Ky është 30-vjeçari Can Kariçi që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në Kodër Kamëz. I riu, që rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë u vra mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda automjetit me targa të huaja, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital. Brenda në makinën ku ndodhej viktima u gjet dhe një armë, e cila është dërguar në laborator për ekspertim. Mësohet se ai drejtonte mjetin e tij me targa gjermane, ku persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë para…
Author: tirana
Teksa prej dy ditësh po qarkullon me bujë skandali i publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet për të zbuluar kush fshihet pas. Ditën e sotme, Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po…
Autoritetet greke kanë zbuluar një laborator të përpunimit të kokainës dhe heroinës në zonën e Patrës, ndërsa në pranga është vënë një shqiptar. Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në një zonë pyjore në Panagopula. Mes te tjerash janë sekuestruar edhe 5 kg heroine dhe 1 kg kokaine. Nga sasia e sekuestruar shqiptari pritej te fitonte rreth 168 mije euro. Operacioni është në vazhdim dhe pritet që të zbulohen lidhjet e shqiptarit me persona të tjerë.
Një 51-vjeçar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave. Bëhe me dije se në pranga ka rënë Robert Gjoni, banues në lagjen Partizan në Gjirokastër. Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve të banesave në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor. Më herët 51-vjeçari është dënuar për kultivim kanabisi dhe vjedhje banesash. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari, i cili ishte në kërkim për 2 vjedhje argjendarie ne Burrel dhe Gjirokastër. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, në bashkëpunim dhe me DVP Shkodër, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim S. M., 48 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në një dyqan në lagjen “Iliria” në qyrtetin e Durrësit. Mësohet se flakët kanë nisur në orën 2 të natës, brenda servisit të elektroshtëpiakeve. Për të shuar flakët e zjarrit është dashur ndërhyrja e katër mjeteve të zjarrfikëses me 12 efektivë. Raportohet se pronari i dyqanit ka pësuar lëndime dhe djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Shkaku i zjarrit paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkendijë elektrike nga rrjeti brenda dyqanit. Nuk dihet ende se si është gjendja e personit të lënduar e nëse a pasur…
Janë zbuluar emrat e 7 personave të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar ‘Bushneshi’, ku u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, në Kurbin. Ata janë identifikuar si: Xhevalin Kaca, Bib Gjergji, Alfred Fufi, Lek Allamani, Taulant Baroka, Gimi Hida dhe Xhemal Danieli. Xhelain Kaca me detyrë elektricist. Bib Gjergji me detyrë përgjegjës në OSHEE. Alfred Fufi me detyrë faturist i OSHEE. Këta persona dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për…
Autorët e dyshuar për vrasjen e Can Kariçit dogjën mjetin ‘Audi’ me në zonën e Institutit. Mësohet se mjeti ishte me targa të huaja dhe brenda saj u gjet një kallashnikov, i cili dyshohet të jetë arma e krimit. Aktualisht po bëhet verifikimi nëse targat janë regjistruar në ndonjë shtet. Can Kariçi u gjet i plagosur në makinën e tij rreth orës 20:00 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Autorët pasi kanë ndjekur 30-vjeçarin që ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë…
Ky është shtypi i ditës 24 dhjetor 2021
Kursi zyrtar i këmbimit valutor datë 24.12.2021
Dita e premte pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parshikohet kryesisht i vranëst e intervale të shkurtëra kthjellimi. Hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Era jugore do të sjelli edhe një rritje te temperaturave në vlerat minimale. Temperaturat parashikohen: zonat malore…
Kur do të nxirret Lulzim Basha nga selia e PD? Kjo ishte pyetja që iu bë ish-kreut të PD, Sali Berisha, në një emision televiziv. Berisha tha se kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, duhet të lirojë zyrën në PD, sepse sipas tij, deputetëve nuk u takon një zyrë. Ai tha se janë anëtarët ata që do ta shoqërojnë Bashën nga selia, si “përmbarues të vendimit të tyre”. “Anëtarët e PD do ta shoqërojnë (Bashën) njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre. Nuk ka punë Sali Berisha me këtë. U mblodhëm në protestën e…