Author: tirana

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, tha se pas 18 dhjetorit Kuvendi zgjodhi të ardhmen, duke u ndarë nga çdo e keqe e së shkuarës. Duke ia thënë hapur kryetarit Lulzim Basha se “nuk është për emërime”, ai kërkoi që të kthehet “gara dhe vota”. Sipas tij, “Foltorja” (e ish-kryetarit Sali Berisha) nuk arriti qëllimin për të delegjitimuar institucionet të PD-së. “Duhet të kthejmë garën dhe votën. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 dhjetor. U pa qartë që ‘foltorja’ nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD-së. Po…

Read More

Një situatë e çuditshme ndodhi këtë të enjte në studion e emisionit “Për’puthen”. Aldisi tregoi momentin që ndodhi pas kamerës në takimin me Fjorin. Kjo solli reagim dhe debat të ashpër në studio mes dy të rinjve. “Ndodhi diçka pas takimit. Ajo deshi të më puthte dhe të shkonim më andej, por unë nuk qëndrova”, tregoi Aldisi. “Të tha të shkonit në hotel?“, e pyeti njëri prej djemve në studio. “Pak a shumë ashtu”, u përgjigj Aldisi. “Unë të kërkova ty? Çfarë po thua? Ku të gjesh që të ta kërkoj, ça e kujton veten të rënë prej qielli? Të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 3,843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë, në këto bashki: 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi…

Read More

Vllaznia dhe Kukësi janë ndarë në paqe 1-1, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar në “Loro Boriçi”. Shkodranët shënuan të parët me Liridon Latifin, që në minutën e tetë, ndërkohë që Djurdjevic kishte dy mundësi të mira për të dyfishuar në pjesën e parë. Djemtë e Brdaric ishin të pafat edhe me Arsid Krujën, i cili u ndal nga shtylla pingule. Katër minuta më pas Puntus befasoi Vllazninë. Sulmuesi moldav lëvizi mirë në zonë dhe i dha një pikë skuadrës së Kukësit, që mban vendin e dytë me një pikë më shumë se Laçi, kurse kuqeblutë zbresin në…

Read More

Arjola ka reaguar për komentet që Antonela ka bërë për raportin e aktores me Meridianin. Arjola: Ti ndoshta ke diçka personale me mua. Shkove, kape Meridianin dhe ndërhyre, a thua se unë po bëja krim. Antonela: Pse nuk ma the përpara këtë koment, apo tani u kujtove? Arjola: E ul diskutimin shumë poshtë. Antonela: Kapem me gjërat që më japin bezdi. Arjola: Çfarë bezdie të jep fakti që unë nuk flas me Meridianin?!

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shkollën “At’ Zef Pllumi”, në qytetin e Lezhës, ku ka parë nga afër ndërtesën e ringritur pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Si një nga shkollat më të vjetra të Lezhës, “At’ Zef Pllumi” është kompletuar edhe me palestër e fusha sporti. Ka qenë vetë Rama që ka përuruar fushën e basketbollit. I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai tentoi të bënte kosh, por topi iku shumë larg. Ndërkohë kryeministri Rama, ish-basketbollist, ka qëlluar në shenjë që me goditjen e parë.

Read More

Ish-studentja e Dhjetorit, Arta Sakja është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Sakja do të zëvendësojë Edi Palokën në këtë post, i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë, pasi mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha. Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për Çështjet Zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për Emigracionin, ndërsa për Decentralizimin do të jetë Roland Bejko. Po ashtu, janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha, u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillit që të jenë në terren me demokratët nga nesër. “Nga nesër, secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët, duke filluar nga unë”, u shpreh ai. Mbledhja e sotme u njoftua dy ditë më parë përmes një letre drejtuar anëtarëve, nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchetti. Pretenca u dha nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim. Kujtojmë që 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, e cila është zvarritur në kohë. Shqipëria ka një borxh mbi 100 milionë euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit. Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij, nën akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshtoi akuzat dhe tha…

Read More

Ditën e sotme, në emisionin televiziv “Talk Love Story”, Dea u është përgjigjur pyetjeve anonime që kanë ardhur në adresë të saj, si nga kandidatët, ashtu edhe nga ndjekësit. Fronistja është shprehur hapur dhe pa dorashka për secilën nga pyetjet. Cilin nga djemtë do të veçoje për mirë deri tani? Dea: Algertin. Çfarë të bën më shumë krenare për veten deri tani? Dea: Fakti që ia kam dalë gjithmonë vetëm që shumë gjëra më është dashur t’i bëj vetëm. Falenderoj familjen, shoqërinë. Shumë beteja i kam pasur e vetme dhe kjo më bën shumë krenare për veten. Përpiqem që të…

Read More

Studentja nga Ilinois, Çikago, ndodhej në shtëpinë e gjyshes së saj kur u përpoq të ngjitej mbi sobë dhe derdhi gjalpë të nxehtë mbi gjithë fytyrën. Alyssa tregon se ai që e gjeti i pari ishte xhaxhai i saj adoleshent dhe “ajo nuk po qante, thjesht ankohej se duhej të fshinte fytyrën”. “Ndërsa i thosha këtë, lëkura ime shkëputej nga fytyra. Përfundova në koma për disa ditë. Koka ime ishte 10 herë më e madhe dhe nuk mund ta ngrija. Në fillim menduan se isha verbuar, sepse nuk shihja nga asnjëri sy dhe ishte shumë e vështirë për familjen time”,…

Read More

Pas publikimit të databazës me të dhënat personale dhe pagesat e qindra mijëra qytetarëve, Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e serverave të disa institucioneve, nga ku dyshohet se kanë dalë këto informacione. Nën sekuestro janë vendosur serverët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit, Drejtorisë së Tatimeve, dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Organi i akuzës ka ndërmarrë këtë masë me qëllim që të mos ndërhyet në këto serverë dhe as të bëhen ndryshime.

Read More