Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, ka udhëtuar sot drejt Zvicrës. Në media u raportua se ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit të Gjenevës, ku ishte tranzit.
Por sipas tij, ky lajm nuk është i vërtetë, pasi gjithçka lidhet me një test Covidi.
“Për të gjithë miqtë e mi që janë shqetësuar nga shpifja e radhës e ‘Caro Karlos’, ju bëj me dije se as jam ndaluar, as jam kontrolluar, dhe as jam shoqëruar në asnje aeroport.
Përgjatë tranzitit më është dashur të bëj një test Covid-i, që në ndryshim nga rrenat e Karlos, rezultoi negativ”, shkruan Shkëlzen Berisha.
