Author: tirana

Mbrëmjen e sotme, 35-vjeçari Can Karriqi u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij tip “Golf” me targa gjermane. Krimi ndodhi në Kodër-Kamëz. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator, pasi banorët aty pranë nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë. Pak para se të ekzekutohej, Karriqi kishte pirë kafe me një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe, pasi është futur në makinë, në nisje e sipër është qëlluar. Kjo është pikërisht arsyeja që makina u gjet e ndezur. Can Karriqi ka qenë shok me Erigers Mihasin, i cili u vra pak javë më parë në zonën…

Read More

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, ka udhëtuar sot drejt Zvicrës. Në media u raportua se ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit të Gjenevës, ku ishte tranzit. Por sipas tij, ky lajm nuk është i vërtetë, pasi gjithçka lidhet me një test Covidi. “Për të gjithë miqtë e mi që janë shqetësuar nga shpifja e radhës e ‘Caro Karlos’, ju bëj me dije se as jam ndaluar, as jam kontrolluar, dhe as jam shoqëruar në asnje aeroport. Përgjatë tranzitit më është dashur të bëj një test Covid-i, që në ndryshim nga rrenat e Karlos, rezultoi negativ”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Read More

Eshtë identifikuar 35-vjeçari që u vra me armë zjarri brenda një makine me targa gjermane, në Kodër-Kamëz. Mësohet se viktima është Can Karroqi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, në Bathore. Ai është qëlluar teksa ndodhej brenda mjetit të tij në zonën e njohur si Kodër Kamëz. 35-vjeçari Karroqi u gjet i plagosur rëndë brenda mjetit dhe u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. I riu është vrarë me silenciator nga persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një mjet të tipit “Audi”, me ngjyrë të zezë dhe pa targa. Pas krimit, makina është gjetur e djegur në zonën…

Read More

Polica e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e 35-vjeçarit në Kodër-Kamëz. Sipas policisë, 35-vjeçari me inicialet C.K., banues në lagjen nr.1 në Bathore është gjetur në Kodër-Kamëz në rrugën ‘Nikoll Vatnikaj’, dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja. Sakaq, është rrethuar e gjithë zona për të bërë të mundur kapjen e autorit ose autorëve.

Read More

Një 35-vjeçar me inicialet C.K. është vrarë me armë zjarri, sot në mbrëmje. Fillimisht ai është gjetur nga policia me shenja jete në makinë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në Kodër-Kamëz. Pritet që policia të japë në vijim detaje të tjera për këtë ngjarje.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga apartamentet e reja që u shpërndanë sot për 97 familje në Lezhë, banesat e të cilëve ishin prekur nga tërmeti. Ai e ka vlerësuar këtë ditë si një nga “ato momentet e bukura njerëzore”. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë theksoi se shumë sharje e shpifje ka marrë për çështjen e rindërtimit, ndërsa shtoi se të gjitha fjalët i merr era dhe mbeten veprat. Mesazhi i plotë Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë…

Read More

I ftuar në një studio televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk e ka fshehur ambicien për drejtimin e PD-së në të ardhmen. Mirëpo ai tha se që të flasë për ambicie personale në këtë situatë të vështirë që po kalon PD do të ishte lëvizje e nxituar. Këlliçi deklaroi se më e rëndësishmja sot është të bashkohet e gjithë PD-ja në luftën kundër Edi Ramës dhe të dalin në protesta, gjë që është në gjenezën e PD-së. “Turp t’i vijë që flet me atë gjuhë z.Basha, i cili sot është thjesht deputet i PD-së. T’i lëmë përrallat që…

Read More

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar me tensione. Sfida është ndërprerë që në minutat e para, sepse tifozët kanë hedhur flakadanë në fushë. Edhe pse spikeri i paralajmëroi që të mos ndodhnin këto gjëra, përsëri tifozët kanë vepruar ndryshe. Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari shkoi të fliste me tifozët, por pa rezultat.

Read More

Sinjalet për variantin “Omicron” të Covid në vendin tonë janë evidentuar që më 5 dhjetor. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, dha detaje për identifikimin e këtij varianti. Tomini theksoi se bëhej fjalë për persona që kishin pasur kontakte me kontaktin primar në Kroaci. Sipas saj, dy të infektuarit nuk janë hospitalizuar. “Të gjitha mostrat e dyshuara janë dërguar përkatësisht gjatë kësaj periudhe. Që nga data 5 dhjetor është marrë sinjal mbi disa raste të dyshuara, kontakte të rastit primar të identifikuar në Kroaci. Është kryer njëherë hetimi epidemiologjik nga specialistët e terrenit me informacionet që u konfirmuan…

Read More

Moderatorja sportive, Hygerta Sako, nuk di të ndalet. Së fundmi, ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet hot në pishinë. Në një intervistë pak kohë më parë për “Albeu Sport”, Sako rrëfeu se merret shumë me palestër për të mbajtur trupin në formë.  View this post on Instagram A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako) View this post on Instagram A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako)

Read More