiara Ferragni tek Elisabetta Canalis dhe të tjera, në rrjetet sociale bukuroshet ndajnë fotot më të bukura të tyre, një dhuratë seksi për fansat e tyre të shumtë.
Aktorja Elia Zaharia, Princi Leka Zogu i dytë dhe vajza e tyre e vogël kanë uruar besimtarët shqiptarë në prag të krishtlindjeve. Të përqafuar dhe me buzëqeshje në fytyrë krah pemës së Krishtlindjeve kanë dhuruar kartolinën e tyre për shqiptarët. “Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte. Zoti është dashuria brenda nesh”, shkruan…
Vllaznia nuk arriti të dilte me tri pikë nga “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Kukësit, kjo edhe si pasojë e rasteve të shumta të shpërdoruara. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ndihet i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, por disi i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota. Gjermani u pyet edhe për skandalin e zbulimit të rrogave, teksa theksoi se në vendin e tij do të shkonte direkt te gjykatësi për këtë çështje. E ndaloi kjo ndeshje rrugën e Vllaznisë në garën për titull? Besoj që është disi e…
Tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës rihter është shënuar në afërsi të Janinës. Sizmologët e kanë karakterizuar këtë tërmet si “të dobët”. Epiqendra e saj raportohet se ka qenë rreth 24 km në perëndim-veriperëndim të qytetit të Janinës, bëri të ditur Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar. Thellësia fokale e dridhjes ishte 17.8 km. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo shpërthime.
U bënë një muaj nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, ndërsa shërbimet bullgare të hetuesisë paralajmëruan se rezultatet e ekspertizave teknike mund të jenë gati deri më 25 dhjetor. “Shpejtësia e autobusit ka qenë jo e përshtatshme me kushtet në rrugë. Mendoj se i ka dhënë autobusit me mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e një drejtuesi profesionit të autobusit janë më të larta sesa për cilindo drejtues tjetër të autobusit”, tha Serafov. Ai theksoi se nuk ka lidhje shkak-pasojë midis fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave, duke sqaruar se ato ndoshta kanë kontribuar për të, por drejtuesi është dashur…